By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kërkohet hetim për posterët me gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve në Serbi
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kërkohet hetim për posterët me gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve në Serbi
TOP Momenti

Kërkohet hetim për posterët me gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve në Serbi

Momenti
Published: July 6, 2026

Pas shfaqjes së posterëve me gjuhë urrejtjeje kundër shqiptarëve në Krushevc, reaguan Avokati i Popullit dhe një pjesë e opozitës në Serbi, duke kërkuar identifikimin dhe ndjekjen penale të përgjegjësve.

Avokati i Popullit në Serbi, Zoran Pashalliq, u ka bërë thirrje organeve kompetente që urgjentisht të hetojnë vendosjen e posterëve me mesazhe urrejtjeje në Krushevc, të drejtuara kundër pjesëtarëve të komunitetit shqiptar, si dhe të identifikojnë dhe ndjekin penalisht përgjegjësit.

Sipas njoftimit, Pashalliq kërkoi që institucionet të ndërmarrin të gjitha masat për të parandaluar përsëritjen e incidenteve të ngjashme, duke theksuar se shteti ka detyrimin të mbrojë të drejtat e të gjitha pakicave kombëtare dhe të reagojë ndaj çdo forme diskriminimi, gjuhe të urrejtjes dhe nxitjeje të urrejtjes etnike.

Your browser does not support the video tag.

Sipas tij, mesazhe të tilla cenojnë sigurinë e qytetarëve, dëmtojnë besimin ndëretnik dhe nuk kanë vend në një shoqëri demokratike të bazuar në të drejtat e njeriut, barazinë dhe sundimin e ligjit.

Ai u bëri thirrje qytetarëve, institucioneve, mediave dhe zyrtarëve publikë që të kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie ku dallimet respektohen dhe mosmarrëveshjet zgjidhen përmes dialogut, e jo përmes urrejtjes dhe diskriminimit.

Posterët u shfaqën para një furre buke në Krushevc, pronarët e së cilës janë shqiptarë.

Në to, qytetarët ftoheshin të “kujtojnë Gazimestanin” dhe të mos blejnë në dyqanet e shqiptarëve.

Reagoi edhe juristja dhe ish-komisionerja për mbrojtjen e barazisë, Brankica Jankoviq, e cila, në një prononcim për N1, vlerësoi se posterët meritojnë dënim të gjerë shoqëror, pasi gjuha e urrejtjes po bëhet gjithnjë e më e pranueshme në shoqëri.

Sipas saj, bëhet fjalë për gjuhë të qartë urrejtjeje me qëllim frikësimin e pjesëtarëve të pakicës kombëtare shqiptare dhe nxitjen e ndarjeve në shoqëri.

Ajo paralajmëroi se retorika e tillë krijon armiq të rinj dhe lë pasoja afatgjata në marrëdhëniet ndëretnike.

Reagimi i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë: Të ndalet nxitja e urrejtjes ndaj shqiptarëve në Krushevc

Partia opozitare proevropiane, Lëvizja e Qytetarëve të Lirë, dënoi ashpër vendosjen e posterëve, duke vlerësuar se ato përbëjnë një shënjestrim të hapur të qytetarëve vetëm për shkak të përkatësisë së tyre kombëtare.

Sipas kësaj partie, është veçanërisht shqetësuese që posterët janë vendosur pikërisht para një furre buke në pronësi të një familjeje shqiptare, duke i ekspozuar pronarët ndaj presionit, frikësimit dhe rrezikut të dhunës.

Lëvizja kërkoi nga policia dhe prokuroria që të identifikojnë autorët e posterëve dhe të hetojnë nëse në këtë rast ekzistojnë elemente të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare.

Ajo paralajmëroi se heshtja e institucioneve vetëm sa i inkurajon autorët e akteve të tilla.

Në reagim theksohet se përgjegjësia penale është individuale dhe se askush nuk duhet të jetë objekt diskriminimi për shkak të emrit ose përkatësisë etnike.

Sipas Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë, Serbia duhet të jetë një shtet ku qytetarët vlerësohen sipas veprave të tyre, e jo sipas kombësisë./RTK

source

You Might Also Like

“Jemi në falimentim”, Asociacioni i Komunave sot mban protestë në Prishtinë
Moti në Shqipëri, prezencë e lartë e grimcave të rërës dhe pluhurit në ajër
Zjarri në Rrugën B, pamje nga vendi i ngjarjes
Mot me diell dhe vranët, në disa zona edhe reshje shiu
“Ftesa e Përparim Ramës ishte politike”, Halil Thaçi thotë se Obiliqi e ka bërë zgjidhjen për mbeturinat

LEXO GJITHASHTU

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
Lajme
Rusi kreu vrasjen e trefishtë në Mal të Zi, më pas vrau veten pas rrethimit nga policia
Rusi kreu vrasjen e trefishtë në Mal të Zi, më pas vrau veten pas rrethimit nga policia
Lajme
Shqipëria, një “fshat i madh”, vetëm 6 bashki klasifikohen si “qytet”
Shqipëria, një “fshat i madh”, vetëm 6 bashki klasifikohen si “qytet”
Lajme
Shkollat hapin dyert: Nga sot nis viti i ri shkollor
Shkollat hapin dyert: Nga sot nis viti i ri shkollor
Lajme
“Çfarë pyetjeje idiote” – Trump përjashton përdorimin e armëve bërthamore ndaj Iranit
“Çfarë pyetjeje idiote” – Trump përjashton përdorimin e armëve bërthamore ndaj Iranit
Lajme

You Might Also Like

Analistët për Sejdiun: Marrëveshje e mirë, por votat mbeten sfidë
TOP Momenti

Analistët për Sejdiun: Marrëveshje e mirë, por votat mbeten sfidë

September 1, 2026
Modi thirrje Putinit t’i japë fund luftës në Ukrainë
TOP Momenti

Modi thirrje Putinit t’i japë fund luftës në Ukrainë

September 1, 2026
Ushqyerja dhe koha e vakteve mund të ndikojnë në rrezikun e demencës
TOP Momenti

Ushqyerja dhe koha e vakteve mund të ndikojnë në rrezikun e demencës

September 1, 2026
Pas vapës ekstreme, ekspertët klimatikë: Evropa të përgatitet për reshje të mëdha në shtator
TOP Momenti

Pas vapës ekstreme, ekspertët klimatikë: Evropa të përgatitet për reshje të mëdha në shtator

September 1, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?