By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Shpallja non grata e Igballe Berishës, Lamallari: Nuk hezitoj të bëj të njëjtën gjë me tjerë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Shpallja non grata e Igballe Berishës, Lamallari: Nuk hezitoj të bëj të njëjtën gjë me tjerë
TOP Momenti

Shpallja non grata e Igballe Berishës, Lamallari: Nuk hezitoj të bëj të njëjtën gjë me tjerë

Momenti
Published: July 4, 2026

Ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë, Besfort Lamallari, në një postim të shpërndarë në rrjetet e tij sociale, është ndalur te Igballe Berisha, e cila është shpallur nga shteti si “person i padëshirueshëm” në Shqipëri.

Fillimisht, Lamallari theksoi se një masë të tillë nuk do të ngurrojë ta marrë sërish për të gjithë personat që nuk janë shtetas shqiptarë, e që përpiqen të vendosin agjenda të padëshirueshme në vendin tonë dhe kundër frymës evropiane.

Your browser does not support the video tag.

“Nuk do të hezitoj të bëj të njëjtën gjë me të gjithë ata persona të tjerë të cilët nuk janë shtetas shqiptarë, por që përfshihen këtu për agjenda që nuk janë në interes të Shqipërisë. Përkundrazi, janë vetëm në dëm të rrugës evropiane të Shqipërisë, por edhe të interesit kombëtar”, tha ai.

Ligjvënësi cilësoi se protestuesit janë nën mbikëqyrjen e Antiterrorit në Shqipëri.

Your browser does not support the video tag.

“Është Drejtoria Antiterror, sigurisht krahas punës së përditshme që bën, patjetër monitoron personat që marrin pjesë në protestë, sidomos ata që janë kontingjentë për veprimtarinë e tyre”, tha ai.

Lamallari sqaroi se vendimi për shpalljen “non grata” të Berishës u mor bazuar në disa deklaratave të saj në media, të cilat sipas tij përbëjnë propagandë në mbështetje të Khameneizmit. Ai theksoi se, duke qenë se Kuvendi e ka cilësuar Iranin si shtet sponsor të terrorizmit, çdo promovim i tillë bie ndesh me ligjin dhe ka pasoja ligjore.

“Kur lajmërova dhe shpalla non-grata të shtetases në fjalë, pra jo nga Shqipëria, bëra publike edhe disa prononcime të saj, të njohura përmes televizioneve të ndryshme, ku qartësisht i bëj thirrje dhe propagandë khamenizmit, i cili në fakt, duke marrë parasysh faktin që Kuvendi i Republikës së Shqipërisë e ka shpallur shtet sponsor të terrorizmit, rrjedhimisht çdo propagandë e tillë, çdo nxitje apo promovim i një organizate terroriste sipas ligjit përbën dhe… ka pasoja të tjera. Kështu që, padyshim ky ishte një rast konkret. Ju siguroj se nga veprimtaria e institucionit ligjzbatues dhe shërbimit ka informacione të vazhdueshme për elemente që meritojnë vëmendje të posaçme të institucioneve shqiptare dhe, siç thashë më herët, nuk do të ngurrojmë, pasi me vendimmarrje të tilla shkojmë krahas punës që bëhet për neutralizimin e tyre edhe nga agjencitë ligjzbatuese”, u shpreh ai./Tv Klan

You Might Also Like

Formacionet zyrtare: Kanada – Maroku
Nënshkrimi i Trumpit shfaqet në kartëmonedhën 100 dollarëshe të SHBA-së
Ngërçi politik Kosovës i kushtoi mbi 40 milionë euro, pasojat vlerësohen afatgjate
Pas arrestimeve të kosovarëve, shtohen thirrjet që mërgimtarët të shmangin kalimin përmes Serbisë
Dita e 35-të e protestës në Tiranë, para kryeministrisë edhe qytetarë nga diaspora

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Avokati i Popullit akuzon Gjykatën Speciale për shpërfillje: Injoroi ftesën për raportin britanik
TOP Momenti

Avokati i Popullit akuzon Gjykatën Speciale për shpërfillje: Injoroi ftesën për raportin britanik

July 4, 2026
Vjedhje e pyllit në Kaçanik, konfiskohen motosharra dhe shqiptohen gjoba
TOP Momenti

Vjedhje e pyllit në Kaçanik, konfiskohen motosharra dhe shqiptohen gjoba

July 4, 2026
Sukses pas suksesi, Bruna prezanton këngën e re [Video]
TOP Momenti

Sukses pas suksesi, Bruna prezanton këngën e re [Video]

July 4, 2026
Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027
TOP Momenti

Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027

July 4, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?