By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Mbi 200 mësues të mërgatës mbyllin seminarin për gjuhën shqipe në Kosovë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Mbi 200 mësues të mërgatës mbyllin seminarin për gjuhën shqipe në Kosovë
TOP Momenti

Mbi 200 mësues të mërgatës mbyllin seminarin për gjuhën shqipe në Kosovë

Momenti
Published: August 1, 2026









Ka përmbyllur zyrtarisht punimet Seminari i 19-të Mbarëkombëtar i Mësuesve të Diasporës, pas tri ditësh diskutimesh intensive në Prishtinë. Ngjarja, e organizuar në bashkëpunim mes ministrive të Arsimit të Kosovës dhe Shqipërisë, bëri bashkë mbi 200 mësimdhënës të gjuhës shqipe nga mbarë bota. Fokusi i këtij edicioni ishte gjetja e metodologjive të reja dhe platformave digjitale për t`i motivuar fëmijët në mërgatë që të mësojnë gjuhën amtare dhe të ruajnë identitetin kombëtar.

Your browser does not support the video tag.


“Motivimi i nxënësve në diasporë për mësimin e gjuhës shqipe dhe ruajtjen e identitetit kombëtar” ka qenë tema e Seminarit të 19-të Mbarëkombëtar me mësuesit e gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporë dhe mërgatë. Pjesë e këtij seminari ishin mësimdhënës nga Kosova dhe Shqipëria, të cilët ushtrojnë profesionin e tyre në diasporë.


“Shërben shumë, sepse kemi nevojë për trajnim. Kemi nevojë që të mësojmë dhe, pse jo, të marrim përvoja të ndryshme për të zhvilluar mësimin e gjuhës shqipe në diasporë. Pa dyshim se vlerat janë të paimagjinueshme”, tha Albana Hasku, mësuese në Itali.


“Për mua është hera e parë që po marr pjesë dhe, vërtet, për ne janë shumë të vlefshme dhe të domosdoshme që të marrim pjesë çdo vit. Për ne janë shumë të vlefshme dhe shërbejnë, sepse shkëmbejmë dhe marrim përvoja të ndryshme nga shtete të ndryshme të botës. Domosdoshmërisht, çdo mësuese apo mësues që punon me mësimin plotësues në diasporë duhet të jetë i pranishëm”, tha Arbëri Vranovci, mësues në Zvicër.


Shkëmbimi i përvojave, ruajtja e gjuhës dhe e traditave shqiptare është qëllimi kryesor i seminarit, i cili do të vazhdojë të organizohet nga dikasteret e arsimit të Kosovës dhe Shqipërisë.


“Qëllimi kryesor i seminarit është shkëmbimi i përvojave nga pjesëmarrësit që janë këtu. Institucionet tona zakonisht ftojnë edhe ekspertë të fushave të caktuara, varësisht nga tema bosht e seminarit. Natyrisht, ka prezantime nga këta ekspertë, por ka edhe punëtori ku prezantohen përvojat e vetë mësimdhënësve, të cilët vijnë nga vende të ndryshme të Evropës, por edhe më tej”, tha Arbër Salihu, zyrtar i Ministrisë së Arsimit të Kosovës./rtk


source

You Might Also Like

ASH: Në listën e Akademisë Ushtarake në Shkup për pranimin e kadetëve të rinj ka 46 kandidatë por vetëm një është shqiptar
Hoti: Inspektorati i Minierave është përgjegjës për aksidentet në sektorin minerar
Flakët dalin jashtë kontrollit në Pukë, shkrumbohen 3 banesa – nis evakuimi i banorëve
Raporti: Rritja e turizmit në Shqipëri shton rrezikun e shfrytëzimit seksual të fëmijëve
Filipçe: Mickoski dhe OBRM-PDUKM-ja të kërkojnë falje për lajmet e rreme për rastin e spitalit modular

LEXO GJITHASHTU

“Albin Kurti e kishte obligim të kujdesej për çlirimtarët”, Çadraku i quan poshtërsi veprimet e kryeministrit në detyrë
“Albin Kurti e kishte obligim të kujdesej për çlirimtarët”, Çadraku i quan poshtërsi veprimet e kryeministrit në detyrë
Lajme
“Thaçi mundet me u liru nga rasti i parë, me vazhdu rasti u dytë për të”, Hodaj tregon sa mund të zgjasë kjo
“Thaçi mundet me u liru nga rasti i parë, me vazhdu rasti u dytë për të”, Hodaj tregon sa mund të zgjasë kjo
Lajme
Tahiri thotë se partitë e kanë mundësinë e mirë që pas 16 shtatorit ta japin mbështetjen për Hashim Thaçin President
Tahiri thotë se partitë e kanë mundësinë e mirë që pas 16 shtatorit ta japin mbështetjen për Hashim Thaçin President
Lajme
Ibrahimi: Protestojmë më një shtator për shkak se nuk po gjejmë dialog me qeverinë
Ibrahimi: Protestojmë më një shtator për shkak se nuk po gjejmë dialog me qeverinë
Lajme
Vdekjet në KEK, Hoti: Tragjeditë kërkojnë përgjegjësi, jo përfitim politik – për keqardhje akuzat që po vijnë nga deputetët e Kuvendit
Vdekjet në KEK, Hoti: Tragjeditë kërkojnë përgjegjësi, jo përfitim politik – për keqardhje akuzat që po vijnë nga deputetët e Kuvendit
Lajme

You Might Also Like

Hiqen dilemat: Viti i ri shkollor në Kosovë nis më 1 shtator
TOP Momenti

Hiqen dilemat: Viti i ri shkollor në Kosovë nis më 1 shtator

August 21, 2026
QMK: Zjarri në Nikushtak ende jashtë kontrollit, pritet ndërhyrje nga ajri
TOP Momenti

QMK: Zjarri në Nikushtak ende jashtë kontrollit, pritet ndërhyrje nga ajri

August 21, 2026
AKK paralajmëron për shkurtim të Grantit për Arsim për vitin 2027, Ibrahimi: 8.8 milionë euro më i ulët se në vitin 2026
TOP Momenti

AKK paralajmëron për shkurtim të Grantit për Arsim për vitin 2027, Ibrahimi: 8.8 milionë euro më i ulët se në vitin 2026

August 21, 2026
Fuçia e barutit në kokën tonë: Si e formojnë stereotipet e vjetra vështrimin tonë ndaj Ballkanit – dhe pse kjo tregon më shumë për ne sesa për vetë rajonin
TOP Momenti

Fuçia e barutit në kokën tonë: Si e formojnë stereotipet e vjetra vështrimin tonë ndaj Ballkanit – dhe pse kjo tregon më shumë për ne sesa për vetë rajonin

August 21, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?