By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Picula: Gjendja në Serbi është bërë shqetësuese, do të pasojë një periudhë edhe më e vështirë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Picula: Gjendja në Serbi është bërë shqetësuese, do të pasojë një periudhë edhe më e vështirë
TOP Momenti

Picula: Gjendja në Serbi është bërë shqetësuese, do të pasojë një periudhë edhe më e vështirë

Momenti
Published: July 2, 2026

Gjendja në Serbi është bërë shqetësuese, pasi është vërejtur rritje e dhunës krahasuar me vitin e kaluar.

Kështu ka thënë i Parlamentit Evropian (PE) për Serbinë, Tonino Picula në një podcas.

Your browser does not support the video tag.

Ai po ashtu ka thënë se situata parazgjedhore në Serbi e krijuar pas deklaratave të Vuçiqit për dorëheqje, dëshmon se do të pasojë një periudhë edhe më e vështirë.

Picula nënvizoi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tashmë ka hyrë në fushatë për postin e kryeministrit.

Your browser does not support the video tag.

“Unë them se Serbia ndodhet në një gjendje të pashpallur të jashtëzakonshme tash e një vit e gjysmë, që nga shembja e strehës në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 16 persona. Prandaj mund të presim vetëm polarizim të mëtejshëm në Serbi dhe një përpjekje edhe më të madhe të partisë në pushtet dhe të presidentit (Aleksandar) Vuçiq për të dominuar”, ka thënë ai.

Ai shtoi se është vërejtur rritje e dhunës krahasuar me vitin e kaluar dhe se gjendja në Serbi është bërë shqetësuese.

“Po punohet sistematikisht për dobësimin e të gjitha institucioneve jetike, të rëndësishme për një rend demokratik. Serbia ka mbetur dukshëm prapa në fushën e të drejtave themelore. Gjithashtu, është i dukshëm forcimi i narrativës që nuk shkon në favor të Bashkimit Evropian. Nëse dikush që nuk është fare i informuar do ta ndiqte situatën politike në Serbi, me të vërtetë nuk do të ishte i sigurt nëse bëhet fjalë për një vend kandidat për anëtarësim në BE apo për një shtet që po përgatitet të nënshkruajë një marrëveshje afatgjatë bashkëpunimi dhe miqësie me Rusinë e Putinit ose me Kinën”, ka thënë Picula, sipas Danas.

Në prag të seancës plenare të Parlamentit Evropian, që do të mbahet javën e ardhshme dhe ku ai do ta prezantojë Raportin për Serbinë, Picula vlerësoi se Serbia është bërë një shoqëri edhe më e polarizuar, me dobësim të theksuar të kapaciteteve demokratike dhe të kornizës institucionale.

Ai veçoi si fakt domethënës se në draft-raportin për Serbinë këtë vit janë paraqitur më shumë se 500 amendamente, krahasuar me rreth 300 vitin e kaluar, gjë që sipas tij dëshmon për “rritjen e interesimit për gjendjen në Serbi”.

“Javën e ardhshme në Strasburg do të mbahet seanca plenare, ku besoj se do të miratohet edhe Raporti për Serbinë. Serbia do të jetë në rend dite si pikë e veçantë diskutimi. Nuk bëhet fjalë vetëm për një vend të Ballkanit Perëndimor; ajo është veçuar si temë më vete, ndërsa në fakt vetë udhëheqja e saj kërkon që debati të përqendrohet posaçërisht në gjendjen në Serbi”, theksoi Picula.

Ai komentoi gjithashtu se Vuçiq, në tubimin e fundit në Beograd, mbajti një fjalim tipik parazgjedhor, ndonëse zgjedhjet ende nuk janë shpallur.

“Ai (Vuçiq) paralajmëroi listën ‘Serbia e Bashkuar’, gjë që më kujton në masë të madhe listën e Putinit ‘Rusia e Bashkuar’. Ai foli si kandidat për kryeministër në fushatë, duke u premtuar, natyrisht, male e fusha mbështetësve të tij. Ajo që ishte interesante është se premtoi një Serbi shumë më të fortë ushtarakisht, të cilën, sipas tij, askush nuk do të mund ta rrezikojë më siç ka ndodhur në të kaluarën”, shtoi Picula.

Ai theksoi se autoritetet në Beograd, që nga dita e parë, kanë manipuluar me akuzat dhe dyshimet se gjatë protestës së 15 marsit të vitit të kaluar janë përdorur mjete të ndaluara për kontrollimin e protestuesve (top zanor), ndërsa Parlamenti Evropian kishte kërkuar që atëherë një hetim të pavarur për të sqaruar se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë, bazuar në dëshmitë e shumë qytetarëve dhe raportet mjekësore.

You Might Also Like

Familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e 78-vjeçarit nga Prishtina që vuan nga demenca
Fetoshi: Deklarata e Vuçiqit për Radoiçiqin është pranim politik i sulmit në Banjskë
Janevska: Prindërit e fëmijëve që ushtrojnë dhunë do të përballen me gjoba
AKK ngre alarmin: A po shndërrohen komunat vetëm në institucione administrative?
Pak lindje në Maqedoninë Lindore, më së shumti në Shkup

You Might Also Like

OEK dhe Riinvest: Kosova duhet të përfshihet në rrjetin rajonal të gazit për të forcuar sigurinë energjetike
TOP Momenti

OEK dhe Riinvest: Kosova duhet të përfshihet në rrjetin rajonal të gazit për të forcuar sigurinë energjetike

July 2, 2026
Rama flet për DW: Nuk më japin mua dot leksione për bukurinë, dorëheqja ime nuk është opsion
TOP Momenti

Rama flet për DW: Nuk më japin mua dot leksione për bukurinë, dorëheqja ime nuk është opsion

July 2, 2026
Ambasada e SHBA-ve në RMV: Nga 15 korriku të gjitha pagesat do të kryhen vetëm online
TOP Momenti

Ambasada e SHBA-ve në RMV: Nga 15 korriku të gjitha pagesat do të kryhen vetëm online

July 2, 2026
Një vit punë për 35 cent/kg, fermerët shqiptar ankohen për çmimin e pjeshkës
TOP Momenti

Një vit punë për 35 cent/kg, fermerët shqiptar ankohen për çmimin e pjeshkës

July 2, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?