By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Një muaj nga hyrja në fuqi, sigurimi i detyrueshëm shëndetësor ende në fazë fillestare
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Një muaj nga hyrja në fuqi, sigurimi i detyrueshëm shëndetësor ende në fazë fillestare
TOP Momenti

Një muaj nga hyrja në fuqi, sigurimi i detyrueshëm shëndetësor ende në fazë fillestare

Momenti
Published: June 28, 2026

Nga 1 qershori hyri në zbatim Ligji për Sigurimet Shëndetësore.

Për këtë njoftoi vet ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili tha se hapi i parë në zbatimin e ligjit u bë me fillimin e procesit për themelimin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor.

Disa javë pas, nga ministria tregojnë se procesi ndodhet akoma në fazë fillestare.

Your browser does not support the video tag.

“Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një ligj të ri, aktualisht ndodhemi në fazën fillestare ku prioritet është hartimi dhe miratimi i Planit të Veprimit për zbatimin e Ligjit, i cili do të përcaktojë aktivitetet konkrete, afatet, institucionet përgjegjëse dhe burimet e nevojshme për implementimin e plotë të dispozitave ligjore. Një komponent thelbësor i këtij procesi është përgatitja dhe miratimi i legjislacionit sekondar (akteve nënligjore), i cili është i domosdoshëm për operacionalizimin dhe zbatimin praktik të ligjit”, thuhet nga Ministria e Shëndetësisë.

Megjithatë, që ligji të mund të zbatohet, ish-ministri i shëndetësisë, Ferid Agani, i ka dyshimet e tij.

“Fondi i Sigurimeve Shëndetësore është themeluar në vitin 2014, me ligjin për sigurime shëndetësore, si Ministër i Shëndetësisë e kam sponsorizuar unë në atë kohë dhe në bazë të atij ligji është themeluar Fondi, dhe në gjitha këto vite nuk ka qene problemi tek ligji, por ka qenë problemi tek mos zbatimi”, tha Agani.

Sipas Aganit, nevojiten ndryshime përmbajtjesore në statusin e tri institucioneve që janë të rëndësishme për implementimin e sigurimeve shëndetësore.

“Nevojitet që SHSKUK të shndërrohet në një ndërmarrje publike te nivelit qendror me shkallë sa më të lartë të një autonomie menaxheriale dhe financiare që të hyjë në marrëdhënie kontraktuale me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, tek  i cili duhet të rritet kapacitetet për ta shndërruar atë në blerës strategjik dhe institucioni i tretë është Sistemi i Informimit Shëndetësor i cili do të mundësoj që të regjistrohet dhe monitorohen kontrata ndërmjet fondit dhe SHSKUK-së”.

Se zbatimit në tërësi të ligjit do t’i duhet kohë, e thotë edhe eksperti i politikave shëndetësore, Liridon Bllaca.

“Duhet me pa kush janë prijësit e këtij procesi, duhet të shikohen se cilat janë linjat buxhetore, punësimi informale të gjitha këto aktivitete duhet të bashkërenditen me njëra tjetrën në mënyrë që të fillohet implementimi i mirëfilltë i këtij ligji”, tha Bllaca.

Sipas ligjit aktual të votuar në prill të këtij viti, parashikohet  që punëdhënësit dhe punëtorët të paguajnë nga 3.5 për qind të pagës bruto, pra gjithsej 7 për qind.

source

You Might Also Like

Berat Luzha rrëfen takimet me Kadri Zekën: Dyshoja se ishte i organizuar
Hoti: Në Serbi kriminelët e luftës vazhdojnë të glorifikohen
Fluksi në Aeroportin e Tiranës, Rama: Mbi 1.7 milionë pasagjerë në vetëm në muajin gusht
Fetoshi: Varrimi me nderime i Mlladiqit, kërcënon sigurinë e Ballkanit
E sulmuan fizikisht një banor nga Çegrani, privohen nga liria tre shtetas shqiptarë

LEXO GJITHASHTU

Rusia po humb 6,000 trupa më shumë në muaj sesa arrin të rekrutojë
Rusia po humb 6,000 trupa më shumë në muaj sesa arrin të rekrutojë
Lajme
Enver Hoxhaj nga Prizreni kërkon lirimin e katërshes së UÇK-së: Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm!
Enver Hoxhaj nga Prizreni kërkon lirimin e katërshes së UÇK-së: Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm!
Lajme
Skandaloze: Punonjësi i OSBE-së në Kosovë i jep “lavdi” kriminelit të luftës – fshin postimin, por jo foton me të dënuarën për spiunazh
Skandaloze: Punonjësi i OSBE-së në Kosovë i jep “lavdi” kriminelit të luftës – fshin postimin, por jo foton me të dënuarën për spiunazh
Lajme
Mbreti i popullit
Mbreti i popullit
Lajme
VLEN dënon glorifikimin e Mlladiqit nga partia e serbëve në RMV, s’e përmend që janë në një koalicion: Duhet përgjegjësi
VLEN dënon glorifikimin e Mlladiqit nga partia e serbëve në RMV, s’e përmend që janë në një koalicion: Duhet përgjegjësi
Lajme

You Might Also Like

139 fëmijë në pediatrinë e Tetovës në 48 orë, 12 u hospitalizuan, mjekët apelojnë për kujdes
TOP Momenti

139 fëmijë në pediatrinë e Tetovës në 48 orë, 12 u hospitalizuan, mjekët apelojnë për kujdes

August 28, 2026
Nga Kosova në Zvicër, SPEEEX hyn në një kapitull të ri të zgjerimit
TOP Momenti

Nga Kosova në Zvicër, SPEEEX hyn në një kapitull të ri të zgjerimit

August 28, 2026
Erion Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin
TOP Momenti

Erion Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin

August 28, 2026
Analisti i sigurisë, Avni Islami: Serbia synon përçarjen fetare, por nuk do të arrijë ta destabilizojë Kosovën
TOP Momenti

Analisti i sigurisë, Avni Islami: Serbia synon përçarjen fetare, por nuk do të arrijë ta destabilizojë Kosovën

August 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?