By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Avokati i Popullit: Gjykata Speciale na injoroi me tendenca shpërfillëse kur e ftuam në prezentimin e raportit britanik me plotë shqetësime
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Avokati i Popullit: Gjykata Speciale na injoroi me tendenca shpërfillëse kur e ftuam në prezentimin e raportit britanik me plotë shqetësime
Lajme

Avokati i Popullit: Gjykata Speciale na injoroi me tendenca shpërfillëse kur e ftuam në prezentimin e raportit britanik me plotë shqetësime

Momenti
Published: July 4, 2026

Avokati i Popullit i Kosovës, Naim Qelaj, e konsideron vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë si një nga shqetësimet kryesore në këtë fazë të procesit gjyqësor.

Pas njoftimit të Dhomave të Specializuara se aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit do të shpallet më 16 shtator, në orën 10:00, Jakaj thotë se shtyrja e vendimit nuk paraqet problem në vetvete, por se arsyetimi i gjykatës dhe vazhdimi i paraburgimit ngrejnë shqetësime serioze.

Avokati i Popullit i Kosovës, Naim Qelaj, ka thënë për Kosova Press se shtyrja e shpalljes së aktgjykimit ka qenë e pritshme, duke marrë parasysh rrethanat në të cilat është zhvilluar procesi gjyqësor. Megjithatë, ai ka theksuar se shqetësuese mbeten arsyetimi i gjykatës për volumin e provave dhe dokumenteve, si dhe vazhdimi i paraburgimit të të akuzuarve në këtë fazë të procesit.

Your browser does not support the video tag.

“Në rrethanat në të cilat është zhvilluar vetë procesi gjyqësor, për mua ka qenë i pritshëm shtyrja e vendimit. Tani më sa duket është përfundimtare sepse është caktuar data edhe ora. Shtyrja e shpalljes së vendimit nuk paraqet ndonjë problem, por shqetësim mbeten arsyet që janë dhënë nga gjykata në atë që ka shumë prova, ka shumë dokumente që duhet me u shqyrtua deri në vendimmarrje. Mendoj që procesi i shqyrtimit të provave dhe i analizimit të tyre ka përfunduar gjatë procedurës së shqyrtimit të provave.. Dhe aspekti i dytë i shqetësimit lidhet me vazhdimin e paraburgimit në këtë fazë, sepse tani më nuk ka arsye dhe shumica e arsyeve për të cilat është caktuar paraburgimi nuk ekzistojnë. Mundësia e ndërhyrjes te dëshmitarët nuk ekziston sepse dëshmitarët veç e kanë kryer procesin e dhënies së dëshmive. Ndikimi në prova nuk mund të jetë sepse provat veç janë në gjykatë. Dhe, të marrë parasysh kohëzgjatjen e paraburgimit, natyrisht është një prej shqetësimeve kryesore që unë e kam si Avokat i Popullit”, thotë Qelaj.

Qelaj ka thënë se shqetësimet e tij lidhur me funksionimin e Dhomave të Specializuara janë paraqitur qysh në vitin 2021, pas vizitës së parë që kishte zhvilluar në këtë institucion. Sipas tij, këto shqetësime i janë paraqitur edhe kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, gjatë një takimi në Kosovë, edhe përmes letrave, por nuk ka marrë përgjigje.

Your browser does not support the video tag.

“Shqetësimet tona lidhur me funksionimin e kësaj gjykate kanë ardhë qysh në vitin 2021, kur unë për herë të parë kam bërë një vizitë në Gjykatë.. Unë kam pasur një takim në maj me kryetaren e Gjykatës, Trendafilova, e cila ka qenë për një vizitë në Kosovë dhe në takimin që kam pasur me të, unë i kam paraqitur shqetësimet që unë deri në atë kohë i kisha evidentuar si shqetësime publike. Nuk kam marrë përgjigje. Kjo mua më ka shtyrë që me bë një vizitë të dytë në Hagë, me i taku përfaqësuesit e gjykatës, mbrojtësit e viktimave, mbrojtjen e të akuzuarve, vetë të akuzuarit. Dhe nga kjo vizitë pastaj këto që unë i kam pasur vetëm si shqetësime, më kanë tejkaluar shqetësimin. Si përfundim i kësaj, unë i kam dërguar një letër kryetares së Gjykatës, në të cilën ja kam shpjeguar ato që i kemi diskutuar në takim, dhe shqetësime të tjera për të cilat unë nuk kam marrë përgjigje”, thotë Qelaj.

Për shkak të mungesës së përgjigjes nga gjykata, Qelaj ka thënë se ka angazhuar një organizatë ndërkombëtare të pavarur për të drejtat e njeriut, me seli në Londër, e cila ka hartuar një raport për shqetësimet e ngritura.

“Në mungesë të një përgjigjeje, jam detyruar me angazhu një organizatë ndërkombëtare të pavarur të të drejtave të njeriut, me seli në Londër, Komiteti për të Drejtat e Njeriut i Odës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit, një organizatë shumë prestigjioze ndërkombëtare, që njihet për profesionalizmin dhe punën e saj. Ata kanë hartuar një raport mbi bazën e kërkesës sime, i cili ka legjitimuar shqetësimet që unë i kisha ngritur, por edhe përtej saj ka paraqitur edhe shqetësime të tjera, për të cilat janë njoftuar edhe gjykata edhe vendet anëtare që e mbështesin dhe financojnë këtë gjykatë… Nga raporti del se i janë drejtuar Gjykatës, nuk është që kanë marrë informacione”, thotë ai.

Ai ka bërë të ditur se muajin e kaluar është mbajtur një takim në Hagë me misionet diplomatike të vendeve të akredituara në Holandë, ku janë prezantuar gjetjet e raportit. Jakaj ka thënë se në këtë takim ishte ftuar edhe gjykata, por nuk ka marrë pjesë dhe nuk ka kthyer përgjigje.

Rreth raportit, avokati i popullit ka thënë se Kosova duhet të krijojë mekanizma të monitorimit në Hagë, me qëllim të ketë një analizë më të detajuar të të gjithë procesit, në mënyrë që mos të cenohen të drejtat e njeriut.

“Unë në muajin që shkoi e kemi mbajtur një takim në Hagë, ku kemi ftuar misionet diplomatike të vendeve të akredituara në Holandë, me i njoftua me raportin. E kemi ftuar edhe Gjykatën, Gjykata nuk ka marrë pjesë, nuk na ka kthyer përgjigje, në fakt na ka injoruar, në njëfarë mënyre na ka shpreh një tendencë mospërfillëse në raport me kërkesat tona. Por që, e rëndësishme është që vendet që kanë marrë pjesë në këtë takim, janë informuar për gjetjet e raportit, janë informuar për këto shqetësime.. Raporti që është hartuar nga autorët anglezë, vë në pah dy rekomandime shumë me rëndësi që vijnë për autoritetet e Republikës së Kosovës. Njëra prej tyre, që është më e rëndësishmja, është fakti që Kosova duhet me marrë përgjegjësi që me kriju mekanizma të monitorimit të kësaj gjykate me qëllim që të ketë një analizë më të detajuar të krejt procesit për mos me e lejuar në asnjë rast me u cenu të drejtat e njeriut”, thekson ai.

Rikujtojmë se Trupi Gjykues kishte afat deri më 19 maj për të shpallur vendimin. Më pas, duke u thirrur në kompleksitetin e rastit, vendosi ta shtyjë këtë afat deri më 20 korrik 2026, ndërsa tash ka caktuar datën 16 shtator për shpalljen e aktgjykimit.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi akuzohen për vepra si vrasje, torturim dhe përndjekje, të cilat pretendohet se janë kryer gjatë viteve 1998-1999, gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Që të katërtit i kanë mohuar akuzat dhe janë deklaruar të pafajshëm. Aktakuza përfshin rreth 155 viktima.

Prokurorët kanë kërkuar që të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe secili prej tyre të dënohet me nga 45 vjet burgim për krimet e pretenduara.

Në këtë proces kanë dëshmuar mbi 130 dëshmitarë, ndërsa janë pranuar me shkrim 160 deklarata të dëshmitarëve të tjerë. Gjyqi ndaj tyre ka përfunduar në shkurt, ndërsa Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mbahen në paraburgim në Hagë që nga arrestimi i tyre në vitin 2020.

source

You Might Also Like

Në Shqipëri, mbi 111 vite burg për 17 të dënuar në rastin e grupit kriminal të kanabisit në Berat
Serbia dhe Gjeorgjia nuk janë miqtë tanë — Ato janë regjime autoritare që po i bëjnë përshtypje Trumpit
FDD: Vuçiq dhe qeveria gjeorgjiane po kërkojnë legjitimitet përmes njëri-tjetrit
Zjarri masiv në Kolorado të SHBA-së del jashtë kontrollit, mijëra banorë evakuohen dhe mbi 160 ndërtesa shkatërrohen
Tre palestinezë plagosen gjatë përplasjes me forcat izraelite në Bregun Perëndimor

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

“Mos blini te shqiptarët”, opozita në Serbi kërkon reagim nga shteti për posterët kundër shqiptarëve në Krushevc
Lajme

“Mos blini te shqiptarët”, opozita në Serbi kërkon reagim nga shteti për posterët kundër shqiptarëve në Krushevc

July 4, 2026
Egjipti pritet të përfitojë 1.5 miliardë euro nga BE-ja në kuadër të paketës së ndihmës financiare
Lajme

Egjipti pritet të përfitojë 1.5 miliardë euro nga BE-ja në kuadër të paketës së ndihmës financiare

July 4, 2026
Bajrami: Raporti i BQK-së konfirmon se çmimet po rriten më shpejt se ekonomia, inflacioni pritet të arrijë 6.7%
Lajme

Bajrami: Raporti i BQK-së konfirmon se çmimet po rriten më shpejt se ekonomia, inflacioni pritet të arrijë 6.7%

July 4, 2026
100 mijë fëmijë në Liban rrezikojnë të humbin vitin shkollor nëse shkollat nuk riparohen
Lajme

100 mijë fëmijë në Liban rrezikojnë të humbin vitin shkollor nëse shkollat nuk riparohen

July 4, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?