By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Konjufca pas takimit me ministrin francez: Serbia po relativizon krimet e luftës, kjo s’ka vend në Evropën demokratike
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Konjufca pas takimit me ministrin francez: Serbia po relativizon krimet e luftës, kjo s’ka vend në Evropën demokratike
TOP Momenti

Konjufca pas takimit me ministrin francez: Serbia po relativizon krimet e luftës, kjo s’ka vend në Evropën demokratike

Momenti
Published: July 27, 2026

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, tha se vizita në Kosovë e ministrit të Deleguar për Evropën të Francës, Benjamin Haddad, dëshmon marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve dhe përkushtimin e përbashkët për një Evropë më të sigurt, më të bashkuar dhe më të fortë.

Në konferencën e përbashkët për media pas takimit, Konjufca theksoi se Franca ka qenë një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë.

Your browser does not support the video tag.

“I nderuar ministër Haddad, vizita juaj është dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera mes Kosovës dhe Francës, dy vende që ndajnë të njëjtin vizion për një Evropë më të sigurt, më të bashkuar dhe më të fortë. Franca, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, ka qenë dhe mbetet një partner i rëndësishëm i Kosovës dhe shtyllë e projektit për integrimin evropian të vendit tonë”, deklaroi Konjufca.

Ai bëri të ditur se gjatë vizitës janë nënshkruar katër marrëveshje të rëndësishme dhe një letër qëllimi, të cilat, sipas tij, e çojnë bashkëpunimin mes dy shteteve në një nivel të ri.

“Së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati, nënshkruam katër marrëveshje të rëndësishme, së bashku me letrën e qëllimit. Kjo tregon se Franca dhe Kosova, përmes këtyre marrëveshjeve, po e ngrisin në një dimension krejt të ri marrëdhënien e tyre bilaterale”, u shpreh ai.

Konjufca tha se në takim është diskutuar për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik, çështjet e sigurisë dhe zhvillimet në rajon, ndërsa falënderoi Francën për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

“E shpreha mirënjohjen tonë për mbështetjen e vazhdueshme të Francës për vendin tonë, përfshirë këtu edhe ndihmën për organizimin e Lojërave Mesdhetare”, tha ai.

Duke folur për integrimin evropian, Konjufca theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj rrugës së saj drejt Bashkimit Evropian.

“Në një kohë kur Evropa përballet me sfida të mëdha të sigurisë, besueshmëria e projektit evropian varet nga një zgjerim më i shpejtë, më i drejtë dhe i bazuar në meritë. Kosova ka bërë zgjedhjen e saj strategjike dhe zgjedhja jonë është Bashkimi Evropian”, deklaroi ai.

Sa i përket situatës së sigurisë në rajon, Konjufca kritikoi retorikën që, sipas tij, relativizon krimet e luftës.

“Retorikat që i justifikojnë apo relativizojnë krimet e viteve të 90-ta, siç po ndodhin nga Serbia, janë jo vetëm provokim, por edhe të papranueshme dhe të papërputhshme me vlerat e qytetërimit, paqes dhe demokracisë. Ato nuk mund të kenë vend në Evropën demokratike”, theksoi ai.

Në fund, Konjufca rikonfirmoi gatishmërinë e Kosovës për ta ndihmuar Francën në përballjen me zjarret.

“Më lejoni ta riktheksoj gatishmërinë që e ka shprehur ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, se jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë në përpjekjet për shuarjen e zjarreve me kapacitetet që kemi”, përfundoi Konjufca. /Telegrafi/

You Might Also Like

Ngritët aktakuzë ndaj personit që sulmoi me kallash autobusin në Pagarushë të Malishevës
Jetmir Rexhepi ia merr këngës në PodGo: Nuk do ta lë kulturën deri në fund të jetës
LDK thërret Kuvendin e Jashtëzakonshëm, caktohet data
​Rihapet shqyrtimi gjyqësor ndaj Milorad Gjokoviqit, i akuzuar për krime lufte
VLEN: Sipas një sondazhi të fundit jemi partia e parë te shqiptarët

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Abdixhiku takohet me ambasadorin gjerman, diskutojnë për konstituimin e institucioneve të Kosovës
TOP Momenti

Abdixhiku takohet me ambasadorin gjerman, diskutojnë për konstituimin e institucioneve të Kosovës

July 27, 2026
Gjenden mbetjet mortore të personit të zhdukur në Malishevë
TOP Momenti

Gjenden mbetjet mortore të personit të zhdukur në Malishevë

July 27, 2026
AAK: Profilet e rreme dhe fushatat e dezinformimit po dëmtojnë demokracinë
TOP Momenti

AAK: Profilet e rreme dhe fushatat e dezinformimit po dëmtojnë demokracinë

July 27, 2026
Faturat për ngrohjen në Shkup nga 1 gushti do të jenë më të larta për 140 denarë
TOP Momenti

Faturat për ngrohjen në Shkup nga 1 gushti do të jenë më të larta për 140 denarë

July 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?