By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Tetë vjet nga vdekja e Adem Demaçit, Novosella: Projektet për ndër të Demaçit janë lanë në gjysmë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Tetë vjet nga vdekja e Adem Demaçit, Novosella: Projektet për ndër të Demaçit janë lanë në gjysmë
TOP Momenti

Tetë vjet nga vdekja e Adem Demaçit, Novosella: Projektet për ndër të Demaçit janë lanë në gjysmë

Momenti
Published: July 27, 2026

Dera mbetet e mbyllur, por historia që u zhvillua pas saj jo.

Është fjala për zyrën e Përfaqësuesit të Përgjithshëm Politikë të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, Adem Demaçit.

Një hapësirë ku gjatë asaj kohe zhvilloheshin takime të rëndësishme kombëtare e ndërkombëtare.

Your browser does not support the video tag.

E në prag të përvjetorit të tetë të vdekjes së tij, bashkëpunëtorët e tij kërkojnë që kjo të ruhet si kujtesë historike.

“Zyra e përfaqësuesit të përgjithshëm politik Adem Demaçi sipas njohurive që kam, është rast i parë në historinë e luftërave së paku në Evropë që bëhet një luftë në një shtet dhe përfaqësuesi i përgjithshëm politik është në kryeqytetin e atij vendi, ky ishte Adem Demaçi. Ajo zyre priste edhe ambasadorë, diplomat, gazetarë që të merrnin leje prej Adem Demaçit për ti vizituar zonat operative të luftës. Andaj këto dy monumente i bëjnë nder Prishtinës edhe janë marrë vendimet”, shprehet Selatin Novosella.

Megjithatë, sipas Novosellës, jo vetëm kjo zyrë, por edhe projektet e tjera për nderim të Demaçit nuk kanë marrë vëmendjen e duhur institucionale.

Ndonëse MKRS ka bërë të ditur se në mesin e aseteve që janë në listë të përkohshme të mbrojtjes është përfshirë edhe shtëpia e Demaçit në Prishtinë, dhe u ndan mjetet për restaurimin e saj, një gjë e tillë nuk ndodhi.

“Është shtëpia e lindjes, ku unë e kam shumë afër aty , vet fakti që Adem Demaçi ka lindur para 90 vitesh, bënë me kuptua që ajo shtëpi është ndërtuar para 130 vitesh pra e ndërtuar me material të dobët pra për çdo ditë mund të rrënohet. Është marr vendimi që ky objekt të jetë nën mbrojtjen si monument i trashëgimisë kulturore vendim i mirë, por megjithatë deri tash nuk është bërë asgjë. Është emërtua sheshi nga Komuna e Prishtinës dhe është vu gurthemeli nga kryeministri i asaj kohe z. Ramush Haradinaj, megjithatë ka mbetur sot aty ndodh nganjëherë një muaj nuk kositet është një hapësirë e braktisur”, shprehet Novosella.

Për Novosellën, kujtimi i Demaçit lidhet edhe me bisedat që pati me të, gjatë viteve në burg.

E njërën prej tyre thotë se nuk do ta harrojë kurrë.

“Shokët po më thonë me bë diçka, me shliru Kosovë me bashku me Shqipërinë çka me bo? Djalë nuk ki, burrë nuk ki, askënd se ki, çka me bo a me të shiku ty a me hi me shokë veç nënë kësaj radhe mundet me më shku edhe kryt? I thotë djali jem, nëna Nazife rrnon disi dhe mos harro se nëna Nazife një ditë ka me vdes, kurse nëna Shqipëri nuk vdes kurrë, kapu nënë ti me Shqipëri”, thotë ai.

Përkundër afro tri dekadave të kaluara në burgjet jugosllave, Novosella thotë se Demaçi nuk ishte simbol i vuajtjes.

“Ka pasur atë humorin llapjan të këndshëm, të lezetshëm, madje njerëzit inteligjent bëjnë humorin në llogari të vetvetes. Pra të jesh me Adem Demaçin nuk është ai njeri i burgjeve, ai i ashpëri e ai që ka vuajtur shumë. Bilës me ia përmend burgjet Adem Demaçit, ai nuk ka dashur hiç”, kujton bashkëpunotri i Demaçit.

Adem Demaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e ish-Jugosllavisë dhe ka luftuar për barazinë e Kosovës me republikat e tjera të ish-Jugosllavisë.

Veprat e tij më të njohura ishin: “ Gjarpërinjtë e Gjakut”, “Dashuria Kauntike e Filanit”, “ Nëna Shegë dhe Pesë Gicat” e shumë të tjera.

source

You Might Also Like

Oficeri i FSK-së përfundon me sukses kursin prestigjioz në SHBA
LSDM kërkon që Qeveria të publikojë rezultatet e analizave: Mbi bazë të cilave parametra është lejuar përdorimi i ujit
Mashtroi për termin për viza dhe donacione, ngritët aktakuzë ndaj një personi në Pejë
Islami: Serbia po vazhdon luftën hibride dhe propagandën kundër institucioneve të Kosovës
Vazhdon rritja e çmimeve të karburanteve, dizeli shtrenjtohet për 4.50 denarë

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Kapet mall i padeklaruar me vlerë rreth 15 mijë euro në Vërmicë
TOP Momenti

Kapet mall i padeklaruar me vlerë rreth 15 mijë euro në Vërmicë

July 27, 2026
Kush e themeloi Shoqatën “Nëna Terezë”? Zef Shala rrëfen si nisi iniciativa në vitin 1990
TOP Momenti

Kush e themeloi Shoqatën “Nëna Terezë”? Zef Shala rrëfen si nisi iniciativa në vitin 1990

July 27, 2026
Motoçiklisti humb jetën pas përplasjes me kamion në Istog
TOP Momenti

Motoçiklisti humb jetën pas përplasjes me kamion në Istog

July 27, 2026
Konjufca tregon se kë do ta kandidojë LVV për pozitën e kryetarit të Kuvendit
TOP Momenti

Konjufca tregon se kë do ta kandidojë LVV për pozitën e kryetarit të Kuvendit

July 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?