By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Do të ballafaqohen me ne” – Bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit i zemëruar me dëmtimin e kompleksit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Do të ballafaqohen me ne” – Bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit i zemëruar me dëmtimin e kompleksit
TOP Momenti

“Do të ballafaqohen me ne” – Bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit i zemëruar me dëmtimin e kompleksit

Momenti
Published: July 8, 2026

Është vendi në të cilin ruhet historia e heroit të kombit, Zahir Pajaziti.

Vizitorë të shumtë vijnë çdo vit në këtë vend të Orllan të Podujevës.

Por muaj më parë dikush duket se hyri brenda me një qëllim tjetër.

Your browser does not support the video tag.

Kjo pasi objekti i cili gjendet prapa kullës së Zahir Pajazitit pësoi disa dëmtime në tavan dhe në korridore.

Sipas një njoftimi të lëshuar nga policia, rasti dyshohet të ketë ndodhur mes 30 majit dhe 30 qershorit.

Megjithatë, për dëmtimet në kompleks, ata u njoftuan tek të hënën më 6 qershor, nga drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale (AMMKM), Imer Hakaj.

Këtë e konfirmoi vetë Hakaj në një përgjigje me shkrim për televizionin.

“Ju njoftoj se, pas pranimit të raportit lidhur me dëmtimet në Kompleksin Memorial “Kulla e Zahir Pajazitit” në Orllan, në cilësinë e Drejtorit Ekzekutiv, më datë 06.07.2026, kam paraqitur kërkesë për inicimin e hetimeve në Policinë e Kosovës, përkatësisht në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë dhe Stacionin Policor në Podujevë”, u shpreh Imer Hakaj drejtor i AMMKM-së

Prandaj, edhe prokuroria është angazhuar tashmë në hetimin e dëmtimeve të shkaktuara në kompleks.

E për t’i parë dëmtimet nga afër, në Orllan të Podujevës erdhi sot edhe bashkëluftëtari i Zahir Pajzitit, Avni Ajeti, i cili e viziton rregullisht kompleksin.

“Me bo me qëllu , se ndonjëherë mundem me dal edhe na për vizitë e më qëllu në ata njerëz ata duhet më ditë që ballafaqohen keq me neve me secilin ushtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sepse nuk lejojmë më u prek memorialet dhe figurat e heronjve të popullit. Kjo jo si një mesazh kërcënues por na ka prekur thellë në shpirt”, u shpreh ai.

Ajeti pret që të merren me shumë masa sigurie që të mos ndodhin raste të tilla.

“Normalisht masa më shumë por edhe mirëmbajtje më të mirë sepse qytetarët vec po shihet se e vizitojnë, unë nuk e di a marrin mjete për mirëmbajtje apo jo. Por ëktu ish dashtë më u mirëmbajt më mirë dhe siguria më qenë më në nivel”, tha bashkëlufetari i Zahir Pajazitit.

Edhe vizitorë të tjerë, i konsiderojnë të dhimbshme dëmtimet që iu shkaktuan kompleksit.

Për rastin ka reaguar edhe ministri në detyrë i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Clirimtare, Andin Hoti, i cili ka thënë që dëmtimi i komplekseve memoriale të dëshmorëve dhe heronjve të Kosovës nuk është thjesht vandalizëm, por është sulm ndaj kujtesës sonë kolektive.

source

You Might Also Like

Ndërron jetë Dr. Daut Dauti – historiani, gazetari dhe studiuesi i njohur shqiptar
Kryesia e LDK-së miraton marrëveshjen me LVV-në, mbështet Bekim Sejdiun për president
Një i vdekur dhe tre të lënduar në një aksident në rrugën Kërçovë – Makedonski Brod
Keqpërdorimet në BKS – hetohen edhe 21 persona të tjerë, ngrihen 35 prona dhe llogari bankare
Dogana ndalon produkte medicinale për dobësim, malli ishte deklaruar si material kimik

LEXO GJITHASHTU

LDK: Kryesia me unanimitet mbështeti nominimin e Bekim Sejdiut, Grupi Parlamentar ta votojë
LDK: Kryesia me unanimitet mbështeti nominimin e Bekim Sejdiut, Grupi Parlamentar ta votojë
Lajme
Zgjerohen hetimet ndaj 21 personave në rastin e keqpërdorimeve në BSK që nisi në janar
Zgjerohen hetimet ndaj 21 personave në rastin e keqpërdorimeve në BSK që nisi në janar
Lajme
Imri Ahmeti: Do të duhej të njoftohej partia para publikimit të emrit për president, Abdixhiku e bëri të kundërtën
Imri Ahmeti: Do të duhej të njoftohej partia para publikimit të emrit për president, Abdixhiku e bëri të kundërtën
Lajme
Burrat në Zvicër fitojnë 640 franga më shumë në muaj se gratë
Burrat në Zvicër fitojnë 640 franga më shumë në muaj se gratë
Lajme
Arrestohet në Prizren i dënuari me 4 vite burgim për narkotik, dërgohet në burg
Arrestohet në Prizren i dënuari me 4 vite burgim për narkotik, dërgohet në burg
Lajme

You Might Also Like

Janevska për mbylljen e shkollave: Filloristët duhet të kërkojnë motra dhe vëllezër
TOP Momenti

Janevska për mbylljen e shkollave: Filloristët duhet të kërkojnë motra dhe vëllezër

September 1, 2026
Ambasadori australian i dorëzon letrat kredenciale Haxhiut
TOP Momenti

Ambasadori australian i dorëzon letrat kredenciale Haxhiut

September 1, 2026
Incidenti me thika në Çair, Toshkovski: Duhet reflektim nga prindërit dhe institucionet
TOP Momenti

Incidenti me thika në Çair, Toshkovski: Duhet reflektim nga prindërit dhe institucionet

September 1, 2026
Bulliqi i reagon Përparim Ramës: I gjithë fjalimi ishte politik
TOP Momenti

Bulliqi i reagon Përparim Ramës: I gjithë fjalimi ishte politik

September 1, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?