
Lionel Messi ka dhënë një tjetër performancë fantastike në MLS.
Inter Miami ka shënuar fitore 2:4 në udhëtim ndaj Toronto FC, duke u afruar me kreun, shkruan Gazeta Express.
Rodrigo de Paul kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 44-të të ndeshjes, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë ishte një spektakël nga argjentinasi, Leo Messi.
Fillimisht, tetë herë fituesi i Topit të Artë asistoi për Luis Suarez në minutën e 56-të.
Më pas, Messi asistoi edhe për Reguilon në minutën e 73-të, para se të shënonte vet dy minuta më vonë.
Toronto u kundërpërgjigj me dy gola nga Aristizabal, por ishte e pamjaftueshme për të evituar humbjen.
The post Dy asiste dhe një gol, Messi shkëlqen në fitoren e Inter Miamit appeared first on Gazeta Express.



