By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Messi hyn nga banka dhe gjen golin, Argjentina e mbyll me maksimum grupin
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Messi hyn nga banka dhe gjen golin, Argjentina e mbyll me maksimum grupin
TOP Momenti

Messi hyn nga banka dhe gjen golin, Argjentina e mbyll me maksimum grupin

Momenti
Published: June 28, 2026







Sport
June 28, 2026 – 08:38


Your browser does not support the video tag.

Argjentina e ka përfunduar në mënyrën më të mirë të mundshme fazën e grupeve të Kupës së Botës 2026, duke mposhtur Jordaninë me rezultatin 3-1 dhe duke e mbyllur grupin me maksimumin e pikëve.


Your browser does not support the video tag.

Kampionët në fuqi konfirmuan edhe një herë statusin e favoritëve, ndërsa Lionel Messi u rikthye nga stoli për të lënë menjëherë gjurmë me një gol spektakolar.


Argjentina e nisi ndeshjen në sulm dhe krijoi raste të shumta. Fillimisht, një gol i Giovani Lo Celso u anulua për pozicion jashtë loje, por mesfushori u hakmor në minutën e 19-të, kur realizoi një goditje dënimi të shkëlqyer për avantazhin 1-0.


Image


Skuadra e Lionel Scaloni vazhdoi të dominojë dhe, pas një ndërhyrjeje të VAR-it, fitoi një penallti në minutën e 30-të. Lautaro Martínez u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke dyfishuar epërsinë në 2-0.


Në pjesën e dytë, Jordania reagoi dhe ngushtoi shifrat në minutën e 55-të me Mousa Tamari, i cili mposhti portierin argjentinas pas një asistimi të Ehsan Haddad.


Në minutën e 60-të erdhi momenti që tifozët prisnin. Messi u aktivizua nga stoli, duke zëvendësuar Lautaro Martinezin.


Vetëm 20 minuta më vonë, ylli argjentinas vulosi fitoren me një supergol nga goditja e lirë. Kapiteni dërgoi topin me saktësi në cepin e portës, pa i lënë asnjë mundësi portierit kundërshtar dhe vendosi rezultatin përfundimtar 3-1.


Me këtë fitore, Argjentina e mbyll fazën e grupeve me 9 pikë nga tri ndeshje, duke kaluar në fazën me eliminim direkt si vendi i parë i grupit dhe duke konfirmuar formën e shkëlqyer në mbrojtje dhe sulm. /Telegrafi





source

You Might Also Like

Mucunski në Forumin e Dubrovnikut kërkon proces të besueshëm dhe të bazuar në meritë për zgjerimin e BE-së
Vapa përfshin vendin, IKSHPK jep rekomandime për qytetarët
LSDM: Buxheti është bosh, rrezikohen pensionet dhe shtylla e dytë pensionale
Vozitën në drejtim të kundërt në rrugën Gostivar-Tetovë, shoqërohen në polici dy persona
Koci paralajmëron qytetarët që kalojnë nëpër Serbi: Postimet në rrjete sociale mund t’ju sjellin probleme

You Might Also Like

​Rinumërimi i 185 vendvotimeve, nuk u gjeten parregullsi që kërkojnë zgjerim të procesit
TOP Momenti

​Rinumërimi i 185 vendvotimeve, nuk u gjeten parregullsi që kërkojnë zgjerim të procesit

June 28, 2026
Arrestohet një person në Shkup për vrasje
TOP Momenti

Arrestohet një person në Shkup për vrasje

June 28, 2026
“Ata kanë nevojë që zgjidhja të mos vijë kurrë, Rama: Protestat po ushqehen nga aktorë që kërkojnë kaos
TOP Momenti

“Ata kanë nevojë që zgjidhja të mos vijë kurrë, Rama: Protestat po ushqehen nga aktorë që kërkojnë kaos

June 28, 2026
Mbi 40 mijë lëndë mbeten ende të pazgjidhura në Prokurorinë Publike të Maqedonisë
TOP Momenti

Mbi 40 mijë lëndë mbeten ende të pazgjidhura në Prokurorinë Publike të Maqedonisë

June 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?