By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Policia me aksione kundër përdoruesve të lëndëve narkotike, për 24 orë ndalohen nëntë persona
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Policia me aksione kundër përdoruesve të lëndëve narkotike, për 24 orë ndalohen nëntë persona
TOP Momenti

Policia me aksione kundër përdoruesve të lëndëve narkotike, për 24 orë ndalohen nëntë persona

Momenti
Published: June 30, 2026

MPB Maqedoni njofton se janë privuar nga liria nëntë persona në territorin e gjithë vendit gjatë 24 orëve të fundit, pasi gjatë kontrolleve atyre u është gjetur drogë, gjatë bastisjes në Burgun e Idrizovës, te një i dënuar janë gjetur lëndë pluhurore e bardhë dhe tableta.

“Më 29/30.06.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria D.G. (29) dhe V.B. (30), të dy nga Shkupi, një 16-vjeçar nga rrethina e Shkupit dhe S.A. (25) nga Turqia, me qëndrim në Shkup, pasi te ata janë gjetur dhe konfiskuar substancë e ngurtë e bardhë, marihuanë dhe thikë”.

Your browser does not support the video tag.

“Më 29.06.2026, në orën 16:00, në SPB Shkup, nga Institucioni Ndëshkimor-Përmirësues Burgu Idrizovë ishte njoftuar se gjatë kontrollit të të dënuarit M.A. (53) nga Shkupi, i cili ishte kthyer nga dalja me leje, tek ai ishin gjetur lëndë pluhurore e bardhë dhe tableta”.

“Më 29.06.2026, në orën 10:00, në Pikën Kufitare Tabanoc, në hyrje të shtetit, nëpunësit policorë e privuan nga liria R.F. (26) nga Gjermania. Gjatë kontrollit kufitar dhe verifikimit të kryer në një automjet udhëtarësh me targa gjermane, me të cilin ai kishte udhëtuar, në bagazhin e tij personal ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë”.

Your browser does not support the video tag.

“Më 29.06.2026, në orën 16:00, në Kavadarc, nëpunësit policorë të SPB Kavadar e privuan nga liria S.M. (44) dhe K.Ç. (44), të dy nga Kavadarc. Nëpunësit policorë ndaluan një automjet pasagjerësh “Fiat” me targa të Kavadarit, i drejtuar nga S.M., ndërsa pasagjer ishte K.Ç. Gjatë kontrollit te S.M. u gjetën dhe u konfiskuan lëndë pluhurore e bardhë dhe marihuanë”.

“Më 30.06.2026, në orën 01:30, në Negotinë, nëpunësit policorë të SPB Negotinë privuan nga liria një 17-vjeçar nga Negotina, pasi gjatë kontrollit tek ai ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë”.

“Më 29.06.2026, në orën 20:30, në kryqëzimin e rr. “Boris Kidriç” dhe rr.“Bllagoja Toska” në Tetovë, nëpunësit policorë të SPB Tetovë e privuan nga liria B.SH. (23) nga fshati Leshok, rrethina e Tetovës. Gjatë kontrollit të automjetit të tij, në ulësen e pasme janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, thërrmuese, shkop bejsbolli dhe grusht metalik”, thonë nga MPB.

Në fund theksojnë se pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

You Might Also Like

Frontex: Serbia po u hap derën rusëve dhe kinezëve drejt BE-së
Bassuener: Riciklimi i narrativës për Kosovën nuk i sjell Serbisë të ardhme më të mirë, as sukses në zgjedhje
“Më prit se tani do të vij të vras ty dhe familjen tënde”- Rrahje e kërcënim, si ndodhi vrasja në Ferizaj?
Kontrolle të reja të çmimeve: Inspektorati do të analizojë qindra produkte nga shporta e konsumit
Përplasje para Parlamentit, protestuesit qëllojnë me vezë makinat e deputetëve – arrestohet Dritan Goxhaj

You Might Also Like

Vdes një 71-vjeçare në Koshare të Ferizajt, dyshohet se ra në një bunar
TOP Momenti

Vdes një 71-vjeçare në Koshare të Ferizajt, dyshohet se ra në një bunar

June 30, 2026
Aksident tragjik në Berat: Dy viktima dhe 15 të lënduar
TOP Momenti

Aksident tragjik në Berat: Dy viktima dhe 15 të lënduar

June 30, 2026
Ademi: OBRM-PDUKM po dikton emrat e ministrave shqiptarë
TOP Momenti

Ademi: OBRM-PDUKM po dikton emrat e ministrave shqiptarë

June 30, 2026
Arsovski: Në votimin elektronik duhet të përfshihen edhe qytetarët që jetojnë brenda vendit
TOP Momenti

Arsovski: Në votimin elektronik duhet të përfshihen edhe qytetarët që jetojnë brenda vendit

June 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?