By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Mot me diell e përshtatshëm për kulturat bujqësore gjatë javës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Mot me diell e përshtatshëm për kulturat bujqësore gjatë javës
TOP Momenti

Mot me diell e përshtatshëm për kulturat bujqësore gjatë javës

Momenti
Published: July 5, 2026

Gjatë javës së ardhshme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme, të cilat do të kushtëzojnë mot kryesisht me diell dhe vranësira të herëpashershme.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se temperaturat do të jenë tipike për muajin korrik, me mëngjese të freskëta dhe ditë të ngrohta.

Gjatë ditës rekomandohet hidratim i rregullt dhe shmangia e ekspozimit të panevojshëm në rrezet e diellit gjatë orëve me intensitet më të lartë të rrezatimit UV.

Your browser does not support the video tag.

Sipas IHK-së, të hënën dhe të martën mundësi për riga lokale shiu kryesisht te izoluara. Në përgjithësi, kushtet meteorologjike do të mbeten të favorshme për zhvillimin e aktiviteteve të përditshme dhe punimeve sezonale në bujqësi.

Të hënën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta. Vranesirat vende-vende mund te sjellin ndonjë rigë lokale. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13°C, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë nga 26 deri në 30°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–5 m/s.

Your browser does not support the video tag.

Ditën e martë parashihet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranesirat gjate ditës , kryesisht pasdite mund te sjellin ndonjë rigë.

Temperaturat minimale do të jenë 10deri në 14°C, ndërsa maksimalet 25 deri në 28°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi dhe perëndimi me shpejtësi 1–6 m/s.

Të mërkurën do të mbajë mot pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 14°C, ndërsa maksimalet 26 deri në 29°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–7 m/s.

Ditën e enjte parashihet mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale do të jenë 10 deri në 13°C, ndërsa maksimalet 24 deri në 27°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi me shpejtësi 1–6 m/s.

Ndërsa, të premten do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 12°C, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë 25 deri në 29°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s

Kushtet agrometeorologjike

Gjatë kësaj jave do të jenë përgjithësisht të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore. Temperaturat e moderuara dhe vlerat relativisht të ulëta gjatë natës do të krijojnë kushte të mira për rritjen dhe zhvillimin e kulturave pranverore, perimeve dhe pemëtarisë. Reshjet e lehta lokale të parashikuara të mërkurën pritet të freskojnë shtresën sipërfaqësore të tokës, megjithëse në shumicën e rajoneve nuk do të jenë të mjaftueshme për të plotësuar nevojat ujore të bimëve. Për këtë arsye, rekomandohet vazhdimi i ujitjes, sidomos në kulturat perimore dhe sipërfaqet e mbjella në toka me kapacitet më të ulët për mbajtjen e lagështisë.

Në shumë rajone të Kosovës kanë filluar korrje-shirjet e grurit. Kushtet e motit gjatë javës do të jenë kryesisht të përshtatshme për zhvillimin e këtyre punimeve, me ndërprerje të mundshme vetëm lokalisht të mërkurën, për shkak të rigave të shkurtra të shiut.

Kushtet biometeorologjike

Kushtet biometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme për shumicën e popullsisë. Temperaturat e këndshme gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes, si dhe mungesa e vapës ekstreme, do të ndikojnë pozitivisht në mirëqenien e qytetarëve. Personat me sëmundje kronike pritet të kenë më pak shqetësime krahasuar me periudhat me temperatura të larta. Gjatë ditës rekomandohet hidratim i rregullt dhe shmangia e ekspozimit të panevojshëm në rrezet e diellit gjatë orëve me intensitet më të lartë të rrezatimit UV.

source

You Might Also Like

Parashikimi i motit për këtë javë, i qëndrueshëm dhe me diell
Kosova pëson humbje edhe nga Sllovakia
Koci: Serbia ka shtuar kontrollet ndaj kosovarëve, kujdes – kontrollohen edhe telefonat
Këto shenja tregojnë se atij nuk po i pëlqeni më
Tahiri: Prodhuesit e qumështit në Vushtrri po përballen me krizën më të rëndë

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Raporti i IPK-së shpërfaq probleme të shumta në qendrën e ndalimit në Rahovec
TOP Momenti

Raporti i IPK-së shpërfaq probleme të shumta në qendrën e ndalimit në Rahovec

July 5, 2026
Vdekja e 32-vjeçarit në Burgun e Gjilanit, prindërit kërkojnë të dinë shkakun e ai mbetet mister tash e dy vite
TOP Momenti

Vdekja e 32-vjeçarit në Burgun e Gjilanit, prindërit kërkojnë të dinë shkakun e ai mbetet mister tash e dy vite

July 5, 2026
Mbi 4 mijë foshnja të testuara, skriningu neonatal zgjerohet në Kosovë
TOP Momenti

Mbi 4 mijë foshnja të testuara, skriningu neonatal zgjerohet në Kosovë

July 5, 2026
“Livadhet e Fasules” në Serbi, lokacion i dyshuar për varrezë masive
TOP Momenti

“Livadhet e Fasules” në Serbi, lokacion i dyshuar për varrezë masive

July 5, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?