By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Polonia nuk i njeh martesat e së njëjtës gjini
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Polonia nuk i njeh martesat e së njëjtës gjini
TOP Momenti

Polonia nuk i njeh martesat e së njëjtës gjini

Momenti
Published: July 29, 2026




Foto: Ilustrim



Bota
July 29, 2026 – 08:10


Your browser does not support the video tag.

Gjykata Kushtetuese e Polonisë shfuqizoi planet për njohjen e martesave të të njëjtit seks të lidhura në shtete të tjera të BE-së. Ky vendim sfidon një urdhër të gjykatës më të lartë të BE-së.


Gjykata më e lartë e Polonisë, Gjykata Kushtetuese, rrëzoi një ligj që do të çonte në njohjen ligjore të bashkëshortëve të të njëjtit seks, të cilët janë martuar në shtete të tjera anëtare të BE-së dhe më pas janë vendosur në Poloni.


Qeveria polake kishte ndërmarrë hapa për t’iu përshtatur një vendimi të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian, sipas të cilit Polonia, një vend me shumicë katolike që nuk i lejon martesat e të njëjtit seks brenda territorit të saj, duhet të paktën të njohë martesat e lidhura në vende të tjera të BE-së. Vendimi unanim i Gjykatës Kushtetuese të Polonisë mund të shkaktojë një përplasje kompetencash mes saj dhe BE-së.


Çfarë vendosi Gjykata Kushtetuese e Polonisë?


Gjykata Kushtetuese e Polonisë deklaroi se një dispozitë ligjore, e cila do të lejonte regjistrimin në regjistrin civil polak të martesave të të njëjtit seks të lidhura në vende të tjera të Bashkimit Evropian është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.


Në deklaratën e saj gjykata tha se vendimi ishte unanim dhe përfundimtar dhe se martesat e të njëjtit seks të kryera në vende të tjera të BE-së nuk mund të regjistrohen në regjistrat civilë të Polonisë, siç ishte planifikuar më parë.


Gjykata argumentoi se procedurat për “përgatitjen dhe lëshimin e certifikatave për martesa të lidhura jashtë vendit që nuk përbëjnë një lidhje midis një gruaje dhe një burri” janë në kundërshtim me Nenin 92, paragrafi 1 dhe me Nenin 18 të Kushtetutës së Republikës së Polonisë.


Neni 18 i Kushtetutës e përcakton se “martesa si një bashkim midis një burri dhe një gruaje, si dhe familja, mëmësia dhe prindërimi, gëzojnë mbrojtjen dhe kujdesin e Republikës së Polonisë.” Me fjalë të tjera, ky nen e përkufizon martesën si një institucion heteroseksual dhe e vendos rregullimin e saj nën juridiksionin e shtetit polak.


Kurse Neni 92, paragrafi 1, parashikon se rregulloret duhet të nxirren nga organet e përcaktuara në Kushtetutë.


Gjykata nuk dha shpjegime të hollësishme në deklaratën e saj të shkurtër, por vendimi sugjeron se gjyqtarët vlerësuan se urdhri i Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian cenon kompetencat e Polonisë për të përcaktuar politikat e saj mbi familjen dhe martesën.


Kërkesa e GJDBE-së


Vendimi i Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian (GJDBE) i nëntorit 2025 nuk kërkonte që Polonia të legalizonte martesat e të njëjtit seks dhe as që t’i njihte juridikisht këto çifte si bashkëshortë sipas ligjit polak.


Megjithatë përcaktonte se një çift i të njëjtit seks që ishte martuar ligjërisht në një shtet tjetër të BE-së dhe që më pas ushtronte të drejtën e lëvizjes së lirë dhe të qëndrimit në një vend tjetër anëtar, dhe vendosej në Poloni, duhej ta regjistronte statusin e martesës në regjistrin e gjendes civile, nëse kjo ishte mënyra e vetme për të garantuar të drejtat dhe përfitimet që lidhen me statusin martesor në atë vend.


Çështja u ngrit nga dy burra, një shtetas polak dhe një shtetas me nënshtetësi të dyfishtë gjermano-polake, të cilët u martuan ligjërisht në Gjermani në vitin 2018, ku edhe jetonin, dhe më pas u zhvendosën në Poloni në vitin 2019.


Në mars Gjykata Supreme Administrative e Polonisë vendosi se ky hap “nuk cenon identitetin kombëtar” dhe as nuk ndërhyn në kompetencën e Polonisë për të përcaktuar vetë ligjet e saj për familjen dhe martesën. Si rrjedhojë, qeveria polake miratoi legjislacionin përkatës në muajin maj dhe ai pritej të hynte në fuqi në fund të gushtit.


Por partia opozitare e djathtë Ligj dhe Drejtësi (PiS) e dërgoi këtë vendim në Gjykatën Kushtetuese, e cila vendosi përfundimisht kundër këtij ligji. Gjykata Kushtetuese e Polonisë dhe institucionet gjyqësore të BE-së janë përplasur edhe më parë, veçanërisht për shkak të debatit shumëvjeçar mbi emërimin e gjyqtarëve të rinj gjatë periudhës kur PiS ishte në pushtet. Kritika më e fundit e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë ndaj gjykatës më të lartë polake u bë në dhjetor të vitit të kaluar.


Polonia, ku rreth 70% e popullsisë identifikohet si katolike, është një nga katër vendet anëtare të Bashkimit Evropian që nuk lejojnë as martesat e të njëjtit seks dhe as bashkimin civil të tyre. Tre vendet e tjera janë Bullgaria, Rumania dhe Sllovakia. /DW


source

You Might Also Like

“Më ço në spital”, DJ i klubit dëshmon për vrasjen në Ksamil: Autori hodhi thikën para se të arratisej
Regjistrimi në Shkollat e Mesme të Tetovës, interesim për Gjimnazin, Shkollën Ekonomike dhe Mjekësinë
​Anuloi takimin me Kurtin, Ulutash pret komandantin e Shtabit të NATO-s në Sarajevë
Vuçiq: Kemi negociuar 50 herë për hapjen e urës mbi Ibër, takimi Mojsiloviq – Ulutas nuk ishte i mirë
AKK i reagon Muratit për buxhetin e komunave: Padrejtësi në ndarjet buxhetore

LEXO GJITHASHTU

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës
Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës
Lajme
Rasti i vjedhjes së mijëra eurove dhe arit në Leposaviq, arrestohet edhe i dyshuari i katërt
Rasti i vjedhjes së mijëra eurove dhe arit në Leposaviq, arrestohet edhe i dyshuari i katërt
TOP Momenti
Temperaturat e larta rrezikojnë prodhimin e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut
Temperaturat e larta rrezikojnë prodhimin e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut
TOP Momenti
Komandanti i Shtabit të NATO’s në Sarajevë vjen në Kosovë, pritet nga Ulutash, KFOR jep detaje
Komandanti i Shtabit të NATO’s në Sarajevë vjen në Kosovë, pritet nga Ulutash, KFOR jep detaje
Lajme
VV reagon pasi Haradinaj bëri propozimin për Thaçin President, deputeti Baloku e quan të humbur opozitën
VV reagon pasi Haradinaj bëri propozimin për Thaçin President, deputeti Baloku e quan të humbur opozitën
Lajme

You Might Also Like

Filipçe: Janë rritur shpenzimet e vreshtarëve, ndërsa çmimi i blerjes së rrushit është poshtërues
TOP Momenti

Filipçe: Janë rritur shpenzimet e vreshtarëve, ndërsa çmimi i blerjes së rrushit është poshtërues

August 22, 2026
Thatësira e tejzgjatur, bie niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës
TOP Momenti

Thatësira e tejzgjatur, bie niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës

August 22, 2026
Zjarr i madh ka shpërthyer në rajonin e Strumicës, midis fshatrave Banicë dhe Vodoçë
TOP Momenti

Zjarr i madh ka shpërthyer në rajonin e Strumicës, midis fshatrave Banicë dhe Vodoçë

August 22, 2026
Begaj: Arbëreshët, ura e gjallë e miqësisë historike shqiptaro-italiane
TOP Momenti

Begaj: Arbëreshët, ura e gjallë e miqësisë historike shqiptaro-italiane

August 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?