By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Satki Ismaili: Dhuna mes fëmijëve pasojë e neglizhencës së familjes dhe institucioneve
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Satki Ismaili: Dhuna mes fëmijëve pasojë e neglizhencës së familjes dhe institucioneve
TOP Momenti

Satki Ismaili: Dhuna mes fëmijëve pasojë e neglizhencës së familjes dhe institucioneve

Momenti
Published: July 5, 2026

Rastet e dhunës mes fëmijëve dhe të rinjve po shtohen çdo ditë ndërsa për shumë prej tyre autoritet përkatëse nuk kanë një epilog përfundimtar. Përplasjet fizike, kërcënimet, përdorimi i mjeteve të mprehta, bullizmi verbal, si dhe filmimi e publikimi i incidenteve në rrjetet sociale janë bërë gjithnjë e më të shpeshta. Ish-mësuesi Satki Ismaili, i cili ia ka kushtuar jetën arsimit, thekson se për këtë situatë nuk duhen fajësuar fëmijët, pasi ata janë thjesht viktima të neglizhencës familjare dhe institucionale. Sipas tij, sot edukata dhe shëndeti mendor i fëmijëve duhet të jenë prioritet përpara çdo gjëje tjetër.

“Zakonisht kjo situatë e krijuar është një pasojë e asaj neglizhencës edhe instutucionale por edhe neglizhencës familjare. Jo, nuk janë fajtor fëmijët, unë po ju them si një mësimdhënës që jetën i kam përkushtuar çështjeve të arsimit. Fëmija është një viktimë e gjithë këtyre rrethanave në shoqëri duke u nis nga familja, institucionet shkollore, institucionet tjera edhe sisitemi arsimor i cili gjithmonë mundohet diçka të bëj reforma në çështjen e shkruar në dikumentacion por asesi të realizohen gjërat. Aktivitete duhet nga fëmijëria e hershme, të kryhen aktivitete të ndryshme sidomos në çështjen e parandalimit të dhunës dhe aspekteve të cilat ndikojnë në shëndetin psiqik, mendor, në shëndetin edhe fizik të fëmijëve janë gjithçka prioritet në krahasim edhe me arsimin nëse themi. Edukata është shumë me rëndësi në jetën e sotme”, tha ish mësuesi, Satki Ismaili.

Your browser does not support the video tag.

Ai shton se format e diskriminimit dhe dhunës mes fëmijëve po vërehen kudo: në rrugë, qytete e vendbanime, kryesisht në kohën kur ata janë jashtë orarit të mësimit dhe jashtë kontrollit prindëror. Për të ndalur këtë dukuri, ish mësuesi Ismaili bëri të ditur se nga shtatori do të nisë një projekt pilot në disa shkolla ku mësimi realizohet në një ndërrim. Ky program i zgjeruar do të përfshijë aktivitete jashtëmësimore.

“Satki Ismaili vlerëson se fëmijët janë viktima të neglizhencës së familjes dhe institucioneve, Sidomos, do të ketë aktivitete në shkolla ku punojnë me një ndërrim, do të punojnë disa shkolla me programin e zgjëruar ku janë të paraparë shumë aktivitete brenda ditës, jashtë mësimore në të cilat janë të kyqyra edhe programet preventive parandaluese që kanë të bëjnë me aktiitetet në shkollë ku do të kyqen prindërit, fëmijët, mësimdhënës e kështu me radhë.. Të jemi të sinqertë, shumë pak punohet në këtë drejtim”, theksoi ish mësuesi, Satki Ismaili.

Your browser does not support the video tag.

Sipas Ismailit, e rëndësishme është që ky projekt të mos mbetet vetëm në letër pasi sipas tij ndërhyrja që nga fëmijëria e hershme me aktivitete që mbrojnë shëndetin psikologjik e fizik të fëmijëve është rruga e vetme për të ndalur këtë fenomen shqetësues. /Alsat.mk

You Might Also Like

Macron do të vizitojë Sirinë
Voziti 161 km/h në zonën 50, ndëshkohet shoferi me 500 euro dhe iu ndalua vozitja 6 muaj
Zjarri në Fier, evakuohen 11 familje – ndalohen dy të dyshuar për zjarrvënie
Në Kroaci u mbajt marsh protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
​Shefi i NATO-s përballet me sfida në samit

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

5 vatra zjarri aktive në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes del me detaje për situatën
TOP Momenti

5 vatra zjarri aktive në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes del me detaje për situatën

July 5, 2026
Një grua në Prizren dhe një burrë në Dragash gjenden të vdekur në orët e pasditës
TOP Momenti

Një grua në Prizren dhe një burrë në Dragash gjenden të vdekur në orët e pasditës

July 5, 2026
Mexhiti: Nesër nënshkruhet kontrata për autostradën Shkup–Bllacë
TOP Momenti

Mexhiti: Nesër nënshkruhet kontrata për autostradën Shkup–Bllacë

July 5, 2026
Policia në Ferizaj gjobit tre shoferë për kundërvajtje të rënda në trafik
TOP Momenti

Policia në Ferizaj gjobit tre shoferë për kundërvajtje të rënda në trafik

July 5, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?