By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Anthony Fauci refuzoi të dëshmonte në Senat rreth origjinës së Covid-19, senatori Rand Paul paralajmëron “pasoja”
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Anthony Fauci refuzoi të dëshmonte në Senat rreth origjinës së Covid-19, senatori Rand Paul paralajmëron “pasoja”
Lajme

Anthony Fauci refuzoi të dëshmonte në Senat rreth origjinës së Covid-19, senatori Rand Paul paralajmëron “pasoja”

Momenti
Published: July 29, 2026

Senatori republikan Rand Paul, paralajmëroi të mërkurën se do të ketë “pasoja” ndaj ekspertit të sëmundjeve infektive Anthony Fauci, pasi ky i fundit refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve gjatë një seance dëgjimore në Senat për pandeminë e Covid-19, duke u mbështetur te Amendamenti i Pestë i Kushtetutës amerikane, që mbron nga “vetëinkriminimi.”

Paul, një nga kritikët më të ashpër të Faucit, është kryetar i Komisionit për Sigurinë e Brendshme dhe Çështjet Qeveritare në Senat, përpara të cilit u paraqit ish-drejtori i Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive.

Your browser does not support the video tag.

Senatori kishte thirrur Faucin me urdhër zyrtar për të dëshmuar dhe prej vitesh ka kërkuar që ai të përballet me akuza penale.

Në përfundim të seancës të mërkurën, Paul bëri të ditur se komisioni kishte planifikuar për javën e ardhshme një votim për ta shpallur Faucin në “përbuzje të Kongresit”.

Përpara seancës, senatori publikoi më shumë se 1000 faqe nga ditari personal i Faucit, që përmbante shënime nga periudha 2019-2022. Dokumentet origjinale u publikuan në rrjetet sociale të shtunën, por u hoqën të hënën dhe u ripublikuan të martën me pjesë të redaktuara.

Në deklaratën e tij hapëse, Fauci tha se për shkak të thirrjeve të përsëritura të Rand Paul për ndjekjen e tij penale, si dhe publikimit të ditarit të tij personal, ai arrinte në përfundimin se qëllimi i seancës ishte që ai të thoshte diçka që mund të përdorej për të justifikuar deklaratat e senatorit se ai duhet të përfundonte “pas hekurave”.

Fauci e cilësoi “obsesionin” e Paul ndaj tij si “jashtë kontrollit” dhe tha se, me këshillën e avokatëve të tij, do të përdorte të drejtën e Amendamentit të Pestë për të mos iu përgjigjur pyetjeve.

“Megjithëse më dhemb ta bëj këtë, për shkak të respektit që kam për degën legjislative të qeverisë dhe historikut tim prej dekadash në bashkëpunim me Kongresin, me këshillën e avokatëve të mi do të ushtroj të drejtën time sipas Amendamentit të Pestë të Kushtetutës për të mos iu përgjigjur pyetjeve tuaja”, deklaroi Fauci.

Ish-presidenti Joe Biden e kishte falur paraprakisht Faucin përpara largimit nga Shtëpia e Bardhë, duke iu referuar kërcënimeve për “ndjekje penale të pajustifikuara dhe të motivuara politikisht” nga administrata e ardhshme.

Gjatë seancës, Rand Paul i tha Faucit se nuk e pranonte pretendimin e tij për mbrojtjen nga Amendamenti i Pestë dhe e urdhëroi të përgjigjej, por Fauci refuzoi.

“Komisioni do të duhet të shqyrtojë pas kësaj seance se çfarë veprimi të përshtatshëm duhet të ndërmerret ndaj jush për dështimin për të dëshmuar pasi ju u udhëzuat ta bëni këtë. Është kundër ligjit të pengosh një hetim të Kongresit. Do të ketë pasoja për refuzimin tuaj për të dëshmuar sot”, tha Paul.

Fauci nuk iu përgjigj asnjë pyetjeje, përfshirë ato që lidhen me origjinën e Covid-19, e cila mbetet ende e paqartë.

Agjencitë amerikane të inteligjencës janë të ndara për këtë çështje. Disa mbështesin mundësinë që koronavirusi të ketë dalë nga një rrjedhje aksidentale në një laborator në Kinë, ndërsa të tjera mbështesin teorinë e transmetimit nga kafshët te njerëzit.

Fauci ka deklaruar më herët se mban “një mendje të hapur” për origjinën e virusit, megjithëse ka thënë se beson se skenari i transmetimit nga kafshët te njerëzit është më i mundshëm.

Ndërkohë, Rand Paul beson fuqimisht se virusi u zhvillua në Institutin e Virologjisë në Wuhan dhe më pas doli nga laboratori. /Panorama

The post Anthony Fauci refuzoi të dëshmonte në Senat rreth origjinës së Covid-19, senatori Rand Paul paralajmëron “pasoja” appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Disa aksione të teknologjisë po bien – çfarë do të thotë kjo për revolucionin e inteligjencës artificiale?
Tragjedi në Argjentinë, helikopteri ushtarak rrëzohet gjatë një stërvitjeje për shuarjen e zjarreve, humbin jetën 7 persona
Një ditë para Kuvendit, Sekretari i LDK’së i bindur: Abdixhiku do ketë mbështetje edhe më të madhe se në janar
Tentuan të afrohen drejt porteve jugore të Iranit, ushtria amerikane bllokon 20 anije tregtare
Deklarimet për gërmimet në Kalludër, Blakaj e Musliu kritika institucioneve: Familjet në ankth, pa u konfirmu që ka gjetje s’duhet të dilet në publik

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët
Lajme

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

July 29, 2026
Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty
Lajme

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

July 29, 2026
Spahiu: Ka rënë reflektori dhe tre veta janë ndarë, kanë shpëtuar”, të tjerët jo – nëse konfirmohen eshtrat e tyre, duhet të varrosen aty si dëshmi e krimit
Lajme

Spahiu: Ka rënë reflektori dhe tre veta janë ndarë, kanë shpëtuar”, të tjerët jo – nëse konfirmohen eshtrat e tyre, duhet të varrosen aty si dëshmi e krimit

July 29, 2026
Gërmimet në Zubin Potok, Musliu tregon për hulumtimin që e kishin bërë për rastin e zhdukjes së 23 intelektualëve të Mitrovicës
Lajme

Gërmimet në Zubin Potok, Musliu tregon për hulumtimin që e kishin bërë për rastin e zhdukjes së 23 intelektualëve të Mitrovicës

July 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?