By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kina po luan pisët në garën e armatimit me IA-në
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kina po luan pisët në garën e armatimit me IA-në
TOP Momenti

Kina po luan pisët në garën e armatimit me IA-në

Momenti
Published: July 2, 2026

Nga: Lydia Moynihan (titulli: China’s playing dirty in the AI arms race — and Neville Singham appears to be helping them change US minds) / New York Post
Përkthimi: Telegrafi.com

Kina është shumë prapa Shteteve të Bashkuara në garën e armatimit me inteligjencën artificiale [IA], por nuk ka asnjë brengë të luajë pisët për të fituar epërsi.

Your browser does not support the video tag.

Sipas një raporti të ri, mbështetës të lidhur me Partinë Komuniste Kineze po ndihmojnë në përhapjen e qëndrimeve kundër IA-së, gjë që rrezikon të ndalë më shumë se 20 miliardë dollarë investime në energji dhe infrastrukturë, të nevojshme për të furnizuar me energji lulëzimin e qendrave të të dhënave për IA-në.

Edhe më shqetësuese është se amerikanë po ndihmojnë ta bëjnë këtë.

Your browser does not support the video tag.

Ndërsa Lugina e Silicit [Silicon Valley] është e përqendruar në punësimin e inxhinierëve dhe talenteve më të mira, një betejë po aq e rëndësishme tashmë po humbet në seancat dëgjimore për planifikimin urban në periferi, në mbledhjet e komisioneve të qarqeve dhe në protestat publike kundër ndërtimit të qendrave të reja të të dhënave.

“Shumë njerëz mendojnë se kjo është një zgjedhje mes IA-së ose mungesës së IA-së … në të vërtetë është një zgjedhje mes IA-së amerikane dhe IA-së kineze,” tha Sam Lyman, autor i studimit të Institutit për Politikat e Bitkoinit [Bitcoin Policy Institute]. “Kushdo që kontrollon IA-në do të kontrollojë shtresën e informacionit të ekonomisë globale.”

Muajt e fundit, çështja është bërë aq shqetësuese saqë anëtarët e Komitetit për Energjinë dhe Tregtinë të Dhomës së Përfaqësuesve, Brett Guthrie, John Joyce dhe Bob Latta, po kërkojnë nga Shtëpia e Bardhë dhe FBI-ja të shqyrtojnë nëse kundërshtarët e huaj po nxisin aktivitetin kundër qendrave të të dhënave.

Raporti i Institutit për Politikat e Bitkoinit paralajmëron se kundërshtarët e Amerikës po bëjnë gjithçka që kanë në dorë për ta kufizuar atë.

Raporti pretendon se rrjeti i lidhur me Kinën i aktivistit marksist Neville Singham dhe Partisë për Socializëm dhe Çlirim (PSL) është përfshirë në mosmarrëveshje lokale në 14 shtete. Sipas raportit, përpjekjet e tyre kanë ndihmuar në pezullimin ose bllokimin e të paktën 23.6 miliardë dollarëve investime të propozuara për qendra të të dhënave, përmes financimit të tubimeve, peticioneve, fushatave derë më derë dhe mbushjes së seancave dëgjimore publike me pjesëmarrës.

Përpjekjet e tyre kanë rezultuar në 10 moratoriume lokale, një ndalim të përhershëm në Parkun Monterei të Kalifornisë dhe katër projekte të refuzuara ose të braktisura – përfshirë një projekt prej një miliard dollarësh të Google-it në Indiana dhe një qendër të të dhënave prej 12 miliardë dollarësh në Uiskonsin, të mbështetur nga Blackstone.

Raporti thotë se kjo fushatë organizimi mbetet aktive në Klivlend, Nju-Orlins, Miluoki dhe Priçard, Alabama.

Për të qenë të qartë, ka shqetësime legjitime për qendrat e të dhënave – ato janë, pa asnjë dyshim, të shëmtuara dhe utilitare. Dhe, është e drejtë të shprehësh kundërshtim dhe të rezistosh ndaj ndërtimit të një të tillë pranë shtëpisë sate.

Por, ky zemërim është bërë disi ekstrem dhe ndërsa Lyman e pranon zhgënjimin e vërtetë, ai vëren se ai po ushqehet nga lajme të rreme dhe informacione të pasakta.

“Shumë nga argumentet që i ndezin njerëzit janë haptazi të rreme, sidomos ato për përdorimin e ujit,” tha ai, duke shtuar se disa pretendime për konsumin e ujit nga qendrat e të dhënave janë ekzagjeruar “rreth një mijë herë.”

Ai pretendon gjithashtu se Singhami, i cili është amerikan i lindur në Konektikat, dhe Partia për Socializëm dhe Çlirim – udhëheqja e së cilës mbivendoset me drejtues të organizatave jofitimprurëse të financuara nga Singhami (përfshirë The People’s Forum, BreakThrough News dhe ANSWER Coalition) po mbështeten në një model të njohur veprimi për të shfrytëzuar frikën dhe zhgënjimin e njerëzve.

“Ai përdor të njëjtin model pothuajse për çdo çështje përçarëse në Amerikë,” më tha Lyman, duke iu referuar çdo çështjeje ndarëse që mund të përdoret për të krijuar përçarje mes grupeve të njerëzve.

“E identifikon çështjen përçarëse, lidhet pas saj dhe pastaj nxit edhe më shumë përçarje dhe zemërim, duke e përdorur atë çështje si lëndë djegëse.”

Vitet e fundit, grupet, përfshirë ato të lidhura me Singhamin, janë përpjekur të ushqejnë një narrativë kundër teknologjisë amerikane – duke sulmuar teknologjitë e mëdha [Big Tech], duke çmuar aftësinë e Kinës për t’iu shmangur kontrolleve amerikane të eksporteve dhe, së fundmi, duke i shndërruar qendrat e të dhënave të IA-së në armikun e radhës në luftën e tyre kundër fuqisë korporative amerikane.

Nga mesi i vitit 2025, botimi i PSL-së i lidhte qendrat e të dhënave me rritjen e faturave të energjisë elektrike dhe dëmtimin e mjedisit. Në vitin 2026, ai e quante përplasjen mbarëkombëtare për qendrat e të dhënave të IA-së “një luftë për atë se kush e kontrollon të ardhmen.”

Ndërsa, dihet se Singham ka investuar pothuajse 300 milionë dollarë në projektet e tij socialiste në ShBA, kur bëhet fjalë për financimin e PSL-së është e vështirë të gjurmohet origjina e parave.

“Zbulimi më shqetësues për mua ishte kutia e zezë që përbën financimi i PSL-së,” tha Lyman. Nëse dikush pyet nëse Kina, Kuba, Venezuela apo ndonjë kundërshtar tjetër i huaj e financon PSL-në, shtoi ai, “të dhënat publike nuk mund të na japin një përgjigje të qartë.”

Nuk ka rëndësi sa shumë inovojmë, nëse energjia dhe qendrat e të dhënave të nevojshme për zgjerimin e kapaciteteve bëhen pengesë.

Ky është një sinjal i rëndësishëm se nuk mund të jemi naivë – kundërshtarët e huaj janë të gatshëm të bëjnë gjithçka që duhet për ta penguar Amerikën të fitojë. Ne duhet ta bëjmë këtë gjithsesi. /Telegrafi/

You Might Also Like

Vetëdorëzohet në Polici serbi, i dyshuar për tentim vrasjen e ndodhur para pesë vjetësh në Shillovë
Bozhinovska: Maqedonia po punon aktivisht për integrimin në tregun evropian të energjisë
ATK-ja suspendon dy zyrtarë tatimorë pas ngritjes së aktakuzës për korrupsion
Rusia e godet Kievin me sulme vdekjeprurëse – raketa dhe dronë
Haxhiu: Republika e sotme e nderon 2 korrikun kur e mbron sovranitetin e saj në çdo cep

You Might Also Like

106 gjoba dhe 74 motoçikleta të konfiskuara në Ferizaj gjatë aksionit të policisë
TOP Momenti

106 gjoba dhe 74 motoçikleta të konfiskuara në Ferizaj gjatë aksionit të policisë

July 2, 2026
VLEN: Transporti ajror po modernizohet me standarde evropiane, RMV e para në rajon me teknologjinë më të avancuar
TOP Momenti

VLEN: Transporti ajror po modernizohet me standarde evropiane, RMV e para në rajon me teknologjinë më të avancuar

July 2, 2026
Një muaj paraburgim për të dyshuarin dhe babanë e tij për vrasjen e imamit në Dragash
TOP Momenti

Një muaj paraburgim për të dyshuarin dhe babanë e tij për vrasjen e imamit në Dragash

July 2, 2026
Pensionohet sekretari i përgjithshëm i BIK-ut, Ahmet ef. Sadriu
TOP Momenti

Pensionohet sekretari i përgjithshëm i BIK-ut, Ahmet ef. Sadriu

July 2, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?