By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Mbi 30 persona të lënduar nga stuhia në Shkup
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Mbi 30 persona të lënduar nga stuhia në Shkup
TOP Momenti

Mbi 30 persona të lënduar nga stuhia në Shkup

Momenti
Published: July 22, 2026

Mbi 30 persona pësuan lëndime nga pemët dhe gjësendet e rëna dje nga stuhia në Shkup dhe të njëjtit kanë kërkuar ndihme mjekësore në qendrat spitalore në kryeqytet.

Në Klinikën Universitare “Shën Naumi i Ohrit” janë paraqitur 11 persona prej të cilëve 9 janë mjekuar në mënyrë ambulatore, një i është nënshtruar operacionit dhe një turist është hospitalizuar.

Your browser does not support the video tag.

“Në spitalin tonë nga fillimi i motit të ligë janë paraqitur 22 pacientë, dy janë pranuar në trajtim spitalor, të tjerët janë trajtuar në formë poliklinike me lëndime më të lehtë. Prej atyre dyve, njëri pacient është operuar me thyere në pjesën e shuplakës, tjetri pacient i lënduar është turist që u lëndua nga rënia e një peme, që është me lëndime në pjesën e legenit, por nuk kishte nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, por kishte trajtim jo operativ”, tha Nebojsha Nastov.

Drejtori i Klinikës për Anestezi, Reanimacion dhe Mjekim Intensiv (KARIL), Igor Merxhanovski, në një deklaratë për MIA-n tha se një paciente me lëndim në kokë dhe frakturë të kërcirit të djathtë është mbajtur për trajtim të mëtejshëm në Klinikën e Neurokirurgjisë.
Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi për pacientët e lënduar dhe dëmet nëpër spitale, për të cilat tha se po sanohen.

“Në Qendrën Klinike Nënë Tereza, gjegjësisht TOARILUC, kanë ardhur 11 persona nga moti i ligë, tre janë me thyerje më serioze dhe trajtohen në mënyrë të duhur në klinikë. Po përcjellim dëmet në shtëpitë e shëndetit. Në Qendrën Klinike ka rënë pemë, por nuk ka të lënduar, në spitalin psikiatrik në Bardovcë njëjtë pa të lënduar, ku ishte ndalur për disa orë edhe rryma, por u rikthye”, tha Sasho Klekovski.

Pacientët kishin prerje dhe mavijosje, por ndodheshin në gjendje stabile. Njëri prej tyre u lëndua nga rrëzimi i një peme dhe degëve, një tjetër nga një llamarinë që ra nga çatia, ndërsa i treti nga tjegullat e rrëzuara, njoftojnë menaxherët e klinikave.

You Might Also Like

Përplasje në studio, panelisti Mustafë Kadriaj mësyn drejt Nexhmedin Spahiut – ndërpritet transmetimi
“A na jep këto çika për një natë?” – Dëshmitaret rrëfejnë si nisi konflikti që përfundoi me plagosjen e tre personave
Seanca konstituive pritet në javën e parë të gushtit, a do të arrijnë partitë marrëveshje?
Mickoski: Në dy vite janë paguar mbi 15 miliardë denarë subvencione për bujqit
Apeli i Policisë në Shqipëri: Mos dilni në det, pritet përkeqësim i motit

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Hamza: PDK s’ka votë për presidentin pa një marrëveshje politike
TOP Momenti

Hamza: PDK s’ka votë për presidentin pa një marrëveshje politike

July 23, 2026
Kryqi i Kuq hap llogari për donacione, kërkon mbështetje për banorët e Gostivarit
TOP Momenti

Kryqi i Kuq hap llogari për donacione, kërkon mbështetje për banorët e Gostivarit

July 23, 2026
Hamza për Thaçin e Veselin: Nuk e di nëse do të kthehen në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë
TOP Momenti

Hamza për Thaçin e Veselin: Nuk e di nëse do të kthehen në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë

July 23, 2026
IKSHPK: Gjatë këtij viti dy të vdekur e 21 raste të reja me HIV/AIDS
TOP Momenti

IKSHPK: Gjatë këtij viti dy të vdekur e 21 raste të reja me HIV/AIDS

July 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?