By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Përkujtohen policët e rënë në detyrë, Kurti: Kosova më e sigurt se kurrë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Përkujtohen policët e rënë në detyrë, Kurti: Kosova më e sigurt se kurrë
TOP Momenti

Përkujtohen policët e rënë në detyrë, Kurti: Kosova më e sigurt se kurrë

Momenti
Published: July 27, 2026

Ditën e nisën në oborrin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës.

Krerët shtetërorë, bën homazhe në lapidarin e vendosur me emrat e policëve të rënë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Krejt kjo në shënimin e Ditës Memoriale të Zyrtarëve të rënë në detyrë të Policisë së Kosovës.

Your browser does not support the video tag.

Nga këtu, U.D e presidentes Albulena Haxhiu vlerësoi kontributin e sakrificën e zyrtarëve policorë për vendin, duke përmendur veçanërisht policët Enver Zymeri e Afrim Bunjaku.
“Të cilët ranë duke mbrojtur integritetin territorial, sovranitetin dhe kushtetutshmërinë. Sot kujtojmë se liria, siguria dhe sovraniteti i shtetit tonë u ngritën edhe mbi sakrificën e policëve të rënë në detyrë, të cilët dhanë gjithçka edhe jetën e tyre për Kosovën dhe qytetarët e Republikës sonë”, u shpreh Haxhiu.

Duke përkujtuar policët e rënë, kryeminsitri në detyrë, Albin Kurti tha se vendi është më i sigurt se më parë dhe institucionet e sigurisë kanë treguar qëndrueshmëri.

“Dita e sotme përputhet me 15-vjetorin e vrasjes së Enver Zymberit, i cili po zbatonte ligjin e Republikës, po mbronte integritetin territorial dhe po garantonte siguri, paqe e të drejta për të gjithë pa dallim…Që prej atëherë, Enver Zymberin e kujtojmë si hero të Kosovës, si hero të shtetësisë dhe pavarësisë sonë”, tha Kurti.

Nga Prishtina, ata u nisën drejt Vushtrrisë.

Fillimisht, në fshatin e lindjes së Afrim Bunjakut bën homazhe te lapidari i tij i vendosur në varrezat e Samadrexhës.

Për të vazhduar më pas në familjen e tij, e që u pritën nga familjarët e Bunjakut.

Pas kësaj, morën rrugën për te familja e Enver Zymerit.

Edhe këtu, ata hynë në konakun e familjes së tij, duke përkujtuar veprën e ish-policit.

Zymeri ishte vrarë më 26 korrik 2011 në vendin e quajtur Varagë, në Zubin Potok.

Ndërkaq, Dita Memoriale përkujton 24 zyrtarë policorë që kanë rënë në krye të detyrës zyrtare.

source

You Might Also Like

Mashtroi për termin për viza dhe donacione, ngritët aktakuzë ndaj një personi në Pejë
Islami: Serbia po vazhdon luftën hibride dhe propagandën kundër institucioneve të Kosovës
Vazhdon rritja e çmimeve të karburanteve, dizeli shtrenjtohet për 4.50 denarë
Kapet mall i padeklaruar me vlerë rreth 15 mijë euro në Vërmicë
Kush e themeloi Shoqatën “Nëna Terezë”? Zef Shala rrëfen si nisi iniciativa në vitin 1990

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Motoçiklisti humb jetën pas përplasjes me kamion në Istog
TOP Momenti

Motoçiklisti humb jetën pas përplasjes me kamion në Istog

July 27, 2026
Konjufca tregon se kë do ta kandidojë LVV për pozitën e kryetarit të Kuvendit
TOP Momenti

Konjufca tregon se kë do ta kandidojë LVV për pozitën e kryetarit të Kuvendit

July 27, 2026
Kallëzim penal ndaj një banori të Strumicës, u vuri flakën një traktori dhe një automjeti
TOP Momenti

Kallëzim penal ndaj një banori të Strumicës, u vuri flakën një traktori dhe një automjeti

July 27, 2026
Nga bjeshkët e Istogut në dyqanet e Gjermanisë: Si po rindërtojnë jetën shumë familje nga eksporti i bimëve mjekësore
TOP Momenti

Nga bjeshkët e Istogut në dyqanet e Gjermanisë: Si po rindërtojnë jetën shumë familje nga eksporti i bimëve mjekësore

July 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?