Në territorin e RMV-së deri në orën 12:00 të ditës së sotme janë regjistruar gjithsej shtatë zjarre në ambiente të hapura. Nga këto, pesë janë ende aktive, ndërsa dy të tjerat janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza.
Nga ato aktive, i pari është në territorin e komunës Shuto Orizarë – pranë “Xhidi komerc”, ku digjen mbeturina dhe bar i thatë. I dyti është në zonën e komunës së Nagoriçanit të Vjetër – fshati Rugince, ku është prekur bimësia e ulët, kashtë dhe bar i thatë. Një pyll po digjet në fshatin Sretenovo, komuna e Dojranit. Dy të tjerat janë në territorin e Velesit – përgjatë autostradës Veles – Shtip pranë Çoloshevo, ku është djegur bimësia e ulët dhe bari i thatë, dhe mbeturinat po digjen në deponinë e qytetit.
Nga zjarret e shuar sot, njëri ishte në komunën Dollneni – fshati Zhitoshe, pranë shkollës, digjej bimësia e ulët dhe bari i thatë. Zjarri tjetër ishte në rajonin e fshatit Kukureçani të Manastirit, ku digjeshin mbeturina.

