By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Policia ndërmerr masa të sigurisë për “Sunny Hill Festival”, paralajmëron për bllokime të disa rrugëve drejt Bërnicës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Policia ndërmerr masa të sigurisë për “Sunny Hill Festival”, paralajmëron për bllokime të disa rrugëve drejt Bërnicës
Lajme

Policia ndërmerr masa të sigurisë për “Sunny Hill Festival”, paralajmëron për bllokime të disa rrugëve drejt Bërnicës

Momenti
Published: July 31, 2026

Policia e Kosovës tha se ka ndërmarrë masat e nevojshme të sigurisë për mbarëvajtjen e festivalit “Sunny Hill”.

Ky institucion tha se ka shtuar një numër të konsiderueshëm të zyrtarëve policorë në zonën ku do të mbahet festivali në Bërnicë të Prishtinës.

Your browser does not support the video tag.

Po ashtu, policia paralajmëroi se do të ketë edhe bllokime të rrugëve në këtë zonë.

“Duke pasur parasysh, fluksin e madh të automjeteve dhe personave që pritet të frekuentojnë festivalin, do të ketë bllokime të plota apo të pjesshme të rrugëve që qojnë për në zonën ku mbahet festivali si dhe ri-drejtim të trafikut rrugor, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim nga pjesëmarrësit në trafik”.

Policia tha se  masat dhe angazhimet e parapara janë në funksion të sigurisë publike dhe mirëqenies së qytetarëve dhe u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkëpunojnë me Policinë dhe të respektojnë udhëzimet, në mënyrë që festivali të zhvillohet në një atmosferë të qetë dhe të sigurt.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës, sikurse viteve të kaluara edhe këtë vit, ka hartuar urdhrin operativ “Festivali Sunny Hill-2026”, përmes të cilit janë paraparë të gjithë masat e nevojshme në aspektin e sigurisë, për mbarëvajtjen e festivalit  i cili do të mbahet nga data 31.07.2026 deri më 02.08.2025, në fshatin Bërnicë të komunës së Prishtinës.

Referuar praktikave, numrit të pjesëmarrësve dhe rrethanave që e karakterizojnë festivalin, policia ka paraparë një numër të konsiderueshëm të zyrtarëve policorë, duke i angazhuar me detyra specifike në zonën ku do të mbahet festivali, shtuar këtu edhe zyrtarët e tjerë të angazhuar me detyra të përgjithshme në gjithë rajonin e përgjegjësisë.

Policia e Kosovës, bazuar në autorizimet dhe kompetencat policore, angazhimet e saja policore do t’i shtrijë në disa nivele, përfshirë:

– Parapërgatitjen dhe ndërmarrjen e masave të nevojshme planifikuese, koordinuese, preventive dhe operative policore në terren, në mënyrë që festivali të zhvillohet në suaza normale të rendit dhe qetësisë publike;

– Shtimin e masave preventive dhe operative-policore për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike para, gjatë dhe pas festivalit;

– Sigurimin dhe menaxhimin e hapësirës në aspektin e sigurisë ku do të zhvillohet festivali;

– Rregullimin dhe kontrollin e trafikut rrugor përreth zonës së festivalit, përfshirë ndalesa të përkohshme, bllokime ose riorientime të rrugëve, varësisht nga nevoja;

– Monitorimin e rendit publik për të parandaluar çdo sjellje asociale, të paligjshme apo të dëmshme për sigurinë kolektive;

– Identifikimin dhe ndërmarrjen e masave adekuate ligjore me Prokurorinë e Shtetit ndaj të gjithë personave të cilët bien ndesh me ligjin;

– Praninë e shtuar të patrullave në zonat përreth, për të rritur ndjesinë e sigurisë për qytetarët dhe vizitorët;

– Ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore operative dhe hetimore, sipas ligjit dhe në varësi të situatës apo kërkesave që mund të paraqiten gjatë operacionit;

Duke pasur parasysh, fluksin e madh të automjeteve dhe personave që pritet të frekuentojnë festivalin, do të ketë bllokime të plota apo të pjesshme të rrugëve që qojnë për në zonën ku mbahet festivali si dhe ri-drejtim të trafikut rrugor, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim nga pjesëmarrësit në trafik.

Për qytetarët të cilët planifikojnë pjesëmarrjen në festival, nga organizatoret është paraparë dhe rregulluar udhëtimi me mjete transportuese nga kryeqyteti drejt festivalit dhe anasjelltas, andaj luten qytetarët që të shfrytëzojnë udhëtimin në këtë formë, pasi qasja në zonën e festivalit do të jetë më e lehtë dhe do të lejohen për qarkullim vetëm mjetet e autorizuara dhe personat me leje parkimi.

Varësisht nga rrjedha e situatës në terren mund të paraqiten rrethana që kërkojnë veprime të tjera policore në funksion të ri drejtimit të trafikut apo orientimit të pjesëmarrësve, porse në të gjitha rastet qytetarët do të instruktohen nga policët në pikat e caktuara.

Masat dhe angazhimet e parapara janë në funksion të sigurisë publike dhe mirëqenies së qytetarëve, andaj ftojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë dhe të respektojnë udhëzimet, në mënyrë që festivali të zhvillohet në një atmosferë të qetë dhe të sigurt.

The post Policia ndërmerr masa të sigurisë për “Sunny Hill Festival”, paralajmëron për bllokime të disa rrugëve drejt Bërnicës appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

“Mbështetja jonë nuk do të lëkundet” – Burnham viziton Kievin në 35-vjetorin e pavarësisë së Ukrainës
Edhe sot kufizohet qarkullimi i automjeteve mbi 20 tonë
Pak kolona në dy pika kufitare, këto janë pritjet
Vdekjet në vendin e punës, sindikalistët e KEK-ut sot mbajnë mbledhje urgjente
Tragjedia në Malishevë: Çifti bashkëshortor u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit, gruaja shtatzënë humb jetën

LEXO GJITHASHTU

Kosova para dhe pas 16 shtatorit
Kosova para dhe pas 16 shtatorit
TOP Momenti
Një grua humb jetën nga të shtënat në Malishevë, policia: Çifti u gjet i plagosur në dhomën e gjumit
Një grua humb jetën nga të shtënat në Malishevë, policia: Çifti u gjet i plagosur në dhomën e gjumit
TOP Momenti
Joe dhe Shirley DioGuardi sot marrin shtetësinë e Kosovës
Joe dhe Shirley DioGuardi sot marrin shtetësinë e Kosovës
Lajme
Ky vend dëshiron të anëtarësohet në BE për shkak të Trump: Nëse ai merr Groenlandën, ne jemi të radhës
Ky vend dëshiron të anëtarësohet në BE për shkak të Trump: Nëse ai merr Groenlandën, ne jemi të radhës
Lajme
Raportohet për të shtëna me armë në Malishevë, dyshohet për viktima
Raportohet për të shtëna me armë në Malishevë, dyshohet për viktima
Lajme

You Might Also Like

Irani kundërpërgjigjet ndaj Trumpit: Kalifornia shpallet “territor i ri” i Iranit
Lajme

Irani kundërpërgjigjet ndaj Trumpit: Kalifornia shpallet “territor i ri” i Iranit

August 24, 2026
Edhe kjo javë e nxehtë në Kosovë, temperaturat deri në 36 gradë
Lajme

Edhe kjo javë e nxehtë në Kosovë, temperaturat deri në 36 gradë

August 24, 2026
Ukrainasit sulmojnë përsëri Rusinë, godasin të njëjtin objektiv për natën e tretë
Lajme

Ukrainasit sulmojnë përsëri Rusinë, godasin të njëjtin objektiv për natën e tretë

August 24, 2026
Sot shapllet vendimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Lajme

Sot shapllet vendimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

August 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?