By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Dy raste të vjedhjeve të rënda në Kosovë, hajnat marrin armë dhe pajisje me vlerë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Kosovë, hajnat marrin armë dhe pajisje me vlerë
TOP Momenti

Dy raste të vjedhjeve të rënda në Kosovë, hajnat marrin armë dhe pajisje me vlerë

Momenti
Published: July 4, 2026

Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të ndara të vjedhjeve të rënda, të cilat kanë ndodhur në Vërmicë dhe në zonën e Bjeshkës së Jabllanicës së Vogël në Pejë.

Në të dyja rastet, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në objekte private dhe kanë vjedhur armë, municion dhe pajisje të tjera.

Your browser does not support the video tag.

Rasti i parë është raportuar në rrugën “Afrim Haliti” në Vërmicë. Ankuesja, një shtetase e Kosovës që jeton jashtë vendit, ka bërë të ditur se më 3 korrik 2026, sapo kishte hyrë në oborrin e shtëpisë së saj, kishte vërejtur derën e hapur. Pasi ka hyrë në objekt, ajo ka konstatuar se dhomat dhe orenditë ishin të demoluar.

Sipas deklarimit të saj, nga shtëpia janë vjedhur katër armë në pronësi të djemve të saj, të cilët jetojnë jashtë shtetit: dy pistoleta, një karabinë dhe një pushkë gjuetie, për të cilën ajo ka deklaruar se posedonte leje.

Your browser does not support the video tag.

Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë” dhe hetimet janë në vazhdim.

Ndërkohë, një rast tjetër është raportuar në Bjeshkën e Jabllanicës së Vogël në Pejë. Ankuesi ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë hapur me forcë derën e vilës së tij dhe kanë vjedhur një armë gjahu, 30 fishekë të saj, 100 fishekë të armës së shkurtër, si dhe një motosharrë.

Lidhur me këtë rast, prokurori ka urdhëruar që procedurat të zhvillohen në procedurë të rregullt, ndërsa Policia e Kosovës po vazhdon hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve. /Telegrafi/

You Might Also Like

Mësimdhënësit kërkojnë shtyrje, frikë për mbyllje të klasave në shqip në Maqedoninë e Veriut
Bëjini mirë llogaritë, Shqipëria po humbet avantazhin e “destinacionit të lirë”
Anibar 17 ofron pesë punëtori kreative që sjellin aftësi të reja për animatorë, kritikë dhe artistë
Aksident në Ohër, shoferi i dehuri përplas të riun me biçikletë
BE shpreh keqardhje për vonesat në rastin Banjska

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Serbia dhe Gjeorgjia nuk janë miqtë tanë – janë regjime autoritare që kërkojnë afërsinë e Trumpit
TOP Momenti

Serbia dhe Gjeorgjia nuk janë miqtë tanë – janë regjime autoritare që kërkojnë afërsinë e Trumpit

July 4, 2026
Mbi 11 mijë qytetarë të Kosovës hyjnë në Shqipëri në vetëm katër orë
TOP Momenti

Mbi 11 mijë qytetarë të Kosovës hyjnë në Shqipëri në vetëm katër orë

July 4, 2026
Komuna e Çairit: Komisioni për vlerësimin e dëmeve nga stuhia është formuar në maj me vendim të Këshillit komunal
TOP Momenti

Komuna e Çairit: Komisioni për vlerësimin e dëmeve nga stuhia është formuar në maj me vendim të Këshillit komunal

July 4, 2026
Krah një flamingoje, Rama i përgjigjet ndjekësve për urimet e ditëlindjes me foton me AI
TOP Momenti

Krah një flamingoje, Rama i përgjigjet ndjekësve për urimet e ditëlindjes me foton me AI

July 4, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?