By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kompania e Daniel Vatajt dhe Betim Drenicës siguron 12 milionë dollarë për platformën e mesazheve me AI
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kompania e Daniel Vatajt dhe Betim Drenicës siguron 12 milionë dollarë për platformën e mesazheve me AI
TOP Momenti

Kompania e Daniel Vatajt dhe Betim Drenicës siguron 12 milionë dollarë për platformën e mesazheve me AI

Momenti
Published: July 28, 2026

Kompania teknologjike Sent, e bashkëthemeluar nga Daniel Vataj dhe Betim Drenica, ka siguruar 12 milionë dollarë në një raund të ri investimi për zhvillimin dhe zgjerimin e platformës së saj të komunikimit të mbështetur nga inteligjenca artificiale.

Platforma zhvillohet nga ekipet e kompanisë në New York dhe Kosovë, duke bashkuar ekspertizën teknologjike dhe inxhinierike në të dyja lokacionet.

Your browser does not support the video tag.

Raundi “Series A” u udhëhoq nga Companyon Ventures, me pjesëmarrjen e Bessemer Venture Partners, Urban Innovation Fund dhe CP Overture.

Investimi i ri pritet ta ndihmojë Sent të zgjerojë infrastrukturën, rrjetin e operatorëve dhe shërbimet e saj në tregun global.

Sent u mundëson kompanive t’i kontaktojnë përdoruesit përmes SMS-it, WhatsApp-it dhe teknologjisë RCS, duke i bashkuar këto kanale në një platformë të vetme.

Sistemi përdor inteligjencën artificiale për të analizuar në kohë reale se cili kanal është i disponueshëm dhe më i përshtatshëm për secilin përdorues.

Në vend që një biznes ta dërgojë mesazhin vetëm përmes SMS-it dhe të shpresojë se ai do të arrijë te marrësi, platforma e Sent mund ta drejtojë automatikisht mesazhin përmes WhatsApp-it, RCS-it ose SMS-it, varësisht nga kanali që përdoret nga marrësi.

Ideja për krijimin e kompanisë lindi nga problemet që Vataj dhe Drenica kishin hasur gjatë zhvillimit të produkteve që vareshin nga dërgimi i mesazheve.

Vataj kishte mbetur pa qasje në llogarinë e tij bankare gjatë një udhëtimi ndërkombëtar, pasi kodi i verifikimit i dërguar përmes SMS-it nuk i kishte arritur. Mesazhi mund të ishte dërguar përmes WhatsApp-it, por sistemi i bankës nuk e ofronte një mundësi të tillë.

Ky rast, së bashku me përvoja të ngjashme të Drenicës, i shtyu ata të ndërtonin një infrastrukturë që nuk varet vetëm nga një kanal komunikimi.

“Agjentët e inteligjencës artificiale së shpejti do të dërgojnë më shumë mesazhe biznesi sesa njerëzit, ndërsa infrastruktura që qëndron pas tyre nuk është e gatshme”, ka deklaruar bashkëthemeluesi dhe drejtori ekzekutiv i Sent, Daniel Vataj.

Sipas tij, modeli tradicional kërkon që kompanitë ta zgjedhin një kanal të vetëm, ta integrojnë dhe ta menaxhojnë vazhdimisht, pa pasur garanci se mesazhi do të arrijë te përdoruesi.

“Sent e përmbys këtë model. Kompania na tregon se kë duhet të kontaktojë, ndërsa platforma jonë përcakton se ku mund të arrihet personi, e drejton mesazhin përmes kanalit të duhur dhe menaxhon pajtueshmërinë dhe kompleksitetin e operatorëve”, ka shtuar Vataj.

Bashkëthemeluesi dhe drejtori i teknologjisë në Sent, Betim Drenica, ka thënë se infrastruktura e re duhet ta largojë kompleksitetin, pa ua kufizuar kontrollin zhvilluesve.

Sipas tij, drejtimi i mesazheve, besueshmëria dhe respektimi i kërkesave ligjore duhet të funksionojnë së bashku, në mënyrë që zhvilluesit ta realizojnë vetëm një integrim dhe të kenë besim se mesazhet dhe njoftimet do të dërgohen.

Platforma përdoret nga më shumë se 20 mijë zhvillues

Sipas kompanisë, përmes platformës së Sent mund të kontaktohen më shumë se një miliard numra unikë telefoni.

Kompania ka krijuar marrëdhënie të drejtpërdrejta me më shumë se 75 operatorë të telekomunikacionit, ndërsa platforma e saj përdoret nga mbi 20 mijë zhvillues dhe ekipe produktesh.

Sent pretendon se platforma ka një nivel funksionimi prej 99.9 për qind, ndërsa vendimet për drejtimin e mesazheve merren në kohë reale.

Dërgimi i plotë i mesazheve zakonisht realizohet në më pak se 200 milisekonda.

Sipas të dhënave të publikuara nga kompania, klientët që përdorin platformën mund t’i zvogëlojnë kostot e mesazheve për 70 deri në 80 për qind, krahasuar me sistemet që mbështeten vetëm në SMS.

Platforma përfshin edhe zbatimin automatik të lejeve të përdoruesve, rregullat specifike për vende të ndryshme, kontrollin e përmbajtjes dhe regjistrimin për pajtueshmëri në tregjet globale.

Sent së fundmi është licencuar si operator telekomunikacioni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke kaluar nga një ofrues softuerësh në një pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në infrastrukturën e telekomunikacionit.

Kjo i mundëson kompanisë të ndajë drejtpërdrejt numra telefoni dhe të operojë me kapacitete teknike dhe rregullatore të krahasueshme me kompanitë tradicionale të sektorit.

Investimi prej 12 milionë dollarësh do të përdoret për zgjerimin e rrjetit të drejtpërdrejtë të operatorëve, avancimin e infrastrukturës së mesazheve për produktet dhe agjentët e inteligjencës artificiale, si dhe rritjen e ekipeve të inxhinierisë, pajtueshmërisë dhe shitjes për klientët e mëdhenj.

Kompania synon të ndërtojë një shtresë të re të komunikimit digjital, në një periudhë kur agjentët e inteligjencës artificiale pritet të luajnë rol gjithnjë e më të madh në komunikimin ndërmjet bizneseve dhe konsumatorëve./Telegrafi.

You Might Also Like

Gjashtë persona shoqërohen në polici, konfiskohen armë dhe mijëra fishekë në Prishtinë
Tre persona ndalohen pas aksidentit tragjik në vendpunishte në Prishtinë, Prokuroria nis hetimet
Lushtaku pas shpalljes i pafajshëm në rastin Drenica: Akuzat bazoheshin në dëshmitarë të rrejshëm
Trençevska: Qytetarët çdo ditë përballen me shok çmimesh
Shfaqen grafite në Prishtinë pas vdekjes tragjike të punëtorit në vendpunishte

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Jo vetëm Ethet e Nilit por edhe Malaria ka arritur në RMV
TOP Momenti

Jo vetëm Ethet e Nilit por edhe Malaria ka arritur në RMV

July 28, 2026
Pacolli pas audio-incizimit: Montazh dhe shantazh para Kuvendit, asgjë më shumë
TOP Momenti

Pacolli pas audio-incizimit: Montazh dhe shantazh para Kuvendit, asgjë më shumë

July 28, 2026
Gentrit Syla mohon ndikimin në punësime: Audio-incizimi është i manipuluar dhe shantazh ndaj meje
TOP Momenti

Gentrit Syla mohon ndikimin në punësime: Audio-incizimi është i manipuluar dhe shantazh ndaj meje

July 28, 2026
Kongresisti Wilson i kërkon Serbisë t’i ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Rusia, Kina e Irani
TOP Momenti

Kongresisti Wilson i kërkon Serbisë t’i ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Rusia, Kina e Irani

July 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?