Sekuestrohen pesë vetura të importuara në Kosovë, pronarët nga Vushtrria dyshohen se ua falsifikuan vitin e prodhimit!
Në Vushtrri janë sekuestruar pesë automjete të importuara nga Koreja e Jugut, pas një aksioni të përbashkët të Policisë, Doganës dhe Prokurorisë.
Sipas hetimeve, të dyshuarit kanë manipuluar librezat e automjeteve duke ndryshuar vitin e regjistrimit të parë nga 2015 në 2016. Kjo skemë është përdorur për t’i paraqitur veturat si jo më të vjetra se 10 vjet, duke iu shmangur kushteve ligjore për import në Kosovë përmes Deklaratave Unike Doganore të falsifikuara.
Rasti tashmë po hetohet penalisht për “Falsifikim të dokumenteve”, ndërsa autoritetet paralajmërojnë veprime të metejshme për zbardhjen e plotë të skemës.
#momenti.info

