By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Dimitrieska-Koçoska: Pas dy vitesh në financat publike, ekonomia po shënon rritje të qëndrueshme
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Dimitrieska-Koçoska: Pas dy vitesh në financat publike, ekonomia po shënon rritje të qëndrueshme
TOP Momenti

Dimitrieska-Koçoska: Pas dy vitesh në financat publike, ekonomia po shënon rritje të qëndrueshme

Momenti
Published: July 2, 2026

Kaluan dy vite nga menaxhimi me financat spublike, dy vite në kushte të vështira ekonomike, paqartësi globale dhe sfida të mëdha fisskale. Por, edhe dy vite në të cilat bëmë zgjedhje të vetëdijshme – zgjedhje për disiplinë, për përgjegjësi fiskale dhe për zgjidhje afatgjata, në vend të populizmit afatshkurtë. Në këto dy vite rezultatet makroekonomike janë më se të qarta: ekonomia e vendit në këtë periudhë shënon rikuperim stabil dhe rritje të vazhdueshme. Nëse shikojmë prapa, do të shohim se në periudhën prej vitit 2017 deri në vitin 2023 rritja mesatare ekonomike ishte rreth 1,8 për qind, ndërsa sot kemi dinamikë dukshëm më të lartë, 3 për qind rritje në vitin 2024, 3,5 për qind në periudhën 2025 dhe 2026 trajektore stabile pozitive të rritjes ekonomike, tha sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska.

Siç theksoi Dimitrieska-Koçoska në konferencë për shtyp në Qeveri, duke dhënë llogari për punën e kryer, inflacionin i cili në vitin 2022 arriti 14,2 për qind dhe ndikoi seriozisht ndaj standardit jetësor të qytetarëve, ndërsa sot, edhe krahas paqartësisë së vazhduar globale dhe pasojave nga një prej krizave më të mëdha energjetike dhe ekonomike në dekadat e fundit, në maj ishte 4,8 për qind. Projeksionet për këtë vit mbeten në suaza të stabilitetit të pritur.

Your browser does not support the video tag.

“Kjo do të thotë se arritëm t’i amortizojmë tronditjet glonale të çmimeve dhe sërish të sigurojmë ambient të parashikueshëm ekonomik. Kjo është posaçërisht me rëndësi sepse inflacioni stabil krijon kushste për rritje reale të rrogave. Në këto dy vite rritja e rrogave vazhdoi me dinamikë të fuqishme. Rritja nominale e rrogave në vitin 2024 ishte 12,6 për qind, në vitin 2025 9,6 për qind, ndërsa edhe këtë vit presim rritje prej mbi 8 për qind. Por, akoma më me rëndësi është që pas një periudhe të gjatë qytetarët sërish kanë rritje reale të të ardhurave. Pas rënies së rrogave reale në vitin 2022 prej 2,9 për qind, në vitin 2024 ato u rritën për 8,8 për qind, ndërsa në vitin 2025 për plotësisht 5,3 për qind. Ky është sinjal kyç se fuqia reale blerëse po përmirësohet. jemi të vetëdijshëm për problemet e qytetarëve, i jetojmë së bashku dhe punojmë shumë për t’i zgjidhur”, potencoi ministrja.

Sipas saj, ka përmirësime pothuajse tek të gjithë indikatorët stastistikë ekonomikë.

“Ato janë shifra të cilat do të mbeten të dëshmojnë për punën tonë. Por këto rezultate nuk vijnë brenda natës. Prapa rezultateve në ekonomi qëndron puna dhe përkushtimi i madh në Ministrinë e Financave gjatë dy viteve të fundit. Kthimi i besimit në politikën fiskale ishte një nga motivet e mia personale kur pranova këtë pozicion. Kur e mora përgjegjësinë, prioriteti im ishte stabilizimi i financave publike. Me ribalancimin e Buxhetit për vitin 2024, siguruam likuiditet, pagesë të rregullt të rrogave, pensioneve dhe transfereve sociale dhe shërbim në kohë të detyrimeve të shtetit. Ky është prioritet që u reflektua në vendimet e ardhshme buxhetore dhe do të vazhdojë të jetë i tillë”, theksoi Dimitrieska-Koçoska.

Në këtë periudhë, informoi, servisoi 4,4 miliardë euro nga borxhi publik, ndërsa deri në fund të vitit arrijnë edhe 983 milionë euro.

You Might Also Like

​Pritjet në pikat kufitare të Kosovës deri në dhjetë minuta
Gjatë 24 orëve policia ka privuar nga liria 18 shoferë për vozitje të pakujdesshme
Makina bie në greminë, një viktimë dhe dy të lënduar në Mirditë
Kostovski dhe Kryeziu arsyetojnë mbylljen e paraleles, zëvendësministri Sulejmani: Paralelja shqipe në Penko s’duhet të mbyllet
Mbyllet shkolla në fshatin Xhepin të Strugës për shkak të numrit të vogël të nxënësve

LEXO GJITHASHTU

Muharremi: Me gjasë Albini e ka kriju një kurth të ri për LDK’në sa i përket propozimit për President
Muharremi: Me gjasë Albini e ka kriju një kurth të ri për LDK’në sa i përket propozimit për President
Lajme
Përleshje dhe gaz lotsjellës në Serbi, Demokratët Evropianë godasin Vuçiqin: Nuk është gati për zgjedhje të ndershme
Përleshje dhe gaz lotsjellës në Serbi, Demokratët Evropianë godasin Vuçiqin: Nuk është gati për zgjedhje të ndershme
Lajme
Marshi i 12 shtatorit, ish-këshilltari i Thaçit: Ftesa është për të gjithë, në pyetje është fati i Kosovës
Marshi i 12 shtatorit, ish-këshilltari i Thaçit: Ftesa është për të gjithë, në pyetje është fati i Kosovës
Lajme
Shembet masivi i dheut gjatë hapjes së një pusi uji, humb jetën 31-vjeçari në Poliçan
Shembet masivi i dheut gjatë hapjes së një pusi uji, humb jetën 31-vjeçari në Poliçan
Lajme
Lideri i opozitës në Zambia akuzohet për tradhti
Lideri i opozitës në Zambia akuzohet për tradhti
Lajme

You Might Also Like

Pesë vite shkollim ushtarak në Turqi, pesë oficerë të rinj i bashkohen FSK-së
TOP Momenti

Pesë vite shkollim ushtarak në Turqi, pesë oficerë të rinj i bashkohen FSK-së

August 30, 2026
Profesori i sigurisë ngre alarmin për spiunazhin: Kosova nuk duhet të jetë strehë për agjentët e huaj
TOP Momenti

Profesori i sigurisë ngre alarmin për spiunazhin: Kosova nuk duhet të jetë strehë për agjentët e huaj

August 30, 2026
AKPPM ndalon shitjen në Kosovë të 48 barnave nga prodhuesi indian, urdhëron karantinimin e stokut
TOP Momenti

AKPPM ndalon shitjen në Kosovë të 48 barnave nga prodhuesi indian, urdhëron karantinimin e stokut

August 30, 2026
ZNAM: Dënojmë çdo glorifikim të krimeve të luftës dhe kriminelëve të luftës
TOP Momenti

ZNAM: Dënojmë çdo glorifikim të krimeve të luftës dhe kriminelëve të luftës

August 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?