By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Zjarri në Fier, evakuohen 11 familje – ndalohen dy të dyshuar për zjarrvënie
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Zjarri në Fier, evakuohen 11 familje – ndalohen dy të dyshuar për zjarrvënie
TOP Momenti

Zjarri në Fier, evakuohen 11 familje – ndalohen dy të dyshuar për zjarrvënie

Momenti
Published: July 5, 2026

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë zona të pyllëzuara në Fier, duke detyruar autoritetet të evakuojnë 11 familje nga banesat e tyre për shkak të rrezikut të lartë nga përhapja e flakëve.

Vatra e zjarrit ka nisur pranë vendit të quajtur “Azotiku”, në fshatin Drizë, dhe më pas është përhapur drejt zonës së Qafës së Koshovicës, duke përfshirë sipërfaqe pyjore pranë fshatrave Peshtan i Madh, Peshtan i Vogël, Drizë Myrtezaj dhe Plyg. Era e fortë ka favorizuar përhapjen e zjarrit, duke vështirësuar ndërhyrjen në terren.

Në operacion janë angazhuar forcat zjarrfikëse, helikopterë të Forcave të Armatosura, dhjetëra efektivë të Policisë së Fierit, Forcat e Posaçme “Shqiponja”, Policia Rrugore, Forca Kombëtare e Sigurisë dhe Njësia Fier. Në gatishmëri ndodhet edhe ekipi i urgjencës së spitalit.

Your browser does not support the video tag.

Policia ka bllokuar qarkullimin e mjeteve në segmentin rrugor “Qafa e Koshovicës–Cakran” në të dy drejtimet dhe po asiston shërbimet zjarrfikëse në transportimin e pajisjeve në zonat me terren të vështirë.

Sipas autoriteteve, deri më tani nuk është raportuar asnjë rast asfiksie apo lëndimi të banorëve. Gjithashtu, është bërë e mundur shuarja e flakëve që kishin përfshirë një banesë, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Your browser does not support the video tag.

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë shoqëruar dy persona të dyshuar për shkaktimin e zjarrit. Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Operacioni për izolimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit vijon, me mbështetje edhe nga ajri përmes helikopterëve të Forcave të Armatosura./rtsh.al/

source

You Might Also Like

Parashikimi i motit për këtë javë, i qëndrueshëm dhe me diell
Kosova pëson humbje edhe nga Sllovakia
Koci: Serbia ka shtuar kontrollet ndaj kosovarëve, kujdes – kontrollohen edhe telefonat
Këto shenja tregojnë se atij nuk po i pëlqeni më
Tahiri: Prodhuesit e qumështit në Vushtrri po përballen me krizën më të rëndë

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Raporti i IPK-së shpërfaq probleme të shumta në qendrën e ndalimit në Rahovec
TOP Momenti

Raporti i IPK-së shpërfaq probleme të shumta në qendrën e ndalimit në Rahovec

July 5, 2026
Vdekja e 32-vjeçarit në Burgun e Gjilanit, prindërit kërkojnë të dinë shkakun e ai mbetet mister tash e dy vite
TOP Momenti

Vdekja e 32-vjeçarit në Burgun e Gjilanit, prindërit kërkojnë të dinë shkakun e ai mbetet mister tash e dy vite

July 5, 2026
Mbi 4 mijë foshnja të testuara, skriningu neonatal zgjerohet në Kosovë
TOP Momenti

Mbi 4 mijë foshnja të testuara, skriningu neonatal zgjerohet në Kosovë

July 5, 2026
“Livadhet e Fasules” në Serbi, lokacion i dyshuar për varrezë masive
TOP Momenti

“Livadhet e Fasules” në Serbi, lokacion i dyshuar për varrezë masive

July 5, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?