By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Prattipati: Mundësitë për bashkëpunim mes SHBA-së dhe Kosovës janë të pakufishme
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Prattipati: Mundësitë për bashkëpunim mes SHBA-së dhe Kosovës janë të pakufishme
TOP Momenti

Prattipati: Mundësitë për bashkëpunim mes SHBA-së dhe Kosovës janë të pakufishme

Momenti
Published: July 1, 2026

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane, Anu Prattipati, tha se teksa Kosova vazhdon të integrohet në komunitetit ndërkombëtar, mundësitë në bashkëpunim në shumë fusha përfshirë në mbrojtje dhe në energji “janë të pakufishme”, duke shtuar se bizneset amerikane kërkojnë partnerë të besueshëm.

Në ngjarjen e organizuar nga kjo ambasadë për 250-vjetorin e shtetësisë amerikane, Prattipati tha se shteti i saj mezi pret të rrisë partneritetin me Kosovën, sepse, sipas saj një Kosovë stabile, prosperuese nuk është gjë e mirë vetëm për popullin e saj, por edhe për Evropën e botën.

Sipas diplomates amerikane, miqësia mes SHBA-së dhe Kosovës bazohet në vlera të përbashkëta, respekt të ndërsjellë dhe besimi se e ardhmja definohet nga mundësitë dhe siguria.

Your browser does not support the video tag.

“Teksa Kosova vazhdon të zhvillohet dhe të thellojë integrimin e saj në komunitetin ndërkombëtar, mundësitë për bashkëpunim, veçmas në mbrojtje, tregti, investime ekonomike dhe energji, janë të pakufishme. Bizneset amerikane po kërkojnë partnerë të besueshëm, fuqi punëtore dhe tregje konkurruese. Kosova ka mundësi që të jetë të tri këto gjëra”, tha ajo.

Këto deklarata të Prattipatit vijnë pasi ajo javëve të fundit i ka bërë thirrje Qeverisë në detyrë të Kosovës që t’i bashkohet nismave rajonale të gazit të lëngshëm natyror (LNG) amerikan, duke argumentuar se kjo do t’i ndihmonte vendit të sigurojë të ardhmen e vet energjetike.

Your browser does not support the video tag.

Qeveria në detyrë, që udhëhiqet nga Albin Kurti, ka ngulur këmbë se Kosova nuk është kundër LNG-së amerikane, por ka thënë se e sheh gazifikimin e thëngjillit si mundësi më të mirë sesa furnizimin me LNG-në.

Oda Ekonomike Amerikane dhe Oda Ekonomike e Kosovës paralajmëruan kohët e fundit se refuzimi i projekteve rajonale të LNG-së rrezikon të kenë ndikim negativ në partneritetin e Kosovës me SHBA-në.

Disa shtete të Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar marrëveshje me kompani amerikane dhe SHBA-në për të zgjeruar rrjetin e gazit. Në mesin e tyre janë Shqipëria, Kroacia dhe Bosnje e Hercegovina.

Në ngjarjen e organizuar për 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së, Prattipati ndërkaq tha se Kosova “gjithmonë ka qenë pranë nesh, duke mbështetur prioritetet tona”, teksa përmendi përfshirjen e vendit në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese dhe në Bordin e Paqes – nismën e presidentit amerikan, Donald Trump, për zgjidhjen e konflikteve në botë.

“Po ashtu edhe SHBA-ja qëndron pranë Kosovës. Ne qëndrojmë me Kosovën në përpjekjet e saj për të ndërtuar institucione të forta, qëndrojmë me Kosovën në ndërtimin e një ekonomie prosperuese që tërheq investitorë dhe ofron mundësi për të gjithë qytetarët”, tha Prattipati.

Në këtë ngjarje, ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, falënderoi SHBA-në për ndihmën në çlirim dhe shtetndërtim, duke vlerësuar lart miqësinë mes dy vendeve.

Sa i përket Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese për Rripin e Gazës, Kosova është në mesin e pesë shteteve të para që u zotuan për angazhim në këtë mision dhe vendi do të dërgojë trupa me qëllim ofrimin e sigurisë për mbikëqyrje të armëpushimit në territorin palestinez.

Kosova e konsideron si qenësore aleancën me SHBA-në, shtet që ka kontribuar në pavarësinë dhe shtetndërtimin e saj.

Përveç kontributit në pavarësi dhe shtetndërtim, SHBA-ja po ashtu ka mbështetur procesin e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, teksa kjo forcë po ashtu pajisjet me armë amerikane.

Përveç mbështetjes që SHBA ka dhënë për shndërrimin e FSK-së në ushtri, Uashingtoni kontribuon në trajnimin dhe edukimin e ushtarëve të Kosovës.

Kosova po ashtu është mikpritës i bazës më të madhe amerikane në Ballkan, Bondsteel./REL

source

You Might Also Like

Nga sot fillon ndalimi i lëvizjes në zonat pyjore të Maqedonisë
“Shpata e Artë”; stërviten KFOR-i, EULEX-i e Policia –pjesëmarrëse edhe FSK-ja
Komuna e Prishtinës e mbajti diskutimin e parë publik me qytetarët për këtë vit
Rritja e industrisë së trajnimeve dhe edukimit profesional po ndryshon mënyrën se si zhvillohet biznesi në Kosovë.
Sërish shtrenjtohet nafta në Kosovë

You Might Also Like

Dimitrieska-Koçoska: Hapat nga Agjenda reformuese për transparencën, llogaridhënien dhe menaxhimin më të mirë të financave publike janë përmbushur
TOP Momenti

Dimitrieska-Koçoska: Hapat nga Agjenda reformuese për transparencën, llogaridhënien dhe menaxhimin më të mirë të financave publike janë përmbushur

July 1, 2026
Operacion masiv i Prokurorisë Speciale, bastisen mbi 40 lokacione
TOP Momenti

Operacion masiv i Prokurorisë Speciale, bastisen mbi 40 lokacione

July 1, 2026
Arrestohen dy të dyshuar për grabitjen e tre shtetasve të huaj në Prishtinë
TOP Momenti

Arrestohen dy të dyshuar për grabitjen e tre shtetasve të huaj në Prishtinë

July 1, 2026
Kurti: Kosova përherë mirënjohëse ndaj SHBA-së për ndihmën, partneritetin dhe aleancën e pazëvendësueshme
TOP Momenti

Kurti: Kosova përherë mirënjohëse ndaj SHBA-së për ndihmën, partneritetin dhe aleancën e pazëvendësueshme

July 1, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?