By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: U lirua një ditë më parë, reagon Ilir Beqaj: Kam qëndruar padrejtësisht në paraburgim
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
U lirua një ditë më parë, reagon Ilir Beqaj: Kam qëndruar padrejtësisht në paraburgim
TOP Momenti

U lirua një ditë më parë, reagon Ilir Beqaj: Kam qëndruar padrejtësisht në paraburgim

Momenti
Published: August 1, 2026

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka reaguar pas lirimit nga paraburgimi, ndërsa ndaj tij do të vijojë të zbatohet masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Përmes një deklarate publike, të shpërndarë nga avokati i tij, Ermal Yzeiraj, Beqaj ka kundërshtuar akuzat e ngritura ndaj tij, duke theksuar se vendimi i gjykatës konfirmoi se qëndrimi i tij në paraburgim nuk mbështetej më në kushtet e parashikuara nga Kodi i Procedurës Penale.

Your browser does not support the video tag.

Postimi i avokatit të Beqajt

Fundi i një paraburgimi të pajustifikuar!

Dje pati shumë lajme se gjykata më kishte liruar nga burgu.

Në të vërtetë, deri më sot, nuk kam qenë asnjë ditë i burgosur. I burgosur është një person i dënuar me një vendim gjykate të formës së prerë.

Unë kam qenë për 25 muaj në paraburgim, në kuadër të një hetimi të SPAK-ut. Prej 16 muajsh jam edhe i pandehur nga SPAK-u, por, deri më sot, nuk kam marrë asnjë dënim, qoftë edhe në shkallën e parë.

Gjykata vendosi dje se qëndrimi im në paraburgim nuk mbështetej më në dispozitat e procedurës penale. Afatet ligjore të paraburgimit kishin përfunduar, çka e bënte të pavlefshëm vendimin për paraburgim të datës 03.07.2024. Ky fakt u pranua edhe nga përfaqësuesi i organit të akuzës.

Vendimi i djeshëm u parapri nga një vendim i gjyqtarit të seancës paraprake, i dhënë pak ditë më parë. Në atë vendim u arsyetua se argumentet dhe provat e paraqitura nga organi i akuzës ishin të pamjaftueshme për të vijuar gjykimin.

Në fakt, kam qëndruar padrejtësisht në paraburgim gjatë 15 muajve të fundit. Akuzohem si funksionar i lartë, në kundërshtim me Kushtetutën, me Kodin e Procedurës Penale, me tri vendime gjyqësore të dhëna drejtpërdrejt për rastin tim, si dhe me jurisprudencën e GJKKO-së.

Kam shërbyer për tre vjet e gjysmë si ministër i Shëndetësisë dhe për dy vjet si drejtor i Përgjithshëm i SASPAC-ut.

Aktualisht kam njëkohësisht tri procedime penale në SPAK, me hetime që, të marra së bashku, zgjasin prej 16 vjetësh: 6,5 + 6,5 + 3. Megjithatë, ende nuk kam asnjë dënim, as në shkallën e parë. Gjatë gjithë këtyre hetimeve nuk është gjetur as edhe një qindarkë apo një cent që të tregojë se pasuria ime është shtuar në mënyrë të paligjshme, si pasojë e veprimeve ose mosveprimeve të lidhura me detyrat e mia shtetërore.

Sot jam i lumtur që ndodhem pranë familjes sime. Jam gjithashtu i kënaqur që, duke filluar nga shtatori, do të marr pjesë në proceset penale jo më nga kafazi i sigurisë dhe do të kem akses në versionin elektronik të fashikujve hetimorë. Këto të drejta, të garantuara nga Konventa Evropiane, Kushtetuta dhe legjislacioni procedural penal, më janë mohuar në mënyrë të paligjshme nga gjykatat, organi i akuzës dhe administrata e burgjeve.

Ftoj këdo që ka mundësi ta vazhdojë betejën për këto kauza, sepse ato i shërbejnë procesit të rregullt ligjor dhe barazisë së armëve.

Mora vesh se dje më kishte dërguar selam edhe doktor Berisha.

Nuk do t’i përgjigjem këtu, sepse në vjeshtë do t’i jap mundësinë të thotë edhe më shumë, kur të vijë si dëshmitar në procesin për koncesionin e instrumenteve kirurgjikale.

Pushime të mbara!. /euronews.al/

You Might Also Like

Përmbyllet procesi i gërmimeve në Zubin Potok, konfirmohen mbetje mortore të 23 personave
Paga mesatare neto në muajin qershor ishte 48.381 denarë
Udhëzim i ri në Britani për emigrantët shqiptarë
Vandalizohen pajisjet e shënjimit dimëror në Kodrën e Diellit, reagon Ambasada e Austrisë
Prania e KFOR-it te Ura e Ibrit, Maqedonci: Serbia po përpiqet të krijojë artificialisht krizë

LEXO GJITHASHTU

“Liria ka Emër” i fton Kurtin, Hamzën, Abdixhikun e Gjinin në marsh: Jo për fushatë, për Kosovën
“Liria ka Emër” i fton Kurtin, Hamzën, Abdixhikun e Gjinin në marsh: Jo për fushatë, për Kosovën
Lajme
Më 12 shtator marsh për ish-krerët e UÇK’së – nga nesër në të gjitha komunat numërohen ditët deri në verdiktin e Hagës
Më 12 shtator marsh për ish-krerët e UÇK’së – nga nesër në të gjitha komunat numërohen ditët deri në verdiktin e Hagës
Lajme
Mbyllen gërmimet në Kalludër dhe Jabukë pas gjetjes së mbetjeve të 23 personave, Gara: Për ADN duhet më shume kohë
Mbyllen gërmimet në Kalludër dhe Jabukë pas gjetjes së mbetjeve të 23 personave, Gara: Për ADN duhet më shume kohë
Lajme
Zyra e BE e shqetësuar që Kuvendi po “mbetet i pakonstituuar edhe pas skadimit të afatit kushtetues më 7 gusht”
Zyra e BE e shqetësuar që Kuvendi po “mbetet i pakonstituuar edhe pas skadimit të afatit kushtetues më 7 gusht”
Lajme
Dy vatra zjarri në Rrëshen, evakuohen katër familje
Dy vatra zjarri në Rrëshen, evakuohen katër familje
Lajme

You Might Also Like

Shpërndahen 1,400 pako ushqimore për familjet në nevojë në Kosovë
TOP Momenti

Shpërndahen 1,400 pako ushqimore për familjet në nevojë në Kosovë

August 21, 2026
Qeveria paralajmëron masa për uljen e kostove për pajisjet shkollore
TOP Momenti

Qeveria paralajmëron masa për uljen e kostove për pajisjet shkollore

August 21, 2026
Ksamili dhe Dhërmiu dominohen nga plazhet private
TOP Momenti

Ksamili dhe Dhërmiu dominohen nga plazhet private

August 21, 2026
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, VLEN i përgjigjet BDI-së: Shqiptarët i larguan nga të gjitha komunat shqiptare
TOP Momenti

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, VLEN i përgjigjet BDI-së: Shqiptarët i larguan nga të gjitha komunat shqiptare

August 21, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?