By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Deklaratat e Manastirit të Deçanit dhe shqetësimet e ndërkombëtarëve, reagon Ramosaj: Mirëmbajtje e rrugës, aktiviteti ka përfunduar
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Deklaratat e Manastirit të Deçanit dhe shqetësimet e ndërkombëtarëve, reagon Ramosaj: Mirëmbajtje e rrugës, aktiviteti ka përfunduar
Lajme

Deklaratat e Manastirit të Deçanit dhe shqetësimet e ndërkombëtarëve, reagon Ramosaj: Mirëmbajtje e rrugës, aktiviteti ka përfunduar

Momenti
Published: July 29, 2026

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, pas reagimit të Manastirit të Deçanit për disa punime në e rrugës në Zonën e Veçantë të Mbrojtur rreth këtij manastiri, ka dalë me një sqarim ku tregon se punimet që u bënë në këtë rrugë ishin për mirëmbajtje.

“Aktiviteti dyditor i mirëmbajtjes së rrugës në fjalë ka të bëjë vetëm me mbushjen e gropave, heqjen e vegjetacionit dhe të shkurreve, si dhe largimin e pluhurit të grumbulluar përgjatë rrugës, e assesi me ndonjë aktivitet tjetër, siç është supozuar”, tha Ramosaj.

Your browser does not support the video tag.

Llogaria në X e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit pretendoi se Komuna e Deçanit nuk i ka informuar për këto punime, duke thënë se me ligj dënohet ndërtimi i rrugëve transit në këtë zonë të mbrojtur.

“As Manastiri i Deçanit dhe as Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit nuk janë njoftuar paraprakisht për këto punime, nuk u është vënë në dispozicion dokumentacioni i projektit dhe as nuk u është dhënë ndonjë shpjegim për qëllimin, përmasat dhe bazën ligjore të tyre. Gjithashtu, nuk është kërkuar pëlqimi i Kishës Ortodokse Serbe, siç kërkohet nga Ligji për Zonat e Mbrojtura të Veçanta. Po ashtu, nuk kemi dijeni që të jetë nisur procedura e paraparë me ligj pranë Këshillit për Zbatim dhe Monitorim, ku, përveç dy ministrave të Kosovës dhe Mitropolitit Teodosije, marrin pjesë edhe shefat e Misionit të BE-së dhe të OSBE-së në Kosovë”, ka thënë dioqeza në këtë postim.

Por, ndryshe tha Ramosaj.

“Komuna e Deçanit ka ndërmarrë edhe më herët aktivitete të tilla mirëmbajtjeje, duke u bazuar edhe në dakordimin me personelin e manastirit, konkretisht me At Saven”.

Ramosaj tha se këtë sqarim e “duke parë se aktiviteti i zhvilluar në Komunën e Deçanit për mirëmbajtjen e rrugës në Zonën e Veçantë të Mbrojtur rreth Manastirit të Deçanit ka ngritur shqetësime, fillimisht te personeli i manastirit dhe më pas edhe te miqtë tanë ndërkombëtarë”.

“Më lejoni t’ju informoj se ne, si komunë, jemi plotësisht të përkushtuar në respektimin e ligjeve, veçanërisht të Ligjit për Zonat e Veçanta të Mbrojtura, si dhe të marrëveshjeve që rregullojnë ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës në këtë zonë. Këtë e kemi dëshmuar vazhdimisht ndër vite”.

Ai tha se po e bëjnë “maksimumin” bashkë me institucionet e tjera, që “Deçani të mbetet një qytet i qetë, ku të gjithë jetojmë në harmoni, respektojmë vlerat e njëri-tjetrit dhe krenohemi me trashëgiminë kulturore e historike të qytetit tonë, e në veçanti me Manastirin e Deçanit. Në këtë frymë do të vazhdojmë gjithmonë bashkëpunimin”.

Në fund, Ramosaj kërkoi mirëkuptimin e të gjithëve që ta vlerësojnë “drejt nevojën për mirëmbajtjen e këtij aksi rrugor, duke u përmbajtur nga vlerësimet dhe cilësimet që nuk pasqyrojnë gjendjen reale”.

“Megjithatë, mirëmbajtja ka përfunduar si aktivitet. Shpresoj që për një kohë të mos kemi nevojë të bëjmë mirëmbajtjen e rrugës”.

Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit në reagim më herët tha se pozicioni ligjor është i qartë, “pavarësisht mënyrës se si mund të përshkruhen formalisht këto punime”.

“Nëse qëllimi i tyre është vazhdimi i ndërtimit të rrugës transit Deçan–Plavë përmes Zonës së Mbrojtur të Veçantë, atëherë ato kanë të bëjnë me një aktivitet të ndaluar me ligj. Nëse punimet paraqiten si riparim ose përmirësim i rrugës ekzistuese lokale, ato gjithsesi mbeten subjekt i detyrimit për konsultim paraprak dhe marrjen e pëlqimit të Kishës, si dhe shqyrtimit nga mekanizmi i përbashkët kompetent në rast se nuk arrihet marrëveshje. Sipas fakteve që disponohen aktualisht, asnjëra nga këto procedura nuk është ndjekur, ndërsa përmasat e punimeve tejkalojnë riparimet e zakonshme sezonale”.

The post Deklaratat e Manastirit të Deçanit dhe shqetësimet e ndërkombëtarëve, reagon Ramosaj: Mirëmbajtje e rrugës, aktiviteti ka përfunduar appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Pagoi 20 mijë euro për të vrarë ish-gruan, krimi parandalohet në çastet e fundit në Itali
Zjarr i madh në jug të Turqisë, 23 mjete ajrore në operacion për shuarjen e flakëve! Evakuohen 202 persona
Kryeprokurori Gashi takohet me ambasadorin gjerman, diskutojnë forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë
Deliu-Kodra: PDK-ja do të jetë në opozitë, e ardhmja jonë politike është e qartë
Tymi nga një karikues detyroi avionin e Swiss-it të bënte ulje të paplanifikuar

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Arrestohen dy persona në Pejë dhe Istog për kultivim të dyshuar të marihuanës
Lajme

Arrestohen dy persona në Pejë dhe Istog për kultivim të dyshuar të marihuanës

July 29, 2026
Blakaj: Gërmimet në Zubin Potok, zhvillim pozitiv për familjarët e të zhdukurve
Lajme

Blakaj: Gërmimet në Zubin Potok, zhvillim pozitiv për familjarët e të zhdukurve

July 29, 2026
Digjet një shtëpi në Shkodër, humbin jetën nëna me dy fëmijë
Lajme

Digjet një shtëpi në Shkodër, humbin jetën nëna me dy fëmijë

July 29, 2026
Haxhiu: SHBA-ja dhe BE-ja duhet të dënojnë gjuhën shoviniste të Vuçiqit dhe Bërnabiqit
Lajme

Haxhiu: SHBA-ja dhe BE-ja duhet të dënojnë gjuhën shoviniste të Vuçiqit dhe Bërnabiqit

July 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?