By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Një ecje mes krismave të armëve, alpeve dhe lumit – dhe një tjetër…
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Një ecje mes krismave të armëve, alpeve dhe lumit – dhe një tjetër…
TOP Momenti

Një ecje mes krismave të armëve, alpeve dhe lumit – dhe një tjetër…

Momenti
Published: July 6, 2026

Shënime nga ecjet në Zvicër (3).

1.

Your browser does not support the video tag.

Njerëzit e parë që bien në sy pak pas stacionit të trenit në Nesslau në trevën e Toggenburg në Zvicrën lindore – janë ushtarë. Duket se ruajnë një objekt. Shtegu, i cili do të marrë fund në fshatin Wildhaus pas gati 8 orë ecjeje (!) dhe 20 kilometra të kalura, fillon e vazhdon pranë lumit të bukur Thur. Pas pak shfaqet një ujëvarë dhe uji shfrytëzohet për një punë të mençur: për prodhimin e energjisë elektrike.

Fshati tjetër quhet Stein dhe shtrihet mes trevës së Alpsteinit, vargmaleve Churfirsten dhe malit Speer. Më 1905 këtu u hap një fabrikë e skive dhe rajoni u bë i njohur me skiatorë. Bujqësia, zejtaria dhe turizmi janë degët më të rëndësishme të ekonomisë. Kështu, fshat pas fshati, i afrohem alpeve të Säntis dhe pjesës veriore të Toggenburgut të epërm. Një pjesë e madhe e terrenit këtu është e bllokuar nga ushtria, e cila ushtron me lloj-lloj armësh, prej mortajave deri te mitralozët. Dy ushtarë thonë: “Mos e lësho rrugën, përndryshe s’ka problem. Mos u shqetëso nga ushtima e armëve”. Ok.

Your browser does not support the video tag.

Të shtënat e pandërprera krijojnë një atmosferë lufte (ose së paku simulim lufte). Pas një ore ecjeje, edhe kjo përvojë merr fund dhe fshati Wildhaus nuk duket aq larg. Në orën 16:34 autobusi dykatësh i postës zvicerane startoi drejt Nesslaut, aty ku kisha zbritur në mëngjes.

Disa të dhëna për rajonin: Kantoni i St. Gallen shtrihet në një sipërfaqe prej 2052 km² dhe ka 504’686 banorë. 30,6 për qind e territorit është e mbuluar nga pyjet. Kantoni ka 95 liqene. Ky rajon karakterizohet nga maja mbresëlënëse malore si Ringelspitz, që arrin lartësinë 3247 metra, dhe Säntis me 2502 metra. Në këtë zonë është i pranishëm gjeli i egër, një shpend i rrallë që mund të rritet deri në një metër gjatësi dhe trembet lehtë. Mbarë kantoni ka 4394 kilometra shtigje për ecje. Këtë rrjet e mirëmban shoqata St. Galler Wanderwege me ndihmën e 150 vullnetarëve të përkushtuar. Çdo vit, ata investojnë energji të konsiderueshme duke zëvendësuar rreth 200 tabela orientuese dhe duke përdorur deri në 100 kilogramë bojë për të rifreskuar markimet që udhëzojnë alpinistët.

2.

Ecja e radhës mund të përmblidhet me këtë titull: mund të ishte në Toscanë, por është afër Zürichut. Andelfingeni është një fshat tipik zviceran. Kur them tipik, nënkuptoj: i bukur. Shumë i bukur! Këtu është ruajtur tradita, gjë që vërehet në arkitekturën e zonës – dominojnë shtëpitë e vjetra, të cilat janë habitshëm të mirëmbajtura. Por në Andelfingen ka depërtuar me kujdes e vëmendje edhe moderniteti.

Lumi Thur i shton hijeshinë fshatit, i cili mund të quhet edhe qytezë. Ura prej druri mbi këtë lumë dëshmon për historinë e gjatë të banimit të Andelfingenit si një pikë kalimi, pikë doganore dhe si qendër rajonale.

Kur nisesh pak pas orës 09:00 nga Andelfingeni drejt Eglisaut, një tjetër fshat i hijshëm, destinacioni duket i largët. Ndonëse terreni është i rrafshët, duhen përshkuar mbi 20 kilometra në këmbë. Megjithatë, kjo rrugë nuk është sfidë, por kënaqësi. Natyra të kujton vende-vende Toscanën e famshme të Italisë: ara të punuara me kujdes, livadhe me një gjelbërim shpërthyes, rrugë fushore që duken të pafundme dhe lisa të gjatë që ngjasojnë me plepat (ndoshta edhe janë të tillë).

Më tej, lumi Thur bashkohet me lumin e Rajnës (Rhein), i cili vjen nga Ujëvara e Rajnës – ujëvara më e fuqishme në Europë dhe një atraksion i madh turistik.

Tani ecja vazhdon përgjatë Rajnës deri në Eglisau, i cili shtrihet mes vreshtave dhe lumit. Ndoshta ky fshat është edhe më i bukur se Andelfingeni. Muzeu i Eglisaut gjendet në një ndërtesë me vlerë të lartë historike. Në këtë shtëpi vreshtarësh të vitit 1670, janë ekspozuar në tre kate dëshmi të historisë së qytezës, administrimit, lundrimit dhe peshkimit.

Në një dhomë të veçantë prezantohet historia e ndërtimit: modele të ndryshme, piktura, gravura, plane dhe fotografi dokumentojnë qartë zhvillimin arkitekturor.

Guvernatori i fundit i Eglisaut, Salomon Landolt, përfaqësohet përmes disa guasheve, akuareleve dhe një pikture në vaj. Në katin nën çati, peshkimi i salmonit, dikur një veprimtari mjaft e rëndësishme, përbën pikën qendrore të koleksionit. Metodat e ndryshme të peshkimit paraqiten përmes pajisjeve, modeleve dhe një videoje. (Rreth 20 kilometra, 5 orë ecje).

You Might Also Like

Vita: Analizat e AUV-së konfirmojnë se produktet tona nuk përmbajnë qumësht pluhur dhe vaj palme
Publikohen rezultatet e Testit të Arritshmërisë: Anglishtja me suksesin më të lartë, Kimia dhe Matematika më të dobëtat
Janevska: MASH mbulon plotësisht shpenzimet e nxënësve që përfaqësojnë Maqedoninë në olimpiadat shkencore
Serwer: Kurti mund të preferojë ta çojë vendin në zgjedhjet e katërta
Katër të lënduar në një aksident mes dy veturave në Novobërdë

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

FSSH-Maqedoni: Kleksanat janë në listën pozitive nga 1 korriku, farmacitë janë të detyruara ta lëshojnë atë me recetë
TOP Momenti

FSSH-Maqedoni: Kleksanat janë në listën pozitive nga 1 korriku, farmacitë janë të detyruara ta lëshojnë atë me recetë

July 6, 2026
Kuzeska: Votimi me postë është një përpjekje e re për manipulim
TOP Momenti

Kuzeska: Votimi me postë është një përpjekje e re për manipulim

July 6, 2026
PTHP-Shkup: Propozohen masa paraprake ndaj tre personave të cilët dhunuan një të mitur
TOP Momenti

PTHP-Shkup: Propozohen masa paraprake ndaj tre personave të cilët dhunuan një të mitur

July 6, 2026
VLEN: Pas pesë vjet zvarritjesh, autostrada Shkup–Bllacë më në fund hyn në fazën e ndërtimit
TOP Momenti

VLEN: Pas pesë vjet zvarritjesh, autostrada Shkup–Bllacë më në fund hyn në fazën e ndërtimit

July 6, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?