By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rrecaj kritikon Specialen: Ka tejkaluar standardet evropiane të drejtësisë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rrecaj kritikon Specialen: Ka tejkaluar standardet evropiane të drejtësisë
Lajme

Rrecaj kritikon Specialen: Ka tejkaluar standardet evropiane të drejtësisë

Momenti
Published: July 2, 2026

Avokati Visar Rrecaj ka komentuar procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë, duke vlerësuar se vazhdimi i paraburgimit të tyre nuk ka më bazë ligjore.

Në Five në TV Dukagjini, Rrecaj tha se pas përfundimit të procesit të paraqitjes së provave dhe dhënies së fjalëve përfundimtare kanë pushuar të gjitha arsyet që, sipas standardeve ligjore, do ta justifikonin mbajtjen në paraburgim të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Sipas tij, Dhomat e Specializuara kanë devijuar nga standardet e zakonshme të drejtësisë dhe nga praktikat e përcaktuara në konventat evropiane.

Your browser does not support the video tag.

“Pas dhënies së fjalëve përfundimtare në procesin e Hagës kanë pushuar të gjitha shkaqet dhe arsyet për caktimin dhe vazhdimin e masës së paraburgimit. Fakti se standardi që duhet të përdorë Gjykata Speciale është i njëjti standard që e përdor edhe gjykata e Kosovës edhe krejt gjykatat në Evropë lidhur me paraburgimet. Dhe jashtë këtij standardi nuk guxon të dal asnjë gjykatë, përjashtim ka bërë Gjykata Speciale…

Kjo gjykatë standardet e drejtësisë, standardet e konventave evropiane e ligjore i ka tejkaluar. Mirëpo presim që vendimi përfundimtar të jetë aktgjykim lirues. Dhe pastaj këto të tjerat probleme do t’i mbesin historisë për t’i trajtuar dhe studentëve në Fakultetin Juridik…”, ka thënë Rrecaj.

Your browser does not support the video tag.

Komentet e Rrecajt vijnë pasi Dhomat e Specializuara të Kosovës njoftuan se aktgjykimi në çështjen ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të shpallet më 16 shtator 2026, në një seancë publike në Hagë.

Sipas gjykatës, shtyrja e afatit është bërë për shkak të vëllimit të madh të provave të administruara dhe kompleksitetit të çështjes, me qëllim që Trupi Gjykues të kryejë një vlerësim të plotë, të arsyetuar dhe të drejtë të dokumentacionit.

source

You Might Also Like

Dyshohet se të plagosurit në Podujevë kanë lidhje familjare
Shtyrja e aktgjykimit nga Specialja: Serwer e sheh si shenjë pozitive, Joseph e quan jashtëzakonisht zhgënjyese
Vidiç u kërcënua me vdekje nga grupe të krimit të organizuar: Përgjegjësinë për kërcënimet ndaj meje e mbajnë policia, prokuroria dhe ata që i dhanë pushtet Kokezës
Gucati: Shtyrja e aktgjykimit ndaj katërshes së UÇK-së e papranueshme, s’rrimë duarkryq
Policia jep detaje: Tre të plagosurit në Podujevë dyshohet se kishin probleme familjare, i katërti kalimtar rasti

You Might Also Like

Rritet në 20 numri i viktimave nga sulmi masiv rus në Kiev
Lajme

Rritet në 20 numri i viktimave nga sulmi masiv rus në Kiev

July 2, 2026
Prokuroria: Mosmarrëveshja paraprake mes familjarëve dyshohet se çoi në të shtënat në Podujevë
Lajme

Prokuroria: Mosmarrëveshja paraprake mes familjarëve dyshohet se çoi në të shtënat në Podujevë

July 2, 2026
Fetoshi: Vuçiq “pranon” përgjegjësinë për Banjskën
Lajme

Fetoshi: Vuçiq “pranon” përgjegjësinë për Banjskën

July 2, 2026
Vdes 26-vjeçari, dyshohet se u godit nga rrufeja
Lajme

Vdes 26-vjeçari, dyshohet se u godit nga rrufeja

July 2, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?