By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kulla për Adem Demaçin: Një nga figurat më të rëndësishme për rezistencën dhe shtetndërtimin e Kosovës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kulla për Adem Demaçin: Një nga figurat më të rëndësishme për rezistencën dhe shtetndërtimin e Kosovës
TOP Momenti

Kulla për Adem Demaçin: Një nga figurat më të rëndësishme për rezistencën dhe shtetndërtimin e Kosovës

Momenti
Published: July 28, 2026

Drejtori i Global i “Crisis Group”, Ilir Kulla, ka vlerësuar figurën e veprimtarit Adem Demaçi, në 8-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

I ftuar në emisionin “Matrix” në Tëvë1, në moderim të Mehmet Kalisit, Kulla ka thënë se Demaçi ishte një nga figurat më të rëndësishme të shekullit të kaluar për rezistencën e shqiptarëve të Kosovës dhe procesin që çoi drejt krijimit të shtetit të Kosovës.

Sipas Kullës, Demaçi ishte një figurë e vendosur, patriot dhe qëndrestar, i cili vuajti burgun duke e konsideruar sakrificën e tij si shërbim ndaj një kauze më të madhe.

Your browser does not support the video tag.

“Një nga figurat më të rëndësishme që ka prodhuar shekulli që shkoi për themelimin e shtetit të Kosovës dhe për rezistencën e shqiptarëve të Kosovës ka qenë Adem Demaçi. Ai ishte një njeri i vendosur, patriot, qëndrestar dhe i qartë në bindjet e tij”, ka thënë Kulla.

Ai ka theksuar se Demaçi ishte një nga njerëzit që nuk kërkoi pushtet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, por, sipas tij, kërkoi vetëm që t’i njihej kontributi historik.

“Sa më shumë të kalojë koha, aq më shumë do të rritet figura e tij. Është nga ata njerëz që nuk kërkoi pushtet pasi Kosova u bë shtet, por kërkoi dhe besoj se meriton t’i njihet kontributi i tij historik në të gjitha hapësirat ku jetojnë shqiptarët”, ka deklaruar Kulla.

Adem Demaçi u nda nga jeta më 26 korrik 2018, ndërsa për dekada ishte një prej figurave kryesore të rezistencës politike shqiptare në Kosovë./teve1.info/

source

You Might Also Like

Mickoski: Javën e ardhshme pres ulje të ndjeshme të çmimeve të derivateve të naftës
Pamje nga Kalludra e Vogël, dyshohet për varrezë masive – zona ruhet nga njësitet elitare të Policisë së Kosovës
Deputeti i opozitës serbe akuzon qeverinë për “dorëzim strategjik” të Kosovës: Banjska është vula e tradhtisë, Radoiçiqit iu dha akti për të zbatuar atë politikë
Aksident trafiku në rrugën Kërçovë–Ohër, përfshihen tri automjete, lëndohen disa persona
IPS kërkon veprime urgjente kundër armëve të paligjshme

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Nga takimi me Kurtin te KFOR-i, katër mesazhet e ministrit francez nga vizita në Kosovë
TOP Momenti

Nga takimi me Kurtin te KFOR-i, katër mesazhet e ministrit francez nga vizita në Kosovë

July 28, 2026
Të ngujuar në Xhaminë e Qirezit – Shala rrëfen vizitën e Sadako Ogatës që alarmoi botën për krizën humanitare
TOP Momenti

Të ngujuar në Xhaminë e Qirezit – Shala rrëfen vizitën e Sadako Ogatës që alarmoi botën për krizën humanitare

July 28, 2026
Mickoski: Masat e Qeverisë japin rezultate, turizmi shënon rritje prej 40%
TOP Momenti

Mickoski: Masat e Qeverisë japin rezultate, turizmi shënon rritje prej 40%

July 28, 2026
Vendimi për rastin “Drenica 1”,  Sami Lushtaku dhe shtatë të tjerë shpallen të pafajshëm
TOP Momenti

Vendimi për rastin “Drenica 1”,  Sami Lushtaku dhe shtatë të tjerë shpallen të pafajshëm

July 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?