By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Çeku: Arsimi gjithëditor dhe rishikimi i kurrikulës, kyç për përmirësimin e cilësisë në arsim
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Çeku: Arsimi gjithëditor dhe rishikimi i kurrikulës, kyç për përmirësimin e cilësisë në arsim
TOP Momenti

Çeku: Arsimi gjithëditor dhe rishikimi i kurrikulës, kyç për përmirësimin e cilësisë në arsim

Momenti
Published: June 30, 2026

Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, ka marrë pjesë në Simpoziumin Shkencor “Qëndrimet dhe vlerat në kurrikula dhe roli i tyre në edukimin e gjeneratave të reja”, të organizuar nga Instituti Pedagogjik i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Arsimit, simpoziumi mblodhi studiues, profesorë universitarë, drejtues institucionesh arsimore, mësimdhënës dhe ekspertë të arsimit për të diskutuar mbi rëndësinë e vlerave dhe të kurrikulës në formësimin e gjeneratave të reja.

Në fjalën e tij, Çeku ka theksuar se arsimi është një fushë ku efektet e vendimeve shihen pas shumë vitesh, ndaj diskutimet për të kërkojnë durim, reflektim dhe vizion të qartë.

Your browser does not support the video tag.

Ai ka veçuar dy çështje kryesore që, sipas tij, meritojnë vëmendje në modelin e shkollës 9-vjeçare: organizimin e ditës mësimore dhe kurrikulën.

Sipas Çekut, modeli i shkollës gjithëditore krijon mundësi që procesi mësimor të plotësohet me lexim, laboratorë, sport, art, projekte dhe forma të tjera të të nxënit praktik, duke përfshirë edhe bashkëpunëtorë të akredituar që sjellin përvojën e tyre profesionale dhe e lidhin më ngushtë shkollën me jetën.

Your browser does not support the video tag.

Sa i përket kurrikulës, ai është shprehur se ajo duhet të jetë më e përqendruar në përmbajtjet thelbësore dhe lëndët të ndërtohen në mënyrë më të integruar.

Sipas tij, kjo do të mundësonte edhe zvogëlimin e numrit të teksteve shkollore, duke krijuar më shumë hapësirë për lexim, hulumtim, diskutim dhe punë praktike.

Çeku ka theksuar gjithashtu se zhvillimi i një sistemi arsimor cilësor kërkon bashkëpunim të ngushtë ndërmjet institucioneve, mësimdhënësve, studiuesve, prindërve dhe të gjithë akterëve të arsimit, ndërsa vlerësoi edhe rolin e Institutit Pedagogjik të Kosovës dhe Fakultetit të Edukimit në mbështetjen profesionale të mësimdhënësve.

Në kuadër të simpoziumit u prezantuan edhe punime shkencore që trajtuan rëndësinë e integrimit të vlerave në kurrikulën e arsimit parauniversitar, zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe reformimin e politikave arsimore me synim përmirësimin e cilësisë së arsimit në Kosovë./teve1.info/

source

You Might Also Like

Publikohen çmimet e derivateve, shtrenjtohet nafta në Kosovë
VLEN: U desh Ali Ahmeti të shkojë në opozitë që Zajazi të kuptojë pse mbeti pa kanalizim
Spiropali: Jemi duke punuar për draftin për Shqipërinë e re, do vijoj të jem pjesë e PS
40-vjeçari i dyshuar për vrasjen e imamit në Dragash ende në arrati
Shqipëri, dy oficerë policie vdesin brenda natës në një burg

You Might Also Like

Alarmi për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë rezulton i rremë, policia nis hetimet
TOP Momenti

Alarmi për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë rezulton i rremë, policia nis hetimet

June 30, 2026
21 këshilla për “ta jetuar” jetën
TOP Momenti

21 këshilla për “ta jetuar” jetën

June 30, 2026
​I vrari në Dragash dyshohet se ishte imam – detaje të reja nga therja me thikë në Zlipotok
TOP Momenti

​I vrari në Dragash dyshohet se ishte imam – detaje të reja nga therja me thikë në Zlipotok

June 30, 2026
Rikonstruimi i Qeverisë së RMV-së, sot zbardhen emrat e ministrave të rinj
TOP Momenti

Rikonstruimi i Qeverisë së RMV-së, sot zbardhen emrat e ministrave të rinj

June 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?