By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kloppi e konfirmon se po rikthehet në pozitën e trajnerit: Po, jam në bisedime
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kloppi e konfirmon se po rikthehet në pozitën e trajnerit: Po, jam në bisedime
TOP Momenti

Kloppi e konfirmon se po rikthehet në pozitën e trajnerit: Po, jam në bisedime

Momenti
Published: July 4, 2026







Sport
July 04, 2026 – 10:03


Your browser does not support the video tag.

Jurgen Klopp ka konfirmuar se ka zhvilluar bisedime me Federatën Gjermane të Futbollit për postin e trajnerit të kombëtares së Gjermanisë, pas dorëheqjes së Julian Nagelsmann.


Your browser does not support the video tag.

Ish-trajneri i Liverpoolit, i cili aktualisht mban postin e drejtorit global të futbollit te Red Bull, pranoi se është kontaktuar nga DFB-ja, ndërsa nuk e përjashtoi mundësinë e rikthimit në stol.


Klopp theksoi se koha nuk është ideale për një lëvizje të tillë për shkak të kontratës së tij aktuale, por shtoi se situata është më e favorshme sesa ka qenë në të kaluarën.


“Po, mund të konfirmoj bisedimet. Julian dha dorëheqjen dhe DFB po punon për një plan pasuesi, ndërsa gjatë këtyre diskutimeve ata kanë kontaktuar me mua”.


“Koha, edhe tani, nuk është perfekte sepse aktualisht jam nën kontratë me Red Bullin, por gjithsesi është më e mirë sesa ka qenë ndonjëherë më parë”.


“Kur u largova nga Liverpooli, më mungonte energjia edhe për një vit tjetër me klubin, ndërsa tani jam më shumë se sa i rimbushur me energji”.


Klopp theksoi gjithashtu rëndësinë që i kushton respektimit të kontratave, por la të kuptohet se është i hapur për negociata me federatën gjermane.


“Situata është e tillë që unë kam një kontratë ekzistuese me Red Bullin. Si person, zakonisht jam shumë i lumtur t’i respektoj kontratat”.


“Por gjithashtu kam thënë se jam shumë i interesuar për këto diskutime. Këto bisedime duhet të zhvillohen dhe duhet të jenë intensive, sepse sigurisht problemet që po përjetonte Gjermania nuk ishin për shkak të Julian Nagelsmann”.


“Julian Nagelsmann është një trajner i jashtëzakonshëm dhe ai do të ketë mundësinë ta dëshmojë këtë shumë herë gjatë karrierës së tij si trajner”, përfundoi Klopp.


 





source

You Might Also Like

Sunny Hill Festival – kur muzika bëhet diplomaci kulturore dhe urë mes Kosovës e diasporës
Dy raste të etheve të Nilit Perëndimor në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup
Dyshohet se kanosi një të mitur me publikimin e fotografive, arrestohet një person në Ferizaj
Kultivuan mbi 1.7 ton kanabis në 4 sera në Berat – dënohen 17-të të pandehurit
Mickoski: Jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje në çdo kohë

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Humb jetën 28-vjeçari në aksident pranë Kratovës, automjeti u përplas me mur betoni
TOP Momenti

Humb jetën 28-vjeçari në aksident pranë Kratovës, automjeti u përplas me mur betoni

July 4, 2026
​Kush qëndron pas projektit për Sazanin dhe Nartën? Flet eurodeputetja Ilaria Salis
TOP Momenti

​Kush qëndron pas projektit për Sazanin dhe Nartën? Flet eurodeputetja Ilaria Salis

July 4, 2026
Kalaja e Gjirokastrës thyen rekordin, 100 mijë vizitorë në gjashtë muaj, mbetet më e vizituara
TOP Momenti

Kalaja e Gjirokastrës thyen rekordin, 100 mijë vizitorë në gjashtë muaj, mbetet më e vizituara

July 4, 2026
Mesazhe mirënjohjeje për SHBA-në në Prishtinë
TOP Momenti

Mesazhe mirënjohjeje për SHBA-në në Prishtinë

July 4, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?