By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Komuna e Prishtinës reagon pas tragjedisë në rrugën A: Kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Komuna e Prishtinës reagon pas tragjedisë në rrugën A: Kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit
TOP Momenti

Komuna e Prishtinës reagon pas tragjedisë në rrugën A: Kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit

Momenti
Published: July 28, 2026

Komuna e Prishtinës ka shprehur pikëllim të thellë pas aksidentit tragjik në një vendpunishte në Lagjen e Spitalit, ku si pasojë e rrëzimit të një vinçi një punëtor humbi jetën, ndërsa një tjetër mbeti i lënduar rëndë.

Në një deklaratë zyrtare, Komuna ka bërë të ditur se të gjitha ekipet emergjente kanë reaguar menjëherë dhe kanë vepruar me përkushtim, profesionalizëm dhe koordinim ndërinstitucional për menaxhimin e situatës.

“Kryeqyteti shpreh pikëllimin e thellë për aksidentin tragjik të ndodhur sot në një vendpunishte ndërtimore në rrugën ‘Holger Petersen’, ku si pasojë e rrëzimit të një kranoje një punëtor ka humbur jetën, ndërsa një punëtor tjetër ka pësuar lëndime të rënda dhe, sipas informatave nga ekipet mjekësore, ndodhet në gjendje të rëndë, por stabile në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)”, thuhet në deklaratën e Komunës.

Your browser does not support the video tag.

Komuna e Prishtinës ka shprehur ngushëllime për familjen, kolegët dhe të afërmit e viktimës, ndërsa ka uruar shërim të shpejtë për të lënduarin.

“Menjëherë pas pranimit të njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë reaguar me profesionalizëm dhe në kohë rekord të gjitha institucionet përgjegjëse. Në operacionin e shpëtimit dhe menaxhimit të situatës kanë qenë të angazhuara njësitë e Brigadës Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit të Kryeqytetit, Policia e Kryeqytetit, pjesëtarë të Njësisë për Reagim të Shpejtë dhe Siguri (NJRSH), ekipet e Urgjencës Mjekësore, si dhe ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca”, thuhet në njoftim.

Sipas Komunës, ekipet në terren kanë punuar në koordinim të plotë për shpëtimin e jetëve dhe sigurimin e vendit të ngjarjes.

“Të gjitha ekipet kanë vepruar me përkushtim maksimal, profesionalizëm dhe koordinim të plotë ndërinstitucional, duke bërë çdo përpjekje për shpëtimin e jetëve dhe sigurimin e vendit të ngjarjes”, thuhet më tej.

Lidhur me shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, Komuna ka bërë të ditur se hetimet tashmë kanë nisur nga njësitet relevante policore në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

“Kryeqyteti rithekson rëndësinë e respektimit rigoroz të standardeve të sigurisë dhe mbrojtjes në punë në çdo vendpunishte ndërtimore, me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla tragjike dhe mbrojtjes së jetës së punëtorëve dhe qytetarëve”, përfundon njoftimi.

source

You Might Also Like

Rasti i rëndë në Prizren, paralajmërohet protestë për të premten – 80-vjeçarja dyshohet se u vra nga bashkëshorti, çfarë dihet deri tani?
Moti në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
Temperatura të larta, kujdes nga vapa
Qeveria në detyrë miraton mbi 5.6 milionë euro transfere, për barna dhe shpenzime operative
Vedat Muriqi shënon edhe në Ligën e Kampionëve, Fenerbahçe i afrohet kualifikimit

LEXO GJITHASHTU

Një tjetër cisternë goditet në Hormuz, “predhë e panjohur” shkakton zjarr në bord
Një tjetër cisternë goditet në Hormuz, “predhë e panjohur” shkakton zjarr në bord
Lajme
Baraliu: E pafalshme mungesa e marrëveshjes, vendi ka plot emra për president
Baraliu: E pafalshme mungesa e marrëveshjes, vendi ka plot emra për president
Lajme
Gruda: Kurti e ka shfrytëzuar mungesën e vëmendjes ndërkombëtare për ta shtyrë zbatimin e obligimeve
Gruda: Kurti e ka shfrytëzuar mungesën e vëmendjes ndërkombëtare për ta shtyrë zbatimin e obligimeve
Lajme
PDK sërish para Qeverisë, i bashkohen asamblistë e aktivistë nga Shtimja dhe Fushë Kosova
PDK sërish para Qeverisë, i bashkohen asamblistë e aktivistë nga Shtimja dhe Fushë Kosova
Lajme
“Shteti në rënie të lirë”, Baraliu: E pafalshme mungesa e marrëveshjes, vendi ka plot emra për president
“Shteti në rënie të lirë”, Baraliu: E pafalshme mungesa e marrëveshjes, vendi ka plot emra për president
Lajme

You Might Also Like

UEFA pritet të heqë dorë nga bojkoti i garave të FIFA-s
TOP Momenti

UEFA pritet të heqë dorë nga bojkoti i garave të FIFA-s

August 27, 2026
Seanca e parë gjyqësore ndaj Fatmir Shehollit më 7 shtator
TOP Momenti

Seanca e parë gjyqësore ndaj Fatmir Shehollit më 7 shtator

August 27, 2026
Drita kërkon kualifikimin në Andorrë, Nuhiu: Synimi ynë është të kalojmë tutje
TOP Momenti

Drita kërkon kualifikimin në Andorrë, Nuhiu: Synimi ynë është të kalojmë tutje

August 27, 2026
Bekim Jashari emocionon me urimin për martesën e vajzës së tij, Ferides
TOP Momenti

Bekim Jashari emocionon me urimin për martesën e vajzës së tij, Ferides

August 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?