By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Policia sekuestron mbi 5.500 boksa cigare të kontrabanduara në Bërnjak
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Policia sekuestron mbi 5.500 boksa cigare të kontrabanduara në Bërnjak
Lajme

Policia sekuestron mbi 5.500 boksa cigare të kontrabanduara në Bërnjak

Momenti
Published: July 25, 2026

Policia e Kosovës ka sekuestruar 5.550 boksa cigare të dyshuara si të kontrabanduara gjatë një operacioni të zhvilluar në zonën kufitare të Bërnjakut, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.

Sipas njoftimit të Policisë, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Veri kishte pranuar informacione për dyshime mbi kontrabandimin e mallrave në këtë zonë, çka çoi në ndërmarrjen e veprimeve operative në terren.

Gjatë operacionit, zyrtarët policorë lokalizuan një automjet të tipit Audi me targa të huaja, i ndaluar dhe pa drejtues, i cili dyshohet se përdorej për kontrabandë.

Your browser does not support the video tag.

Më pas, gjatë kontrollit të një objekti dhe zonës përreth, policia gjeti dhe sekuestroi 5.550 boksa cigaresh të markave të ndryshme, si dhe 19 paketa cigaresh të tjera që dyshohet se ishin futur në mënyrë të kundërligjshme në Kosovë.

Lidhur me rastin, një person është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit dhe, pas përfundimit të intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.

Gjatë të njëjtit operacion, policia ndaloi edhe një kamion me targa të huaja, i cili transportonte materiale metalike, ndërsa drejtuesi nuk posedonte dokumentacionin përkatës për ngarkesën.

Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, Dogana e Kosovës ka sekuestruar mallrat dhe të dy automjetet për procedura të mëtejshme, ndërsa rasti i është kaluar këtij institucioni për trajtim.

source

You Might Also Like

Moti në fundjavë, diell dhe temperatura deri në 31 gradë Celsius
U përmend në një intervistë si i dyshuar për krime lufte, inicion rast në Polici për kanosje
Zulfaj takohet me përfaqësuesen e BE-së, diskutohen reformat dhe procesi i integrimit evropian
Përshkallëzohen sulmet Rusi-Ukrainë, mbi 20 të vrarë në goditjet e fundit
Shkarkohet Karim Khan, prokurori që ngriti urdhërarrest ndaj Putinit

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Zelensky konfirmon vizitën në SHBA, do të zhvillojë takim me Trump
Lajme

Zelensky konfirmon vizitën në SHBA, do të zhvillojë takim me Trump

July 25, 2026
Një e katërta e lumenjve në Francë janë tharë nga thatësira dhe i nxehti ekstrem
Lajme

Një e katërta e lumenjve në Francë janë tharë nga thatësira dhe i nxehti ekstrem

July 25, 2026
Një muaj pas tërmeteve në Venezuelë, mijëra familje ende kërkojnë të zhdukurit
Lajme

Një muaj pas tërmeteve në Venezuelë, mijëra familje ende kërkojnë të zhdukurit

July 25, 2026
KPK-ja ofron përkrahje të plotë institucionale për Kryeprokurorin e Shtetit
Lajme

KPK-ja ofron përkrahje të plotë institucionale për Kryeprokurorin e Shtetit

July 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?