By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Analistët diskutojnë skenarët për zhbllokimin e situatës politike në Kosovë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Analistët diskutojnë skenarët për zhbllokimin e situatës politike në Kosovë
TOP Momenti

Analistët diskutojnë skenarët për zhbllokimin e situatës politike në Kosovë

Momenti
Published: July 20, 2026

Analisti politik Imer Mushkolaj ka vlerësuar se thirrja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës mund të shtyhet deri në afatin e fundit kushtetues, me pritjen që ndërkohë të ketë zhvillime që do ta zhbllokojnë situatën politike, veçanërisht brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Sipas Mushkolajt, zhvillimet e fundit në LDK dhe negociatat e nisura mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, janë të lidhura drejtpërdrejt me procesin e formimit të institucioneve të reja.

Your browser does not support the video tag.

“Seanca konstituive mund të thirret kurdo, por ushtruesja e detyrës së presidentes ka paralajmëruar se do ta thërrasë në gusht. Kjo i bie se do të pritet deri në afatin kushtetues, me logjikën që deri atëherë do të zgjidhet gjithçka që po ndodh brenda LDK-së”, ka deklaruar Mushkolaj në Debat Plus në RTV Dukagjini.

Ai ka thënë se aktualisht nuk sheh alternativa të tjera për krijimin e institucioneve, pasi PDK-ja ka bërë të ditur se do të mbetet në opozitë, ndërsa Aleanca ka paraqitur kushtet e saj.

Your browser does not support the video tag.

“Në fund, gjithçka po sillet rreth mundësisë që institucionet të krijohen me ndihmën e LDK-së. Por pyetja është se me cilën LDK do të negociohet, duke pasur parasysh zhvillimet e brendshme në parti”, është shprehur ai.

Mushkolaj ka theksuar se vendimet që do të merren në Kuvendin e LDK-së mund të jenë përcaktuese jo vetëm për të ardhmen e kësaj partie, por edhe për procesin e formimit të institucioneve të reja.

Ai e ka cilësuar të drejtë vendimin e Lumir Abdixhikut për t’u tërhequr nga negociatat me Albin Kurtin, duke argumentuar se kryetari i LDK-së nuk mund të zhvillojë bisedime në emër të partisë në një kohë kur përballet me një proces të brendshëm sfidues.

“Nuk mund të shkosh të negociosh në emër të partisë kur ke probleme të mëdha brenda saj, kur janë dorëzuar nënshkrime dhe pritet një Kuvend ku do të votohet besimi ndaj teje. Ka bërë mirë që është tërhequr, përndryshe do të ishte një kokëfortësi politike”, ka deklaruar Mushkolaj.

Ndërkohë, analisti politik Ylli Hoxha ka vlerësuar se, pavarësisht deklarimeve të partive, në fund mund të jetë i nevojshëm një kompromis politik për formimin e institucioneve.

Sipas tij, nëse nuk arrihet një marrëveshje, vendi mund të përballet sërish me zgjedhje, ndërsa asnjëra nga partitë politike nuk do të ishte e interesuar për një proces të ri zgjedhor për shkak të rrezikut të rritjes së abstenimit.

Hoxha ka ngritur edhe mundësinë që shtyrja e konstituimit të Kuvendit të lidhet me zhvillimet e pritshme politike dhe kohën e vendimeve të Gjykatës Speciale.

Ai ka thënë se periudha deri në muajt e ardhshëm mund të lërë hapësirë për negociata të reja dhe për një kompromis të mundshëm ndërmjet subjekteve politike.

Ndërsa analisti Astrit Gashi ka deklaruar se, sipas tij, kryeministri në detyrë Albin Kurti mund të jetë duke llogaritur në një LDK të dobësuar nga zhvillimet e brendshme për të arritur një marrëveshje.

Gashi ka thënë se nuk është e qartë se çfarë oferte konkrete i është bërë LDK-së nga Lëvizja Vetëvendosje, duke theksuar se, sipas asaj që është bërë publike, oferta lidhet me poste ministrore dhe pozitën e kryetarit të Kuvendit.

“Unë nuk besoj se ka pasur një ofertë të qartë dhe të konfirmuar nga LDK-ja. Ajo që Vetëvendosje thotë është se ka ofruar poste ministrore dhe kryetarin e Kuvendit”, ka deklaruar Gashi.

Sipas tij, situata politike mbetet e hapur dhe zhvillimet e ardhshme brenda LDK-së mund të ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën se si do të zhvillohen negociatat për formimin e institucioneve./Telegrafi/

– YouTube youtu.be

You Might Also Like

​Policia mbështeti aksionin për rrënimin e vilave ilegale në Ujman, s’pati telashe
Qeveria emëron Perinskin u.d. Drejtor të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore
Caktohet masa e paraburgimit për tre të dyshuarit për ndotjen e ujit në Gositvar
Aksdient trafiku në Koçan, humb jetën një çiklist
BDI kërkon hetim të plotë për ndotjen e ujit në Gostivar: Shëndeti i qytetarëve mbi të gjitha

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Dyshohet se lejoi importin e biocideve dhe pesticideve të ndaluara, arrestohet një person në Prishtinë
TOP Momenti

Dyshohet se lejoi importin e biocideve dhe pesticideve të ndaluara, arrestohet një person në Prishtinë

July 21, 2026
Qeveria shpall gjendje krize në Gostivar
TOP Momenti

Qeveria shpall gjendje krize në Gostivar

July 21, 2026
​“Duart larg nga pronat e Universitetit të Prishtinës”, Hajrullahu kërkon lirimin e objektit në Mitrovicën e Veriut
TOP Momenti

​“Duart larg nga pronat e Universitetit të Prishtinës”, Hajrullahu kërkon lirimin e objektit në Mitrovicën e Veriut

July 21, 2026
Filipçe: Autoritetet duhet të përgjigjen se çfarë është ky ujë teknik dhe nga e marrin atë restorantet në Gostivar
TOP Momenti

Filipçe: Autoritetet duhet të përgjigjen se çfarë është ky ujë teknik dhe nga e marrin atë restorantet në Gostivar

July 21, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?