By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: U zhduk dy vite më parë në Shqipëri, media belge: Gjenden eshtrat e alpinistit Jonis
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
U zhduk dy vite më parë në Shqipëri, media belge: Gjenden eshtrat e alpinistit Jonis
Lajme

U zhduk dy vite më parë në Shqipëri, media belge: Gjenden eshtrat e alpinistit Jonis

Momenti
Published: July 30, 2026

Pas gati dy vitesh, duket se po i vjen fundi kërkimeve për Mark Joris, 72-vjeçarin nga Belgjika, i cili u zhduk pa gjurmë në shtator të vitit 2024 gjatë një ecjeje malore në Shqipëri.

Kështu po raportojnë mediat belge, të cilat pretendojnë se janë gjetur sendet e tij personale dhe mbetjet mortore në një shpat mali në kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, raporton Klankosova.tv.

Your browser does not support the video tag.

Ishte e diel, 8 shtator 2024, kur 72-vjeçari belg Mark Joris u nis për në Shqipëri. Ai kishte planifikuar të kalonte disa ditë i vetëm duke ecur dhe kampuar në natyrë.

“Babai im është 72 vjeç, por ende merr pjesë në garën 10 miljesh”, kishte thënë vajza e tij, Tine, dy vjet më parë. “Ai i bën këto udhëtime dhe ecje malore prej rreth 25 vitesh, pothuajse çdo vit”.

Siç raporton media belge “DeMorgen”, në udhëtimet e mëparshme nuk kishte pasur asnjë problem. Por këtë herë ndodhi ndryshe. Policia Federale belge publikoi më 19 shtator 2024 një njoftim për person të zhdukur, ku thuhej se çdo gjurmë e Markut ishte humbur që nga 11 shtatori.

Ai po përshkonte “High Scardus Trail”, një shteg malor që kalon nga Kosova në Shqipëri dhe më pas në Maqedoninë e Veriut. Më 9 shtator 2024 ai mbërriti në bujtinën malore “Alp Stanet e Hinoskes” në Peshkopi të Shqipërisë, ku qëndroi deri në mëngjesin e 11 shtatorit. Më pas, dyshohet se vazhdoi rrugën drejt fshatrave Bitushë dhe Modriç në Maqedoninë e Veriut.

Sipas vajzës së tij, Marku zakonisht nuk qëndronte në shtëpitë e banorëve gjatë udhëtimeve të tilla.

“Ai është alpinist me përvojë dhe gjithmonë këmbëngulte të flinte në tendën e tij në natyrë, sepse pëlqente të ishte i izoluar. Por këtë herë, një familje e gjeti të lagur plotësisht nga shiu, i ofroi strehim dhe ai arriti ta telefononte nënën time duke përdorur hotspot-in e vajzës së familjes. Më parë ishte ankuar se paketa e internetit celular që kishte blerë në Belgjikë nuk funksiononte mirë dhe lidhja ishte e dobët”, kishte treguar ajo.

Pas largimit nga familja pritëse, Marku vazhdoi ecjen, por që nga ai moment familja nuk pati më asnjë kontakt me të.

“Ai humbi fluturimin nga Tirana dhe nuk na telefonoi më. Atëherë u shqetësuam dhe njoftuam policinë”, tha vajza e tij.

Pas zhdukjes u organizua një operacion i gjerë kërkimi, por për shkak të terrenit shumë të madh nuk u arrit asnjë rezultat. Familja nisi edhe një fushatë për mbledhjen e fondeve, pasi vetëm përdorimi i helikopterit gjatë kërkimeve kushtonte rreth 3.000 euro në orë.

Të mërkurën (29 korrik, 2026), vajza e tij njoftoi përmes rrjeteve sociale se babai ishte gjetur.

“Policia kufitare e Maqedonisë së Veriut ishte të shtunën në kërkim të diçkaje tjetër. Ata gjetën çantën e shpinës ende të mbyllur, me tendën dhe thesin e gjumit, një këpucë mali, një kapelë, dy telefona celularë dhe mbetje mortore. Analiza e ADN-së do të marrë ende kohë, por Njësia për Personat e Zhdukur, përmes numrit IMEI, ka konfirmuar se bëhet fjalë për babanë tim”, shkroi ajo.

Sipas Tine, sendet u gjetën të shpërndara në një shpat mali mes zonës “Guri i Zi” dhe liqenit Podgoreçko.

“Kjo na bën të besojmë se më 15 shtator 2024, gjatë etapës së fundit të udhëtimit të tij, ai ka rrëshqitur dhe ka humbur jetën. Më vonë kuptuam se gjatë kërkimeve tona kishim qenë shumë afër vendit ku ndodhej”.

Ajo shtoi se familja ndoshta nuk do t’i marrë kurrë përgjigjet për të gjitha pyetjet.

“Por kjo është në rregull. Kërkimet tani kanë përfunduar. I dashur baba, prehu në paqe”, u shpreh Tine, e bija e Mark Joris.

Mark Joris jetonte në Mortsel të Belgjikës dhe ishte në pension. Ai njihej si një adhurues i pasionuar i alpinizmit dhe ecjeve malore. Për shumë vite kishte qenë trombonist në Brussels Philharmonic, ndërsa kishte drejtuar edhe orkestrën harmonike të Edegem dhe kishte qenë pjesë e fanfarës ‘t Akkoord në Borgerhout.

Autoritetet pritet të konfirmojnë zyrtarisht identitetin e mbetjeve pas përfundimit të analizave të ADN-së.

The post U zhduk dy vite më parë në Shqipëri, media belge: Gjenden eshtrat e alpinistit Jonis appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Vuçiq në Preshevë, Sinani: Presidenti i Republikës ta dijë se nuk pranojmë të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë
U kapën me 80 kg drogë në vlerë 1 milion euro – tre kosovarët e arrestuar në Durrës janë nga Gjakova
Ngrihet aktakuzë ndaj pilotit kroat dhe partneres së tij serbe që spiunuan për situatën në veri dhe KFOR-in
OVL-UÇK mbështet propozimin e Haradinajt: Hashim Thaçi president pas kthimit në Kosovë
Zelensky paralajmëron hakmarrje pas sulmit rus në qendrën tregtare

LEXO GJITHASHTU

Gjykata rrëzon vendimin e Trumpit për pezullim të vizave të emigracionit, ndër 75 shtete edhe Kosova dhe Shqipëria
Gjykata rrëzon vendimin e Trumpit për pezullim të vizave të emigracionit, ndër 75 shtete edhe Kosova dhe Shqipëria
TOP Momenti
Gjykata rrëzon vendimin e Trumpit për pezullim të vizave të emigracionit, ndër 75 shtete edhe Kosova dhe Shqipëria
Gjykata rrëzon vendimin e Trumpit për pezullim të vizave të emigracionit, ndër 75 shtete edhe Kosova dhe Shqipëria
TOP Momenti
Tasholli: Në shtatë zonat ku ka qenë UÇK-ja, do të jenë vizitat e lirisë
Tasholli: Në shtatë zonat ku ka qenë UÇK-ja, do të jenë vizitat e lirisë
TOP Momenti
Dita e 84-t e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Dita e 84-t e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
TOP Momenti
Mourinho e nis me fitore aventurën e re te Real Madrid
Mourinho e nis me fitore aventurën e re te Real Madrid
TOP Momenti

You Might Also Like

ASK publikon statistikat e lindjeve, vdekjeve e kurorëzimeve për muajin qershor, detaje
Lajme

ASK publikon statistikat e lindjeve, vdekjeve e kurorëzimeve për muajin qershor, detaje

August 22, 2026
Artriti reumatoid nuk prek vetëm nyjat: Shenjat në mushkëri që nuk duhen shpërfillur
Lajme

Artriti reumatoid nuk prek vetëm nyjat: Shenjat në mushkëri që nuk duhen shpërfillur

August 22, 2026
Vapa ekstreme sjell kufizime në autoudhë, ndalohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë
Lajme

Vapa ekstreme sjell kufizime në autoudhë, ndalohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë

August 22, 2026
I nxehti përvëlues, IHMK thirrje qytetarëve: Kujdes nga ekspozimi i zgjatur në diell
Lajme

I nxehti përvëlues, IHMK thirrje qytetarëve: Kujdes nga ekspozimi i zgjatur në diell

August 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?