By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Simiqi e paraqet zbatimin e ligjit si “dëbim të serbëve”, ndonëse aksioni në Ujman u parapri nga kërkesa për dëshmi pronësie
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Simiqi e paraqet zbatimin e ligjit si “dëbim të serbëve”, ndonëse aksioni në Ujman u parapri nga kërkesa për dëshmi pronësie
TOP Momenti

Simiqi e paraqet zbatimin e ligjit si “dëbim të serbëve”, ndonëse aksioni në Ujman u parapri nga kërkesa për dëshmi pronësie

Momenti
Published: July 22, 2026

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, e ka cilësuar aksionin e institucioneve të Kosovës për rrënimin e objekteve pa leje pranë Liqenit të Ujmanit si vazhdim të “dëbimit të serbëve nga Kosova”, ndonëse procesi ishte pjesë e zbatimit të procedurave ligjore.

Në një intervistë për televizionin serb Pink, Simiq pretendoi se rrënimi i objekteve dëshmon se kryeministri Albin Kurti po vazhdon, sipas tij, “progonin e serbëve”, duke e paraqitur aksionin administrativ si një veprim me prapavijë etnike.

Your browser does not support the video tag.

“Rrënimi i djeshëm i objekteve serbe në Gazivodë tregon se Albin Kurti po vazhdon dëbimin e serbëve nga Kosova sipas një recete të provuar”, deklaroi ai.

Simiq akuzoi gjithashtu bashkësinë ndërkombëtare se po hesht përballë, sipas tij, shkeljes së të drejtave të serbëve.

Ai pretendoi se nuk ka ekzistuar procedurë ligjore për rrënimin e objekteve dhe se pronarët kishin dorëzuar kërkesa në gjykatë për përcaktimin e statusit pronësor.

Ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër-Lepenc”, e cila administron zonën e Liqenit të Ujmanit, u ka drejtuar një kërkesë zyrtare banorëve të zonës kadastrale, duke u lënë afat shtatëditor për të dorëzuar dokumentacionin që dëshmonte pronësinë mbi tokat dhe objektet e tyre.

Sipas njoftimit, qëllimi ishte verifikimi i statusit juridik të pronave dhe evidentimi i objekteve të ndërtuara në territorin që administrohet nga ndërmarrja.

Vetëm pas përfundimit të këtij procesi institucionet ndërmorën veprimet për largimin e objekteve që konsiderohen të ndërtuara pa bazë ligjore.

Pavarësisht kësaj procedure, Simiq e interpretoi aksionin si pjesë të një politike të synuar kundër serbëve.

“Qëllimi i tij është dëbimi i serbëve. Ai është i gatshëm të shkojë deri në fund”, deklaroi ai, duke shtuar se “qëllimi është që Serbia, me çdo kusht, të tërhiqet në një konflikt”.

Ai pretendoi gjithashtu se “Kurti i trajton serbët si pengje” dhe se incidentet ndaj serbëve “nuk janë të rastësishme, por pjesë e një plani më të gjerë”.

Megjithatë, rrënimi i ndërtimeve pa leje nuk është praktikë e re në Kosovë dhe nuk është zbatuar vetëm në veri të vendit.

Institucionet kanë ndërmarrë aksione të ngjashme edhe në zona të tjera, përfshirë Batllavën, Prevallën, Rugovën, Sibovcin dhe rajone të tjera me interes të veçantë, ku janë larguar ose ndaluar ndërtime pa leje, pavarësisht përkatësisë etnike të pronarëve.

Në rastin e Ujmanit, autoritetet e Kosovës kanë theksuar se bëhet fjalë për zbatim të legjislacionit në fuqi dhe mbrojtje të një zone me rëndësi strategjike e ekologjike, ndërsa pretendimet se aksioni përbën “dëbim të serbëve” nuk mbështeten në natyrën administrative dhe ligjore të procesit./Telegrafi.

You Might Also Like

Përplasje në studio, panelisti Mustafë Kadriaj mësyn drejt Nexhmedin Spahiut – ndërpritet transmetimi
“A na jep këto çika për një natë?” – Dëshmitaret rrëfejnë si nisi konflikti që përfundoi me plagosjen e tre personave
Seanca konstituive pritet në javën e parë të gushtit, a do të arrijnë partitë marrëveshje?
Mickoski: Në dy vite janë paguar mbi 15 miliardë denarë subvencione për bujqit
Apeli i Policisë në Shqipëri: Mos dilni në det, pritet përkeqësim i motit

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Hamza: PDK s’ka votë për presidentin pa një marrëveshje politike
TOP Momenti

Hamza: PDK s’ka votë për presidentin pa një marrëveshje politike

July 23, 2026
Kryqi i Kuq hap llogari për donacione, kërkon mbështetje për banorët e Gostivarit
TOP Momenti

Kryqi i Kuq hap llogari për donacione, kërkon mbështetje për banorët e Gostivarit

July 23, 2026
Hamza për Thaçin e Veselin: Nuk e di nëse do të kthehen në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë
TOP Momenti

Hamza për Thaçin e Veselin: Nuk e di nëse do të kthehen në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë

July 23, 2026
IKSHPK: Gjatë këtij viti dy të vdekur e 21 raste të reja me HIV/AIDS
TOP Momenti

IKSHPK: Gjatë këtij viti dy të vdekur e 21 raste të reja me HIV/AIDS

July 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?