By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rregulla më të ashpra për trotinete elektrikë, qytetarët japin mbështetje
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rregulla më të ashpra për trotinete elektrikë, qytetarët japin mbështetje
TOP Momenti

Rregulla më të ashpra për trotinete elektrikë, qytetarët japin mbështetje

Momenti
Published: July 4, 2026

Qytetarët mirëpresin ndryshimet ligjore, që parashohin masa më të rrepta për përdoruesit e trotineteve elektrikë. Ata thonë se ky mjet transporti është shumë i rrezikshëm dhe madje sipas tyre nevojiten masa edhe më rigoroze në këtë drejtim.

“Këto ndryshime dhe vendime janë në rregull sepse jeta e njeriut nuk ka çmim. Vërehet se fëmijë shumë të vegjël vozisin shumë shpejt dhe më së shpeshti janë nga 2 dhe tre në trotinet. Dhe për fat të keq edhe prindërit e bëjnë një gjë të tillë, vozisin fëmijë me trotinet, gjë që nuk është e sigurt….Vlerësoj se secili duhet t’i respektojë. ”

Your browser does not support the video tag.

“ Është rrezik, me të vërtetë rrezik është, duhet pasur shumë kujdes, shpejtësia të jetë në minimum, më e ulët, edhe shumë me kujdes të drejtohet…Do të jetë mirë të bëhet kufizimi i shpejtësisë dhe kujdes, vozitësit duhet të jenë shumë të kujdesshëm” tha një qytetar.

“Për merak është, më mirë shëndetin…Po shumë janë të rrezikshëm i thyen hundët menjëherë.-Domethënë ju i mirëprisni ndryshimet ligjore– Po si jo, ja në Shqipëri i kanë hequr” – u shpreh një qytetar.

“Sipas meje personalisht, duhet tërësisht të ndalohen. Por kur veçmë i vozisin, jo kufizim 20 kilometra në orë, siç parasheh ligjvënësi, sepse për automjetet në nivel botëror jastëkët mbrojtës bëhen që të durojnë goditje deri në 5 kilometra në orë, e ata japin 20, pra të lëndon. Maksimumi 6-7 kilometra në orë.” – qytetar.

Me ndryshimet ligjore ndalohet përdorimi i trotineteve nga personat nën 18 vjeç, kufizohet shpejtësia në maksimum 20 kilometra në orë dhe ndalohet vozitja e dy personave në një trotinet, njëkohësisht. Sipas ndryshimeve ligjore, përskaj gjobës së shqiptuar parashihet edhe konfiskim i përkohshëm i mjetit, për ngasësit e mitur, ata që e kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar, rastet kur drejtuesi transporton një person tjetër, apo e drejton trotinetin nën ndikim të alkoolit.

Sipas ligjit të ri, trotinetet doemos duhet të lëvizin në korsitë e biçikletave ndërsa kur të njëjtat nuk ekzistojnë, duhet të lëvizë në trotuar por jo më shpejtë se 6km/h, pra kjo do të thotë se duhet të shtyjë trotinetin dhe jo ta ngasë.

Ngasësi duhet doemos të zbresë nga trotineti kur kalon rrugën në vizë bardha.

Ndalohet ngasja pa duar dhe ngasja me një rrotë ndërsa e ndaluar është edhe ngjitja për ndonjë makinë tjetër. Gjobat për këto shkelje nga 50 rriten në 100 euro. Për ngasje nën ndikim të alkooli gjoba do të jetë 275 euro dhe konfiskim i mjetit. Për prindërit e fëmijëve nën 18 vjeç, gjoba do të jetë 225 euro ndërsa mjeti gjithashtu konfiskohet për 30 ditë.

Sipas statistikave të prezantuara në Kuvend, nga viti 2024 deri në maj të vitit 2026, në janë evidentuar 2352 aksidente në trafik ku kanë marrë pjesë ngasës të mopedëve, trotineteve elektrikë dhe motoçikletave. Në këto aksidente, 46 persona kanë ndërruar jetë dhe 585 kanë përfunduar me lëndime të rënda trupore. Më shumë se 70 për qind e aksidentuarve kanë qenë fëmijë të mitur. /Alsat.mk

You Might Also Like

ASK: Rriten të hyrat e Qeverisë
Lamine Yamal flet për dështimin e Barcelonës në transferimin e Julian Alvarezit
Në Shqipëri, 4 vatra aktive zjarri, 11 të shuar, angazhohen edhe dy helikopterë
Zhvillimet në LDK, Kurti: Kjo është rrethanë e re, duhet të takohem sërish me Abdixhikun
Jonathan David kalon te Atletico Madrid

LEXO GJITHASHTU

Kurti: Seancën e thërret Dehari, ata që po nxitojnë për konstituim të Kuvendit duan zgjedhje
Kurti: Seancën e thërret Dehari, ata që po nxitojnë për konstituim të Kuvendit duan zgjedhje
TOP Momenti
Kurti për Aleancën: S’ka kurrfarë kuptimi të vësh kushte e të refuzosh takimin
Kurti për Aleancën: S’ka kurrfarë kuptimi të vësh kushte e të refuzosh takimin
TOP Momenti
Policia identifikon dhe gjobit shoferin për vozitje të rrezikshme në Malishevë
Policia identifikon dhe gjobit shoferin për vozitje të rrezikshme në Malishevë
TOP Momenti
Juventusi njofton transferimin e sulmuesit nga Premierliga
Juventusi njofton transferimin e sulmuesit nga Premierliga
TOP Momenti
Kurti për 6 deputetët e LDK-së: Qëndrimi i tyre është i papërgjegjshëm dhe i dëmshëm, duket se duan zgjedhjet e reja
Kurti për 6 deputetët e LDK-së: Qëndrimi i tyre është i papërgjegjshëm dhe i dëmshëm, duket se duan zgjedhjet e reja
TOP Momenti

You Might Also Like

Dita e 94-të e protestës në Tiranë, protestuesit rrethojnë Kryeministrinë, përplasje me policinë
TOP Momenti

Dita e 94-të e protestës në Tiranë, protestuesit rrethojnë Kryeministrinë, përplasje me policinë

September 2, 2026
Kurti paralajmëron takim të ri me Abdixhikun: Duhet të diskutojmë rrugën përpara
TOP Momenti

Kurti paralajmëron takim të ri me Abdixhikun: Duhet të diskutojmë rrugën përpara

September 2, 2026
6 deputetë të LDK-së kundër Sejdiut, a do t’i kërkojë VV-ja votat e Aleancës?- Flet Kurti
TOP Momenti

6 deputetë të LDK-së kundër Sejdiut, a do t’i kërkojë VV-ja votat e Aleancës?- Flet Kurti

September 2, 2026
“Info Nata”- 01.09.2026
TOP Momenti

“Info Nata”- 01.09.2026

September 2, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?