By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: MPB: Nëntë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
MPB: Nëntë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve
TOP Momenti

MPB: Nëntë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Momenti
Published: July 5, 2026

Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Punëve të Brendshme ka evidentuar nëntë raste të dhunës në familje në disa lokacione të ndryshme në vend. Në pesë raste autorët janë privuar nga liria, ndërsa me tre persona është zhvilluar bisedë zyrtare.

Në Kumanovë është arrestuar një 32-vjeçar, i dyshuar se ka sulmuar fizikisht nënën e tij në shtëpinë familjare.

Your browser does not support the video tag.

Në Tetovë, policia ka arrestuar një 62-vjeçar, i cili, sipas kallëzimit të dy djemve të tij, nën ndikimin e alkoolit i ka sulmuar fizikisht dhe i ka kërcënuar me një mjet të mprehtë.

Në komunën e Çashkës është arrestuar një 28-vjeçar, i dyshuar se ka sulmuar partneren e tij jashtëmartesore, duke përdorur edhe një send të fortë. Gjatë kontrollit është konstatuar se ai ishte nën ndikimin e alkoolit.

Your browser does not support the video tag.

Në Veles, një 24-vjeçar është privuar nga liria për shkak të kërcënimeve ndaj ish-partneres së tij dhe sulmit fizik ndaj një shoku të saj në një lokal.

Në një rast tjetër në Veles, policia ka zhvilluar biseda zyrtare me tre persona, pasi një burrë ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga vëllai, nusja dhe babai i tij.

Në Shkup, një grua 41-vjeçare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti në shtëpinë familjare, ndërsa një vajzë 21-vjeçare ka raportuar se ka marrë kërcënime nga partneri i saj.

Në Shtip është arrestuar një 39-vjeçar, i cili, sipas kallëzimit, ka kërcënuar ish-bashkëshorten e tij dhe ka shkelur masën gjyqësore për mbrojtje nga dhuna në familje.

Në Pehçevë, një grua 46-vjeçare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj para një objekti hotelierik.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se për të gjitha rastet janë njoftuar prokurorët publikë kompetentë, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rasteve do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.

You Might Also Like

“Livadhet e Fasules” në Serbi, lokacion i dyshuar për varrezë masive
Lokalizohet dhe shuhet zjarri në Ballancë të Vitisë
Republikani amerikan falënderon publikisht Policinë e Kosovës: Po bën punë të jashtëzakonshme
KP: Nis mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e Abdixhikut
Macron do të vizitojë Sirinë

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Voziti 161 km/h në zonën 50, ndëshkohet shoferi me 500 euro dhe iu ndalua vozitja 6 muaj
TOP Momenti

Voziti 161 km/h në zonën 50, ndëshkohet shoferi me 500 euro dhe iu ndalua vozitja 6 muaj

July 5, 2026
Zjarri në Fier, evakuohen 11 familje – ndalohen dy të dyshuar për zjarrvënie
TOP Momenti

Zjarri në Fier, evakuohen 11 familje – ndalohen dy të dyshuar për zjarrvënie

July 5, 2026
Në Kroaci u mbajt marsh protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
TOP Momenti

Në Kroaci u mbajt marsh protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

July 5, 2026
​Shefi i NATO-s përballet me sfida në samit
TOP Momenti

​Shefi i NATO-s përballet me sfida në samit

July 5, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?