By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: PZAP-ja refuzon të gjitha ankesat për rezultatin e zgjedhjeve
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
PZAP-ja refuzon të gjitha ankesat për rezultatin e zgjedhjeve
Lajme

PZAP-ja refuzon të gjitha ankesat për rezultatin e zgjedhjeve

Momenti
Published: July 1, 2026

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka refuzuar të gjitha ankesat e paraqitura pas përfundimit të procesit të numërimit dhe rinumërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Sipas vendimeve, PZAP ka hedhur poshtë ankesat e kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Qëndrim Kryeziu dhe Bekim Haxhiu, të cilët në ankesa të ndara kishin kërkuar rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK-së.

Po ashtu, janë refuzuar edhe ankesa e Lista Serbe dhe dy ankesa të Nova Demokratska Stranka, të cilat lidheshin me pretendime për parregullsi në procesin e votimit dhe numërimit.

Your browser does not support the video tag.

Lista Serbe kishte pretenduar se subjekti politik i Nenad Rashiq kishte marrë një numër të konsiderueshëm votash në zona ku komuniteti serb nuk është i pranishëm ose është në numër shumë të vogël.

Megjithatë, PZAP vlerësoi se Lista e Votuesve nuk përmban të dhëna mbi përkatësinë etnike të votuesve dhe se nuk ekziston bazë ligjore për shpalljen e këtyre votave si të pavlefshme.

PZAP i ka cilësuar të gjitha ankesat si të pabazuara.

Nëse palët nuk i ankimojnë këto vendime në Gjykatën Supreme brenda afatit prej 48 orësh, atëherë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i hapet rruga për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.

source

You Might Also Like

Lideri i opozitës në Zambia akuzohet për tradhti
Sondazhi: Shumica e zviceranëve mbështesin mbrojtje më të fortë kundër valëve të të nxehtit
Kanadaja vendos një tabelë të madhe në liqenin Ontario, pasi Trump nënshkroi urdhër ekzekutiv që të quhet “Liqeni i Amerikës”
Moti për javën e parë të shtatorit, vazhdojmë temperaturat e larta, por pritet të rikthehen vranësirat dhe reshjet e shiut
Moti për javën e parë të shtatorit, vazhdojmë temperaturat e larta, por rikthehen vranësirat dhe reshjet e shiut

LEXO GJITHASHTU

Kostovski dhe Kryeziu arsyetojnë mbylljen e paraleles, zëvendësministri Sulejmani: Paralelja shqipe në Penko s’duhet të mbyllet
Kostovski dhe Kryeziu arsyetojnë mbylljen e paraleles, zëvendësministri Sulejmani: Paralelja shqipe në Penko s’duhet të mbyllet
TOP Momenti
Mbyllet shkolla në fshatin Xhepin të Strugës për shkak të numrit të vogël të nxënësve
Mbyllet shkolla në fshatin Xhepin të Strugës për shkak të numrit të vogël të nxënësve
TOP Momenti
Pesë vite shkollim ushtarak në Turqi, pesë oficerë të rinj i bashkohen FSK-së
Pesë vite shkollim ushtarak në Turqi, pesë oficerë të rinj i bashkohen FSK-së
TOP Momenti
Profesori i sigurisë ngre alarmin për spiunazhin: Kosova nuk duhet të jetë strehë për agjentët e huaj
Profesori i sigurisë ngre alarmin për spiunazhin: Kosova nuk duhet të jetë strehë për agjentët e huaj
TOP Momenti
Zjarret vijojnë në disa qarqe në Shqipëri, angazhohen mbi 220 forca, situata më problematike në Dibër
Zjarret vijojnë në disa qarqe në Shqipëri, angazhohen mbi 220 forca, situata më problematike në Dibër
Lajme

You Might Also Like

Shtatë të vdekur dhe 23 të zhdukur pasi një anije u përmbys në brigjet e Qipros Veriore
Lajme

Shtatë të vdekur dhe 23 të zhdukur pasi një anije u përmbys në brigjet e Qipros Veriore

August 30, 2026
Islanda voton kundër rifillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE
Lajme

Islanda voton kundër rifillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE

August 30, 2026
Trump njoftoi marrëveshjen e naftës me Venezuelën, Presidentja e përkohshme Rodriguez: Do të jetë në fuqi për 25 vjet
Lajme

Trump njoftoi marrëveshjen e naftës me Venezuelën, Presidentja e përkohshme Rodriguez: Do të jetë në fuqi për 25 vjet

August 30, 2026
Zjarret në Shqipëri, angazhohen mbi 220 forca, situata më problematike në Dibër
Lajme

Zjarret në Shqipëri, angazhohen mbi 220 forca, situata më problematike në Dibër

August 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?