By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Avokati i Popullit: Kriza institucionale po cenon të drejtat e qytetarëve
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Avokati i Popullit: Kriza institucionale po cenon të drejtat e qytetarëve
TOP Momenti

Avokati i Popullit: Kriza institucionale po cenon të drejtat e qytetarëve

Momenti
Published: July 5, 2026

Kriza politike dhe institucionale në Kosovë po vazhdon të ndikojë në funksionimin e plotë të institucioneve, në proceset legjislative dhe në jetën e qytetarëve.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, thotë për KosovaPress, se vendi po funksionon për të dytin vit pa institucione të plota, si pasojë e zgjedhjeve të përsëritura.

Your browser does not support the video tag.

Sipas tij, moskrijimi i institucioneve po cenon të drejtat e njeriut dhe po krijon pasiguri te qytetarët për zhvillimet e mëtejshme në vend.

“Është viti i dytë që po vazhdon Kosova me funksionu pa institucione të plota, si rezultat i zgjedhjeve që po ndodhin në Kosovë të përsëritura. Mungesa e krijimit të institucioneve cenon dhe ndikon shumë keq tek të drejtat e njeriut, në radhë të parë për shkak të ngecjes së nismave legjislative, të ndryshimit të ligjeve dhe nxjerrjes së ligjeve të reja që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve, në mirëqenien e tyre dhe në rritjen e standardit. Po natyrisht ndikon shumë edhe në vetë punën e institucioneve të tjera, të cilat në mungesë të autoriteteve mbikëqyrëse, mbesin në një dinamikë shumë të ulët të angazhimit në punën e tyre të përditshme, por edhe në projekte të cilat nuk arrijnë me i përfundua dhe nuk arrijnë me i nis të reja. Dhe kjo natyrisht ka bërë që sot qytetarët e Kosovës me u ballafaqu me një situatë të një pasigurie, ose paparashikueshmërie, se çfarë do të ndodhë më tej”, thotë Qelaj.

Ai pret që rezultati i zgjedhjeve të fundit të finalizohet me krijimin e institucioneve, duke paralajmëruar se vazhdimi i krizave politike e institucionale do ta thellonte edhe më shumë dëmin për vendin.

Sipas Qelajt, një numër i institucioneve funksionojnë me mandate të vazhduara, përfshirë edhe institucionin e Avokatit të Popullit.

“Unë konsideroj që rezultati i zgjedhjeve të fundit do të finalizohet me krijim të institucioneve dhe nuk do të vazhdohet me kriza të tjera politike institucionale, sepse jemi edhe në një situatë të vështirë ku një numër i madh i institucioneve janë me mandate të vazhduara, përfshirë edhe Avokatin e Popullit. Pra, unë jam në pozitën e Avokatit të Popullit me mandat të vazhduar, sipas ligjit deri në zgjedhjen e Avokatit të ri, përndryshe unë mandati pesëvjeçar më ka përfunduar qysh në tetor të vitit që shkoi.. Dëmi që po i shkaktohet Kosovës me moskrijim të institucioneve është i jashtëzakonshëm. Mendoj që përgjegjësia institucionale, politike e njerëzve që kanë përgjegjësi me i kriju këto institucione duhet të jetë më e shtuar dhe më e rritur, nuk duhet me u mendu gjithmonë vetëm kalkulimet politike, të ndarjes së pushtetit”, shton ai.

Avokati i Popullit, thekson se kriza institucionale ka sjellë kufizime buxhetore, ngecje në nisma legjislative, projekte infrastrukturore dhe reforma në drejtësi. Ai thotë se një ndër parimet kryesore të reformës në drejtësi duhet të jetë respektimi i ndarjes së pushteteve.

“Ne kemi kufizime buxhetore, kufizime të nismave legjislative, të projekteve të reja infrastrukturore. Kemi ngecje të reformës në drejtësi, kemi ngecje në shumë procese të tjera që janë nisur dhe kjo është si rezultat i kësaj krize institucionale e politike që në njëfarë mënyre po e humb edhe kuptimin e vet.. Unë e para që e vlerësoj të rëndësishme, të reformës në drejtësi, është që me u respektu ndarja e pushteteve. Duhet me e ditë, gjithkush që jeton në Kosovë dhe që bart përgjegjësi institucionale, që ndërhyrja në pushtete dhe ndikimi ose kapja e pushteteve gjyqësore nga legjislativi, nga ekzekutivi cenon rëndë demokracinë e Kosovës”, thekson ai.

Ai ka ngritur shqetësime edhe për tendencat e ndërhyrjes në sistemin e drejtësisë, duke bërë thirrje që politika dhe ekzekutivi të qëndrojnë larg ndikimit në gjyqësor dhe prokurori.

“Mendoj që ka pasur veprime që tregojnë tendencë me ndërhy në drejtësi. Të nis prej reagimeve të liderëve institucionalë tek emrat e veçantë. T’i përmend si të padëshirueshëm për pozita udhëheqëse brenda sistemit prokurorial dhe gjyqësor, e deri tek thirrjet dhe tendencat që me e shpall konkurse, ose me marrë veprime konkrete. Sistemi i drejtësisë, Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial, janë autoritete të pavarura, të cilat vendimmarrjen e tyre duhet ta bëjnë mbi bazë të ligjit dhe mbi bazën e nevojave e planifikimeve që ata i bëjnë, e jo mbi bazën e agjendave politike. Prandaj thirrja ime në këtë rast është që, politika dhe ekzekutivi me qëndru sa më larg ndërhyrjeve në sistemin e drejtësisë, por gjithmonë duke e mbështetur dhe duke u koordinuar e bashkëpunuar në interes të një reforme të mirëfilltë”, thotë Qelaj.

Zgjedhjet e fundit në Kosovë janë mbajtur më 7 qershor të këtij viti, ku fituese doli subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje.

Certifikimi i rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk është bërë ende, pas ankesa të disa kandidatëve për deputetë në Gjykatën Supreme të Kosovës.

Kreu i LVV-së, Albin Kurti ka deklaruar për media se pas certifikimit të rezultateve do të komunikojë me partitë politike për të arritur një marrëveshje për formimin e institucioneve por edhe zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Zgjedhjet e kaluara janë mbajtur më 28 dhjetor dhe 9 shkurt, në të cilat po ashtu fituese ishte LVV-ja porqë nuk u arrit një marrëveshje në zgjedhjet e dhjetorit për zgjedhjen e presidentit. /KP/

You Might Also Like

Si të humbni peshë pas lindjes – Ushtrimet dhe ushqimi
Neymari i dërgon mesazh Gabriel Jesusit pas transferimit te Barcelona
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Laurent Krasniqi, humb jetën tragjikisht në aksident me motor
Çitaku: PDK-ja e interesuar për formimin e institucioneve, por jo për pazare me Kurtin
Olt Haziri vishet kuq e bardhë, bëhet lojtar i Gjilanit

LEXO GJITHASHTU

Abdixhiku: Ne po propozojmë e para meje prej zarfave e kanë marrë vesh kush u bë president
Abdixhiku: Ne po propozojmë e para meje prej zarfave e kanë marrë vesh kush u bë president
TOP Momenti
Hoti i përgjigjet Abdixhikut: Nuk pranojmë imponime, kemi parime
Hoti i përgjigjet Abdixhikut: Nuk pranojmë imponime, kemi parime
TOP Momenti
“Populli ka me ju dënu”, Abdixhiku kundër shkuarjes në zgjedhje: Prapë keni me u ulë me njerin e njejtë
“Populli ka me ju dënu”, Abdixhiku kundër shkuarjes në zgjedhje: Prapë keni me u ulë me njerin e njejtë
TOP Momenti
Xani: Vetëm Ukë Rugova mund ta marrë votën unike të LDK-së për president
Xani: Vetëm Ukë Rugova mund ta marrë votën unike të LDK-së për president
TOP Momenti
Rrëfenjat e një vere të gjatë, të çuditshme, të nxehtë dhe të ndryshme
Rrëfenjat e një vere të gjatë, të çuditshme, të nxehtë dhe të ndryshme
TOP Momenti

You Might Also Like

Hajra: LDK-ja nuk është parti që deputetët “e dorëzojnë logjikën te dera”
TOP Momenti

Hajra: LDK-ja nuk është parti që deputetët “e dorëzojnë logjikën te dera”

September 3, 2026
Situata e zjarreve në Shqipëri, raportohen 20 vatra, 4 prej tyre mbeten aktive
TOP Momenti

Situata e zjarreve në Shqipëri, raportohen 20 vatra, 4 prej tyre mbeten aktive

September 3, 2026
Ndërron jetë 29 vjeçari pas një aksidenti me motoçikletë
TOP Momenti

Ndërron jetë 29 vjeçari pas një aksidenti me motoçikletë

September 3, 2026
Emisioni “Info Nata” 02.09.2026
TOP Momenti

Emisioni “Info Nata” 02.09.2026

September 3, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?