By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Haziri para mbledhjes së Kryesisë së partisë: LDK-ja ka vendosur parimisht të jetë pjesë aktive e ndërtimit të institucioneve
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Haziri para mbledhjes së Kryesisë së partisë: LDK-ja ka vendosur parimisht të jetë pjesë aktive e ndërtimit të institucioneve
TOP Momenti

Haziri para mbledhjes së Kryesisë së partisë: LDK-ja ka vendosur parimisht të jetë pjesë aktive e ndërtimit të institucioneve

Momenti
Published: June 29, 2026

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, para mbledhjes së Kryesisë së partisë me kryetarët e degëve, tha se ky takim është pjesë e punës ku trajtohet situata paszgjedhore.

“Sot e kemi Kolegjiumin e degëve të LDK-së. Në situatë paszgjedhore, [takimi] është pjesë e punës ku kryetari i LDK-së dhe organet e LDK-së fillojnë me e trajtu situatën… Kjo është në funksion të proceseve politike, në të cilat LDK-ja ka vendosur parimisht të jetë pjesë aktive e ndërtimit të institucioneve. Dhe natyrisht për krejt çështjet, pas përfundimit të takimit del dikush në emër të LDK-së që flet”- tha Haziri për media më 29.06.2026.

Your browser does not support the video tag.

Kjo mbledhje që nisi në ora 15:00, vjen pas rezultatit zgjedhor të 7 qershorit dhe kërkesave të disa degëve për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut si kryetar i LDK-së.

Pas kërkesave për dorëheqje, Abdixhiku ka reaguar më 23.06.2026 në rrjete sociale.

Your browser does not support the video tag.

Me fjalinë “Si nuk u ngopët kurrë”, ai ka nisur kundërpërgjigjen ndaj dy bashkëpartiakëve të tij (Gazmend Muhaxherit dhe Imri Ahmetit) që udhëheqin me degët e LDK-së në Pejë e Lipjan, e të cilët janë të parët që i kërkuan dorëheqjen.

Ai kishte kërkuar që këto kërkesa të i ishin bërë në sy.

“Pajtohem që rezultati në këto dy degë nuk është i kënaqshëm. Në komuna ku kemi qeverisje, të dalim të tretët tregon vetëm dozën e një sabotimi të thellë dhe të një projekti që nuk është i LDK-së.”- kishte shkruar Abdixhiku.

Madje, i pari i LDK-së ka thënë se ndonëse vet e ka trajtuar dorëheqjen më 31 janar, do të pranonte menjëherë dorëheqjet e Muhaxherit dhe Ahmetit si dorëheqje morale pas perfomancës së dobët të këtyre degëve në zgjedhjet qëndrore.

“E siguroj anëtarësinë e gjerë të LDK-së se nuk do të lejojmë, që projektet e ndarjeve të LDK-së nga sabotues të qëllimshëm të marrin formë. Ato dështuan më 31 janar; dështuan në zgjedhje, do te dështojnë edhe tash.”- kishte shkruar Abdixhiku.

Pas kërkesave të degëve të LDK-së në Lipjan, Pejë dhe Degës së Dytë në Prishtinë për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut, si pasojë e pakënaqësive me rezultatin zgjedhor, ka reaguar sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Ilir Ferati.
Sipas tij, kryetarët e lartcekur, në vend të një analize të ndershme mbi përgjegjësitë që i takojnë secilit nivel, po përpiqen ta zhvendosin të gjithë barrën e rezultatit vetëm te niveli qendror.

Ferati vlerëson se kjo çdo tentim për të ndërtuar narrativa vetë-justifikuese është i papranueshëm dhe i dëmshëm për partinë.

“Kush kërkon llogaridhënie nga të tjerët, duhet së pari të japë llogari për rezultatet në terrenin që ka menaxhuar vetë. Është e papranueshme që dikush të vetëshpallet i suksesshëm, ndërsa dështimet t’ua faturojë vetëm të tjerëve”- ka shkruar ai.

Sekretari i LDK-së thekson se ky subjekt politik ka nevojë për unitet të vërtetë, seriozitet dhe vetëkritikë reale dhe jo për deklarata që ushqejnë ndarje të brendshme apo shërbejnë si platformë për ambicie personale.

“Asnjë degë nuk e fiton e vetme LDK-në, dhe asnjë degë nuk e humb e vetme LDK-në. Por përgjegjësia nuk mund të përdoret si mburojë selektive. Ajo është e përbashkët dhe e pakapërcyeshme për të gjithë” – shkroi Ferati.

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Pejë ka kërkuar dorëheqjen e udhëheqjes së partisë pas rezultatit zgjedhor të 7 qershorit.

Ata thonë se ky vendim erdhi pas mbledhjes së Kryesisë dhe analizës së rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit 2026.

“Me shumicë votash, anëtarët e Kryesisë në Pejë kanë kërkuar reflektim të thellë politik dhe marrjen e përgjegjësisë nga lidershipi i partisë”- thuhet në njoftim.

Sipas LDK-së në Pejë, është kërkuar dorëheqja si akt moral dhe politik, duke vlerësuar se përgjegjësia për rezultatin duhet të bartet nga udhëheqja.

“Kryesia konsideron se ky duhet të jetë një imperativ i qartë i kësaj shtëpie të demokracisë, në funksion të ruajtjes së besimit të anëtarësisë dhe forcimit të standardeve demokratike brenda partisë”- theksohet në komunikatë.

Sikurse Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Pejë, edhe ajo në Lipjan ka kërkuar dorëheqjen e kreut të kësaj partie, Lumir Abdixhikut.

Ky vendim, sipas tyre erdhi pas mbledhjes së Kryesisë dhe analizës së rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit 2026.

“Pas një diskutimi të gjatë dhe një analize të detajuar të secilës qendër votimi në Degën e Lipjanit, si dhe të gjendjes aktuale politike dhe organizative brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kryesia e Degës kërkon dorëheqjen e Kryetarit të LDK-së, si standard të përgjegjësisë politike dhe si akt reflektimi ndaj mesazhit që qytetarët kanë përcjellë përmes votës së tyre”- thuhet në njoftim.

Kryesia e Degës së Lipjanit vlerëson se rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme në nivel vendi nuk mund t’u atribuohet vetëm strukturave lokale.

Përkundrazi, siç thonë ata, paraqet edhe një reflektim të gjendjes, organizimit, funksionimit dhe kapacitetit politik të partisë në nivel qendror.

“Prandaj, përgjegjësia për rezultatin duhet të shihet në mënyrë të balancuar në të gjitha nivelet e organizimit partiak”- kanë shkruar LDK në Lipjan.

Kërkesës për dorëheqjen e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut i është bashkëngjitur edhe Dega e Dytë e LDK-së në Prishtinë.

“Rrëshqitja drejt margjinalizimit politik, duke e betonuar veten në pozitën e tretë”, siç e quajnë ata, vlerësojnë se ka sjellë në një realitet të papranueshëm për partinë e Ibrahim Rugovës dhe një dëm të madh për vetë shtetin e Kosovës.

Dega e Dytë e LDK-së në Prishtinë duke falënderuar kryetarin Lumir Abdixhiku për kontributin dhe angazhimin e tij të deritashëm kërkojnë që, siç thonë ata, me përgjegjësi dhe dinjitet politik, të japë dorëheqje dhe t’u hapë rrugë ndryshimeve tashmë të domosdoshme në LDK.

“Në këto rrethana, Dega e Dytë e LDK-së në Prishtinë e falënderon kryetarin Lumir Abdixhiku për kontributin dhe angazhimin e tij të deritashëm dhe, njëkohësisht, kërkon që, me përgjegjësi dhe dinjitet politik, të japë dorëheqje dhe t’u hapë rrugë ndryshimeve tashmë të domosdoshme në LDK.” – thuhet në reagimin e tyre të publikuar në Facebook.

Dorëheqjen e Abdixhikut e ka kërkuar edhe dega e Rahovecit.

Zgjedhjet e brendshme janë zgjidhja e vetme sipas deputetes së zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami.

Këto fjalë i ka shkruar Bajrami më 24.06.2026 pasi që dorëheqja iu kërkua kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku nga dega e Pejës, Lipjanit dhe degës së dytë të Prishtinës, pas rezultatit zgjedhor të kësaj partie.

Bajrami ka kërkuar sjellje me dinjitet, duke shtuar se pozitat nuk janë të përhershme.

Në janarin e këtij viti u mbajt votëbesimi ndaj kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku pasi që ai vet e kërkoi këtë pas rezultatit zgjedhor të dhjetorit 2025. E Bajrami ka shkruar se edhe në janar ka thënë se përgjegjësia politike nuk mund të jetë selektive dhe se pas një rezultati të rëndë zgjedhor duhet reflektim, përgjegjësi dhe zgjedhje të brendshme.

“Atëherë kam kërkuar dorëheqjen e kryetarit dhe kam dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares, sepse besoja dhe vazhdoj të besoj se standardet duhet të vlejnë për të gjithë. Parimi që kush humb merr përgjegjësinë dhe lëshon rrugë duhet të zbatohet pa përjashtim.”- ka shkruar Bajrami.

Ajo ka përmendur edhe rezultatin e votëbesimit, duke thënë se rreth 45% e delegatëve u deklaruan në favor të dorëheqjes së Abdixhikut. Ky, sipas saj, është treguar se partia kishte nevojë për reflektim të thellë dhe për ndryshime të domosdoshme.

Megjithatë, Bajrami konsideron se kryetari i partisë vendosi të vazhdojë e madje edhe me kompetenca të zgjeruara nga po ai Kuvend.

Në zgjedhjet e fundit, të mbajtura më 07.06.2026 LDK ka dalë partia e tretë në vend me 16.69% apo 18 deputetë, pas LVV-së që fitoi 53 deputetë dhe PDK-së me 22 sosh.

You Might Also Like

Raporti: Fëmijët palestinezë po vriten pa përgjegjësi në Bregun Perëndimor
Japonia synon befasinë ndaj “Seleçaos”
Vuçiq i del në mbrojtje Radoiçiqit dhe Veselinoviqit pasi u panë në Beograd
Gjermania – Paraguai, dueli i mbrëmjes
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi Ligjin për lojërat e fatit

You Might Also Like

Franca dhe Omani nënshkruajnë 12 marrëveshje bashkëpunimi
TOP Momenti

Franca dhe Omani nënshkruajnë 12 marrëveshje bashkëpunimi

June 29, 2026
“Nuk kemi pasur asnjë takim apo ftesë”, Haziri tregon nëse LDK-ja ka bisedime me LVV-në për formimin e institucioneve
TOP Momenti

“Nuk kemi pasur asnjë takim apo ftesë”, Haziri tregon nëse LDK-ja ka bisedime me LVV-në për formimin e institucioneve

June 29, 2026
LDK me deklaratë pas takimit me degët: Mbështetje e plotë për Kryetarin dhe Kryesinë – zgjedhjet në 2027-ën
TOP Momenti

LDK me deklaratë pas takimit me degët: Mbështetje e plotë për Kryetarin dhe Kryesinë – zgjedhjet në 2027-ën

June 29, 2026
Maliqi: Zvarritja e rasteve në gjykata po ndikon në parandalimin e vrasjeve
TOP Momenti

Maliqi: Zvarritja e rasteve në gjykata po ndikon në parandalimin e vrasjeve

June 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?