By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: NATO rishikon praninë në Kosovë, Ulutas: Nëse vazhdon stabiliteti, KFOR-i mund të zvogëlojë gradualisht numrin e trupave
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
NATO rishikon praninë në Kosovë, Ulutas: Nëse vazhdon stabiliteti, KFOR-i mund të zvogëlojë gradualisht numrin e trupave
TOP Momenti

NATO rishikon praninë në Kosovë, Ulutas: Nëse vazhdon stabiliteti, KFOR-i mund të zvogëlojë gradualisht numrin e trupave

Momenti
Published: August 2, 2026

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori turk, Özkan Ulutaş, ka thënë se situata e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe se, pas sulmeve ndaj ushtarëve të NATO-s në maj të vitit 2023 në veri dhe rastit të Banjskës, nuk ka pasur incidente me përmasa dhe intensitet të ngjashëm.

Në një intervistë me shkrim për KosovaPress, Ulutaş ka pranuar se megjithatë ekzistojnë disa çështje të pazgjidhura që mund të ndikojnë në siguri dhe se ato duhet të adresohen.

Your browser does not support the video tag.

“Mandati im i parë në krye të KFOR-it në vitin 2023 pasoi incidente serioze të sigurisë në veri të Kosovës, të cilat kishin ndodhur më herët gjatë atij viti, përfshirë sulmet e pajustifikuara dhe të papranueshme ndaj paqeruajtësve tanë në Zveçan. Si rezultat i këtyre zhvillimeve negative, KFOR-i u përforcua në masën më të madhe në më shumë se një dekadë, me dislokimin e afro një mijë trupave shtesë”, ka thënë Ulutaş.

Ai ka shtuar se që nga ajo periudhë nuk janë regjistruar incidente të ngjashme për nga përmasat apo intensiteti, por KFOR-i vazhdon të mbetet vigjilent përmes një pranie të dukshme dhe fleksibile në të gjithë territorin e Kosovës.

“Ne monitorojmë nga afër të gjitha zhvillimet relevante që mund të ndikojnë në sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin rajonal, ndërsa mbetemi plotësisht të përqendruar në zbatimin e misionit tonë, në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999”, ka deklaruar ai.

Sipas Ulutaş, me stabilizimin e situatës së sigurisë, NATO-ja do të optimizojë praninë e KFOR-it në Kosovë dhe gradualisht do të përshtatë nivelin aktual të forcave gjatë vitit të ardhshëm.

“Ky proces do të zhvillohet gradualisht dhe në përputhje me kushtet në terren, ndërsa mund të rikthehet në gjendjen e mëparshme nëse zhvillimet e sigurisë e bëjnë të nevojshme. Që nga viti 1999, prania e KFOR-it është përshtatur vazhdimisht në mënyrë që misioni të mbetet i aftë për të përmbushur detyrën dhe t’i përgjigjet zhvillimit të situatës së sigurisë”, ka thënë komandanti i KFOR-it.

Dezinformimi dhe retorika nxitëse, shqetësime për sigurinë

Komandanti i trupave të NATO-s në Kosovë ka identifikuar dy zhvillime që, sipas tij, paraqesin shqetësim për sigurinë: retorikën nxitëse dhe përhapjen e vazhdueshme të dezinformatave.

“Retorika nxitëse dhe përdorimi i vazhdueshëm i dezinformatave janë ndër shqetësimet tona, duke pasur parasysh ndikimin që ato mund të kenë në mjedisin e sigurisë. Për këtë arsye, KFOR-i mbetet vigjilent dhe i pozicionuar mirë në të gjithë Kosovën”, ka deklaruar Ulutaş.

Ai ka theksuar se rruga drejt një sigurie të qëndrueshme është politike dhe jo ushtarake.

“KFOR-i do të vazhdojë të luajë rolin e tij në kuadër të përpjekjeve më të gjera të NATO-s për të mbështetur avancimin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Pikërisht ky dialog është korniza për adresimin e të gjitha çështjeve të mbetura pezull dhe për arritjen e zgjidhjeve që respektojnë plotësisht të drejtat e të gjitha komuniteteve”, ka thënë ai.

Situata në veri dhe komunikimi me Serbinë

Ulutaş e ka vlerësuar të qetë edhe situatën e sigurisë në veri të Kosovës, duke theksuar se KFOR-i mban kontakte edhe me autoritetet serbe.

“Mjedisi i sigurisë në veri të Kosovës është aktualisht i qetë. KFOR-i mban një prani të rregullt, të dukshme dhe fleksibile përmes patrullimeve, pikave të vrojtimit dhe angazhimit me të gjitha komunitetet lokale”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, koordinimi me Policinë e Kosovës, EULEX-in dhe Forcat e Armatosura të Serbisë ndihmon në krijimin e një pasqyre të plotë të situatës dhe në reagimin ndaj çdo zhvillimi të rëndësishëm të sigurisë.

Gjenerali turk, i cili që nga tetori i vitit të kaluar komandon për herë të dytë KFOR-in (mandati i parë ishte nga tetori 2023 deri në tetor 2024), është pyetur edhe për vizitat e tij në Beograd dhe takimet me udhëheqjen ushtarake serbe.

“KFOR-i mban komunikim të rregullt dhe transparent me Forcat e Armatosura të Serbisë në të gjitha nivelet. Së fundmi isha në Beograd, ku u takova me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Milan Mojsilović. Ky ishte takimi im i pestë me të”, ka thënë Ulutaş.

Ai ka vlerësuar bashkëpunimin me ushtrinë serbe, duke thënë se ai ka kontribuar në forcimin e transparencës, besimit të ndërsjellë dhe stabilitetit rajonal.

KFOR-i: Paanshmëria është themeli i misionit tonë

Duke iu përgjigjur kritikave në Kosovë se KFOR-i ndonjëherë tregon më shumë mirëkuptim ndaj shqetësimeve të Beogradit sesa atyre të Prishtinës, Ulutaş ka thënë se paanshmëria është themeli i veprimtarisë së misionit.

“Mandati ynë është plotësisht i qartë: të kontribuojmë për një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë. Ne i përmbahemi këtij mandati në të gjitha aktivitetet tona të përditshme”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, siguria e qëndrueshme mund të arrihet vetëm nëse të gjitha komunitetet ndihen se përfitojnë prej saj.

“Ne vazhdojmë ta përmbushim plotësisht dhe në mënyrë të paanshme misionin tonë të mandatuar nga OKB-ja. Pikërisht paanshmëria ka qenë gjithmonë themeli i veprimtarisë së KFOR-it dhe do të vazhdojë të udhëheqë aktivitetet e përditshme të misionit tonë paqeruajtës”, ka thënë komandanti i KFOR-it.

Ai ka shtuar se në kuadër të kontakteve të rregullta ka zhvilluar takime edhe me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, përfshirë kryeministrin në detyrë Albin Kurti, me të cilin ka diskutuar për çështje të ndryshme dhe kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it në stabilitetin rajonal.

You Might Also Like

Komandanti i KFOR-it: Retorika nxitëse dhe dezinformatat mbeten shqetësim për sigurinë në Kosovë
Serbia nderon Brigadën e 37-të, derisa arkiva e saj mbetet kërkesë për zbardhjen e krimeve të luftës në Kosovë
Sezoni i boronicave nxit pakënaqësi në malësinë e Tetovës, Parku Kombëtar “Mali Sharr” vendos rregulla të reja për mbledhjen e tyre
Komandanti i KFOR-it: Jemi të përgatitur për çdo skenar, përfshirë një situatë të ngjashme me Banjskën
Komenti i komandantit të KFOR-it për xhandarmërinë e Kurtit: Të shmanget dyfishimi i përpjekjeve

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Nxirret trupi i pajetë i minatorit të bllokuar në minierën e Bulqizës
TOP Momenti

Nxirret trupi i pajetë i minatorit të bllokuar në minierën e Bulqizës

August 2, 2026
​Rama –LVV-së: Para pesë vjetëve s’latë mjet pa përdorur për bllokim të Sunny Hill, sot krenoheni
TOP Momenti

​Rama –LVV-së: Para pesë vjetëve s’latë mjet pa përdorur për bllokim të Sunny Hill, sot krenoheni

August 2, 2026
IKShPK apelon për kujdes nga temperaturat e larta: Mos i lini fëmijët vetëm në veturë, kontrolloni të moshuarit
TOP Momenti

IKShPK apelon për kujdes nga temperaturat e larta: Mos i lini fëmijët vetëm në veturë, kontrolloni të moshuarit

August 2, 2026
Rrahu një 15 vjeçar pas një konflikti, privohet nga liria 21 vjeçari nga fshati Idrizovë
TOP Momenti

Rrahu një 15 vjeçar pas një konflikti, privohet nga liria 21 vjeçari nga fshati Idrizovë

August 2, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?