Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë (MINTI) ka publikuar çmimet e derivateve për ditën e sotme, shkruan Zeri.info.
Sipas të dhënave të MINTI-t, sot do të ketë ngritje të çmimit të naftës për një centë krahasuar me ditën e martë, pra sot një litër naftë maksimumi mund të blihet për 1.39 euro.
Ndryshim të çmimeve nuk ka në benzinë dhe gaz. Një litër benzinë sot mund të blihet maksimumi për 1.35 euro, kurse një litër gaz mund të blihet për 0.68 euro.
Këto çmime hyjnë në fuqi me fillim prej orës 10:00 dhe vljenë vetëm për 24 orë. /Zëri


