By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Investimet e diasporës në patundshmëri, në fokus të panelit të Expo Real Kosova 2026
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Investimet e diasporës në patundshmëri, në fokus të panelit të Expo Real Kosova 2026
TOP Momenti

Investimet e diasporës në patundshmëri, në fokus të panelit të Expo Real Kosova 2026

Momenti
Published: July 26, 2026

Investimet e diasporës në sektorin e ndërtimit dhe patundshmërive, sfidat me të cilat përballen investitorët dhe mundësitë për krijimin e një klime më të favorshme për kapitalin shqiptar nga mbarë bota ishin në qendër të panelit të diskutimit të organizuar në kuadër të Expo Real Kosova 2026.

Paneli mblodhi përfaqësues të arkitekturës, sektorit bankar, biznesit dhe komunikimit për të diskutuar se si bashkëpunimi ndërmjet institucioneve, profesionistëve dhe diasporës mund të shndërrohet në një motor të ri të zhvillimit ekonomik të vendit.

Your browser does not support the video tag.

Diskutimi u moderua nga Sherife Kçiku Vishaj, CEO e PR Solutions, e cila theksoi rëndësinë e krijimit të një dialogu ndërmjet të gjithë akterëve që ndikojnë në zhvillimin e tregut të patundshmërive, duke e cilësuar diasporën si një partner strategjik për të ardhmen e Kosovës.

Kryetarja e Odës së Arkitektëve të Republikës së Kosovës, Mimoza Haxhija Jedrashi, vlerësoi se investimet e diasporës kanë qenë ndër shtyllat kryesore të zhvillimit të sektorit të ndërtimit, duke ndikuar jo vetëm në rritjen ekonomike, por edhe në transformimin e zonave urbane e rurale. Ajo theksoi se projektet duhet të orientohen drejt cilësisë dhe qëndrueshmërisë, ndërsa investitorët nga diaspora duhet të angazhojnë profesionistë vendorë, pasi njohja e legjislacionit dhe planifikimit urban në Kosovë është thelbësore për realizimin e suksesshëm të projekteve. Sipas saj, “arkitekti nuk është vetëm hartues teknik i projektit, por partner strategjik i investitorit”, ndërsa kombinimi i përvojës ndërkombëtare të diasporës me ekspertizën vendore krijon investime afatgjata dhe të qëndrueshme.

Nga perspektiva e sektorit bankar, Muhamet Hajdari, Udhëheqës për Përvojën e Klientit në NLB Bank, nënvizoi se diaspora vazhdon të tregojë seriozitet dhe besim në investimet e saj në Kosovë. Ai bëri të ditur se banka ka zhvilluar produkte dhe shërbime të dedikuara për mërgatën, me qëllim që procesi i financimit dhe investimit të jetë sa më i thjeshtë dhe i qasshëm. “Diaspora ka treguar seriozitet në investimet e saj dhe ne vazhdimisht krijojmë lehtësira që t’u përshtatemi nevojave të tyre, duke i trajtuar njësoj si qytetarët që jetojnë në Kosovë”, tha Hajdari, duke shtuar se digjitalizimi i shërbimeve bankare dhe pakot e veçanta për diasporën janë ndër prioritetet e institucionit.

Ndërkaq, Omer Nura, Kryetar i Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare, tha se motivi kryesor që e shtyn diasporën të investojë në Kosovë vazhdon të jetë lidhja emocionale me vendlindjen, por shtoi se ky potencial mund të shfrytëzohet shumë më tepër nëse përmirësohet klima e të bërit biznes. Ai theksoi se burokracia, procedurat administrative, digjitalizimi i pamjaftueshëm, siguria juridike dhe stabiliteti institucional mbeten shqetësimet kryesore të investitorëve. “Lidhja emocionale është arsyeja pse diaspora vazhdon të investojë në Kosovë, por duhet më pak burokraci, më shumë transparencë dhe një mbështetje institucionale nga fillimi deri në përfundim të investimit”, u shpreh Nura, duke propozuar edhe krijimin e fondeve të përbashkëta investuese mes shtetit, bankave dhe diasporës për projekte strategjike.

Gjatë panelit u theksua se investimet e diasporës nuk duhet të shihen vetëm si blerje banesash apo patundshmërish, por si një mundësi për zhvillim afatgjatë ekonomik, urban dhe social. Pjesëmarrësit vlerësuan se përveç kapitalit financiar, diaspora sjell edhe përvojë profesionale, rrjete ndërkombëtare dhe standarde të reja të zhvillimit, ndërsa bashkëpunimi më i ngushtë ndërmjet institucioneve, sektorit privat dhe profesionistëve vendorë do të krijonte një klimë më të favorshme për investime të reja.

Ky panel u zhvillua në kuadër të Expo Real Kosova 2026, platformës që synon të promovojë Kosovën si destinacion për investime në sektorin e ndërtimit, patundshmërive dhe zhvillimit urban.

Përmes paneleve tematike, prezantimeve dhe takimeve të biznesit, Expo Real Kosova synon të afrojë investitorët, institucionet financiare, profesionistët dhe diasporën, duke krijuar ura të reja bashkëpunimi dhe mundësi konkrete për zhvillimin ekonomik të vendit.

You Might Also Like

Përkrah Kosovës që nga fillimi i ndërhyrjes së NATO-s dhe vendi i parë që njohu pavarësinë, çka thuhet në letrën e kryeministrit britanik?
Sot temperatura të larta, indeksi UV i lartë – rekomandohet kujdes i shtuar
Haradinaj: Kurti po kërkon “viktimë” për krizën politike, Aleanca do të protestojë
Pas dy vrasjeve, shoqëria civile kërkon që femicidi të trajtohet si urgjencë
Franca lehtëson rregullat e prodhimit të djathit pas thatësirës së zgjatur

LEXO GJITHASHTU

Vendimi i madh i Speciales, “Liria ka emër” me dy organizime: Njëri në Prishtinë, tjetri në Hagë
Vendimi i madh i Speciales, “Liria ka emër” me dy organizime: Njëri në Prishtinë, tjetri në Hagë
Lajme
Vdes piktori i njohur shqiptar Kujtim Buza
Vdes piktori i njohur shqiptar Kujtim Buza
Lajme
PDK-së i bashkohen asamblistë e aktivistë nga Ferizaj dhe Hani I Elezit në protestën para Qeverisë
PDK-së i bashkohen asamblistë e aktivistë nga Ferizaj dhe Hani I Elezit në protestën para Qeverisë
Lajme
Vizita e shefit të CIA-s në Moskë, Trump: Putin nuk do të sulmojë territorin e NATO-s
Vizita e shefit të CIA-s në Moskë, Trump: Putin nuk do të sulmojë territorin e NATO-s
Lajme
SHBA kërkon mbështetjen e G20 për izolimin ekonomik të Iranit
SHBA kërkon mbështetjen e G20 për izolimin ekonomik të Iranit
Lajme

You Might Also Like

Burgu i Dubravës: I akuzuari për dhunim, përfundon i dhunuar
TOP Momenti

Burgu i Dubravës: I akuzuari për dhunim, përfundon i dhunuar

August 28, 2026
Nga Zvërneci te kërkesat politike, protestuesit vijojnë ditën e 89-të të tubimit
TOP Momenti

Nga Zvërneci te kërkesat politike, protestuesit vijojnë ditën e 89-të të tubimit

August 28, 2026
Përpjekjet për president konsensual, Mustafa pesimist për marrëveshje
TOP Momenti

Përpjekjet për president konsensual, Mustafa pesimist për marrëveshje

August 28, 2026
“Këndi i Debatit”- 27.08.2026
TOP Momenti

“Këndi i Debatit”- 27.08.2026

August 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?