Presidenti i nderit i FC Prishtina, Remzi Ejupi, në një postim që e bëri sot në rrjetet sociale, e lartësoi figurën e Granit Xhakës, të cilin e konsideroi një ambasador të shqiptarëve në Botëror, një krenari dhe një gur të çmuar që duhet ruajtur me kujdes.
E lëvdatat që i drejtoi ish-presidenti i suksesshëm i FC Prishtinës në drejtim të përfaqësuesit të Zvicrës, ia kanë mbushur zemrën babait të Granitit, Ragip Xhaka.
Ky i fundit ka komentuar në postimin e Ejupit, për të cilin kishte fjalë të mëdha.
Babai i Granitit dhe Taulantit e ka konsideruar Ejupin mik të çmuar të familjes Xhaka, duke e falënderuar për mbështetjen e pandalur që ia dha kësaj familjeje, si në kohë të mira, ashtu edhe në të vështira.
Ragip Xhaka u shpreh mirënjohës përjetë ndaj Remzi Ejupit.
Më poshtë mund ta lexoni komentin e Xhakës senior në postimin e Ejupit në rrjetet sociale.


