By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​Gucati flet për Ramën, protestat në Shqipëri dhe Dritan Goxhajn
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​Gucati flet për Ramën, protestat në Shqipëri dhe Dritan Goxhajn
TOP Momenti

​Gucati flet për Ramën, protestat në Shqipëri dhe Dritan Goxhajn

Momenti
Published: June 29, 2026

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, deklaroi se mungesa e Ligjit për Vlerat e Luftës po krijon hapësirë që kushdo të flasë në emër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa përsëriti se flamuri dhe emblema e UÇK-së nuk duhet të përdoren në protesta apo fushata politike në Kosovë e as në Shqipëri.

Gucati në një konferencë për media, u përball me pyetje të gazetarëve lidhur me deklaratat e zyrtarëve në Shqipëri për ish-pjesëtarët e UÇK-së, përdorimin e flamurit të UÇK-së në protesta dhe mungesën e reagimeve të OVL-UÇK-së.

Your browser does not support the video tag.

I pyetur për deklaratat ku ish-luftëtarët janë quajtur “mercenarë”, Gucati tha se nuk e ka dëgjuar kryeministrin Edi Rama ta përdorë këtë term, ndërsa tha se bëhet fjalë për një keqkuptim lidhur me emrat e Tahir Sinanaj dhe Tahir Sinani.

“Unë Edi Ramën s’e kam dëgjuar që ka thënë mercenarë. Një listë e kam parë, duhet të jem i sinqertë, për portale të ndryshme që e ka bërë publike Taulant Balla. Mercenarë shqiptarë s’ka pasur, një ngatërresë është bërë. Tahir Sinanaj është nga Kukësi, Tahir Sinani është nga Tropoja. Ta bëjmë dallimin, janë dy Tahira, mos t’i ngatërrojmë. Sepse, nëse ke fjalën për Tahir Sinonin, Tahir Sinoni s’ka marrë lekë, as s’ka marrë para, është dëshmor i kombit. Është luftëtar i tri luftërave.”, tha ai.

Your browser does not support the video tag.

Lidhur me përdorimin e flamurit të UÇK-së në protesta dhe aktivitete politike, Gucati tha se vazhdimisht ka kërkuar që ai të mos përdoret.

“Kam bërë kërkesë që mos të përdoret, edhe me shkrim e kam. Edhe ato dokumente, ku të duash, t’i jap që kam bërë kërkesë. Ju lutem mos e përdorni flamurin apo emblemën e UÇK-së nëpër fushata politike, sepse UÇK-ja nuk është e një partie, UÇK-ja është e gjithë kombit shqiptar.”, tha ai.

Ai theksoi se qytetarët e Kosovës nuk duhet të marrin pjesë në protesta politike në Shqipëri, pasi ato janë çështje të brendshme të atij shteti.

“Unë nuk jam qytetar i Shqipërisë. S’kam pasaportë të Shqipërisë. Unë s’kam të drejtë me shkuar me protestuar në Shqipëri, pikë. Unë, si Hysni Gucat, as ti si Vullnet, s’ke të drejtë me shkuar me protestuar në Shqipëri, vetëm nëse rrezikohet Shqipëria prej lufte, e rrezikohet një shtet. Nëse rrezikohet një shtet, ke të drejtë ti edhe unë me i dalë në krah Shqipërisë. Për me ndërruar sistemin në Shqipëri, qeverinë me ndërruar, të shkoj edhe unë atje a? Po unë s’paguaj taksa, s’jam taksapagues i Shqipërisë. Nëse shteti shqiptar, siç na ka ndihmuar neve me u çliruar prej Serbisë – që i falënderoj prej toks në qiell, përkulem për të gjithë ata dëshmorë dhe gjithë Shqipërinë që na ka ndihmuar neve edhe me refugjatë, edhe me luftë – ne e kemi obligim me shkuar sot me ndihmuar shtetin shqiptar, mos e bëftë Zoti, nëse e sulmon një shtet. Edhe 30 sekonda janë shumë me u vonuar ne për me mbërri në Tiranë. A me shkuar me protestuar në Shqipëri, unë si Hysni Gucati, kurrë në jetën time, përderisa unë nuk jam qytetar i Shqipërisë”, tha ai.

Po ashtu, ai shtoi se ndihma për Shqipërinë do të ishte obligim vetëm në rast se vendi përballet me një kërcënim të jashtëm.

I pyetur për Dritan Goxhajn, Gucati deklaroi se ai nuk është anëtar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

“Dritan Goxhaj nuk është anëtar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Kosovë, pikë… Nuk është anëtar i organizatës përderisa ai s’ma sjell dokumentin, certifikatën, edhe s’e ka mbushur aplikacionin, s’e vjen formularin. Me qenë, unë për vete s’e konsideroj.”, u shpreh ai.

Gucati theksoi se problemi kryesor mbetet mungesa e Ligjit për Vlerat e Luftës, duke thënë se pa këtë ligj nuk ka bazë ligjore për të penguar keqpërdorimin e emrit dhe simboleve të UÇK-së.

Ai bëri të ditur se projektligji është dorëzuar disa herë në institucionet e Kosovës, por nuk është miratuar, ndërsa paralajmëroi se veteranët do të organizojnë protesta për miratimin e tij.

Sipas tij, vetëm miratimi i këtij ligji do të mundësonte mbrojtjen ligjore të vlerave të luftës dhe do të kufizonte përdorimin e emrit dhe simboleve të UÇK-së nga persona që, sipas tij, nuk kanë të drejtë të flasin në emër të saj. /KP/

You Might Also Like

Ndalohen gjashtë shoferë, vozitën pa patent shoferë
UP hap konkursin për studentët e rinj, nis aplikimi
Serwer: Kompromiset janë të domosdoshme për formimin e institucioneve në Kosovë
Ndryshimet e Kodit Zgjedhor arrijnë në Kuvend
Haziri para mbledhjes së Kryesisë së partisë: LDK-ja ka vendosur parimisht të jetë pjesë aktive e ndërtimit të institucioneve

You Might Also Like

Kosova emëron për herë të parë një grua atashe të Mbrojtjes në Shqipëri
TOP Momenti

Kosova emëron për herë të parë një grua atashe të Mbrojtjes në Shqipëri

June 29, 2026
VLEN i reagon Osmanit: Të japë përgjigje për vitet e kaluara nëpër postet më të larta shtetërore
TOP Momenti

VLEN i reagon Osmanit: Të japë përgjigje për vitet e kaluara nëpër postet më të larta shtetërore

June 29, 2026
47 raste me fruth në Kosovë, IKShPK bën thirrje për vaksinimin e fëmijëve
TOP Momenti

47 raste me fruth në Kosovë, IKShPK bën thirrje për vaksinimin e fëmijëve

June 29, 2026
Milan Radoiçiq shfaqet në tubimin e Vuçiqit në Beograd
TOP Momenti

Milan Radoiçiq shfaqet në tubimin e Vuçiqit në Beograd

June 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?