By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Taylor Swift dhe Travis Kelce kurorëzohen në fshehtësi, përpara dasmës madhështore
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Taylor Swift dhe Travis Kelce kurorëzohen në fshehtësi, përpara dasmës madhështore
TOP Momenti

Taylor Swift dhe Travis Kelce kurorëzohen në fshehtësi, përpara dasmës madhështore

Momenti
Published: July 3, 2026









Taylor Swift dhe Travis Kelce raportohet se janë martuar tashmë përpara festës së tyre madhështore që do të mbahet në Madison Square Garden, sipas disa burimeve për Page Six.

Your browser does not support the video tag.


Superylli i muzikës dhe lojtari i ekipit Kansas City Chiefs, të cilët më herët kanë dhuruar 26 milionë dollarë për bamirësi përpara festimeve luksoze, besohet se tashmë janë zyrtarisht të kurorëzuar, pasi thane Po-në e tyre madhështore në një ceremoni private.


Edhe pse të premten do të organizojnë një festë të madhe në arenën Madison Square Garden në New York me më shumë se 1,000 miq dhe familjarë, pas një darke provë me rreth 100 të ftuar të enjten, burimet thonë se çifti i ka shkëmbyer tashmë betimet martesore në praninë e një grupi shumë të vogël njerëzish të afërt.


“Ata janë tashmë të martuar”, këmbënguli një burim i afërt me çiftin.


Një figurë e njohur e industrisë muzikore në Nashville tha se në qytet po qarkullojnë zëra se çifti, të dy 36 vjeç, “janë martuar tashmë edhe ligjërisht”.


Licencat e martesës në shtetin e New York-ut janë të vulosura dhe nuk janë publike. Megjithatë, siç raportoi javën e kaluar Page Six, burime nga siguria në Zyrën e Gjendjes Civile të Manhattan-it, ku merret licenca e martesës me një tarifë prej 35 dollarësh, thanë se gjatë ditëve të fundit nuk kishte asnjë gjurmë të një licence në emër të Taylor Swift, duke shtuar: “Ne do ta dinim.”


Një licencë martese në shtetin e New York-ut është e vlefshme për 60 ditë dhe, zakonisht, ceremonia nuk mund të zhvillohet pa kaluar të paktën 24 orë nga marrja e saj, megjithëse është e mundur të merret një leje e posaçme nga gjykata për ta anashkaluar këtë afat.


Siç raporton New York Post, një tjetër burim tha se ekzistojnë thashetheme se ceremonia e vogël private është zhvilluar së fundmi në Tennessee, shteti ku Taylor Swift u shpërngul në moshën 14-vjeçare për të ndjekur ëndrrën e saj si kantautore.


Sipas një faqeje interneti që gjurmon aeroplanin privat të Taylor Swift, aerioplani i saj bëri disa ndalesa interesante të dielën në qytetet ku jetojnë anëtarët më të afërt të familjeve të çiftit.


Pasi u nis nga Nashville, aeroplani u ul në Philadelphia, ku jeton babai i Travis Kelce, Ed Kelce. Në shtetin e Pennsylvania-s jetojnë gjithashtu vëllai i madh i Travis, Jason Kelce, dhe bashkëshortja e tij, Kylie. Më pas aeroplani fluturoi drejt Tampa-s, ku banon babai i Taylor Swift, Scott Swift, për t’u kthyer sërish në Nashville. Aeroplanii qëndroi aty deri më 30 qershor, kur u nis përsëri drejt New York City.


source

You Might Also Like

Kitanoviq: I kërkoi falje Kryeministrit për postimin e fotografisë me Mlladiçin, ndaj meje ka linçim politik
Ramadani: Pse s’po thirret sot seanca e Kuvendit? Marrëveshjen për ndarjen e posteve e kanë
Një person nga Shtipi ia vodhi një portofol një punonjëseje të Qendrës Klinike në Shkup, pastaj e sulmoi atë
Demaku: PDK ende nuk ka qëndrim për kandidaturën e Bekim Sejdiut
Janevska: Kostovski ta rishqyrtojë vendimin për mbylljen e një paralele në Butel

LEXO GJITHASHTU

Berisha fton qytetarët e komunitetit egjiptian t’i bashkohen “Marshit për Liri”
Berisha fton qytetarët e komunitetit egjiptian t’i bashkohen “Marshit për Liri”
Lajme
Reagojnë nga Aleanca pas propozimit të Bekim Sejdiut për President nga VV dhe LDK: Nuk kemi ndryshuar qëndrim
Reagojnë nga Aleanca pas propozimit të Bekim Sejdiut për President nga VV dhe LDK: Nuk kemi ndryshuar qëndrim
Lajme
Skandali me 2 mln euro nga fondet e BE-së, ish-këshilltarja e kryeministrit çek dhe eurodeputetja Jana Nagyová shpallet fajtore! Gjykata konfirmon dënimin
Skandali me 2 mln euro nga fondet e BE-së, ish-këshilltarja e kryeministrit çek dhe eurodeputetja Jana Nagyová shpallet fajtore! Gjykata konfirmon dënimin
Lajme
PDK mban mbledhje koordinuese për pjesëmarrjen në Marshin për Liri më 12 shtator
PDK mban mbledhje koordinuese për pjesëmarrjen në Marshin për Liri më 12 shtator
Lajme
‘Duket si fillimi i Covidit’: Përpjekja kaotike për ta rregulluar inteligjencën artificiale
‘Duket si fillimi i Covidit’: Përpjekja kaotike për ta rregulluar inteligjencën artificiale
Lajme

You Might Also Like

Berisha vlerëson marrëveshjen LVV-LDK: Zgjedhje në interes të Kosovës
TOP Momenti

Berisha vlerëson marrëveshjen LVV-LDK: Zgjedhje në interes të Kosovës

August 31, 2026
QMK: 13 zjarre në hapësirë të hapur, 9 janë ende aktive
TOP Momenti

QMK: 13 zjarre në hapësirë të hapur, 9 janë ende aktive

August 31, 2026
Harry Bajraktari përshëndet marrëveshjen LVV-LDK për Bekim Sejdiun: Deputetët ta mbështesin kandidaturën
TOP Momenti

Harry Bajraktari përshëndet marrëveshjen LVV-LDK për Bekim Sejdiun: Deputetët ta mbështesin kandidaturën

August 31, 2026
Angjushev: Maqedonia mund të ruajë energji elektrike të lirë në bateri dhe ta eksportojë atë kur çmimet janë më të larta
TOP Momenti

Angjushev: Maqedonia mund të ruajë energji elektrike të lirë në bateri dhe ta eksportojë atë kur çmimet janë më të larta

August 31, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?